Gjergj Kastrioti
Skenderbeu
  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

u kthye nė Krujė i penduem dhe i kėrkoi
ndjesė prijėsit tė kombit. Skėnderbe
zemėrluani u tregue burrė shteti i vėrtetė
dhe e fali dezertuesin qė i kishte ra ndėr
kambė. Prej asaj kohe Moisiu luftoi
trimnisht pėr kauzėn kombtare deri ditėn
qė pėsoi vdekjen e martirit nga dora e
anmikut.

Gjergj Kastrioti muer hakun e disfatės
sė Beratit mė 1457, kur Sulltani dėrgoi nji
ushtėri prej 80.000 vetėsh pėr me i dhanė
grushtin e vdekjes. Skėnderbeu manevroi
nė mėnyrė qė t'u linte Turqve pėrshtypjen
se nuk guxonte me iu dalė pėrpara dhe u
vėrsul pėrmbi ta si shqiponja kur nuk e
prisnin. Humbjet e anmikut besohet tė ken
arrijtė 15.000 deri 30.000 tė vramė. Hamzė
Kastrioti kishte ardhė me ushtėrin turke
pėr me u ba sundimtar i Shqipnis ndėn
hijen e Sulltanit. Ai u zue rob dhe u mbyll
nė kėshtjellėn e Krujės. Skėnderbeu tregoi
edhe nji herė shpirtmadhėsin e tij tue falė
tradhėtin e tė nipit, tė cilin e kishte dashtė
aq shumė. Mbas kėsaj fitorje tė rė qė habiti
botėn, aq ma tepėr sepse ishte e papritun,
Papa Kalikst i III emnoi Gjergj Kastriotin si
kryekapedan tė Selis sė Shenjtė. Nė nji letėr
drejtue Perandorit tė Gjermanis, Frederikut
tė III, Shefi suprem* i Krishtenimit e cilson
Skėnderbeun si luftėtar tė palodhun dhe si
Ushtar tė Krishtit me krahun e
pathyeshėm. Nė nji rast tjetėr, Papa Kalikst
i III flet pėr "birin tonė tė shtrenjtė
Skėnderbeun fisnik, mbretin e Shqipnis".
Mė 1460 Gjergj Kastrioti pat rastin me i
shpėrblye trashėgimtarit tė Alfonsit tė V,
mbretit Ferdinand tė Napolit, ndihmėn
bujare qė i kishte dhanė i ati. Alfons
Shpirtmadhi vdiq me 1458 tue lanė si
trashėgimtar Ferdinandin, birin e tij pa
kunorė. Papa Kalikst i III, i cili ishte prej
origjine spanjolle, e kishte marrė mbretin e
Napolit nė gazep pėr shkak se ai nuk
deshi me marrė pjesė nė Kryqzatėn kundėr

                                                  Faqe 126

Turqve dhe dėrgoi flotėn kundėr
Gjenovezve. Anmiqsija e papajtueshme e
Alfonsit e kishte nxitė Republikėn detare tė
Gjenovės me u afrue me dinastin
angjevine. Nė vitin e vdekjes sė Alfonsit,
Gjon Anjou u proklamue mbreti protektor*
i Gjenovės. Nji mot ma vonė ai organizoi
speditėn ushtarake pėr tė zaptue Napolin.
Lufta vazhdoi dy vjet por Napoli nuk ra nė
duert e Gjonit. Megjithatė Ferdinandi nuk e
ndjente vehten tė sigurtė mbi fron, mbasi
ishte i kėrcėnuem nga baronėt feodal
t'Italis sė Jugut. Papa Piu i II, i cili kishte
zanė vendin e Kaliksit tė III, duel
pėrkrahės i Ferdinandit dhe ftoi Gjergj
Kastriotin me i ardhė nė ndihmė. Para se
me u nisė pėr n'Itali, Skėnderbeu stabilizoi
marrėdhanjet me Venedikun, tue
nėnshkrue nji traktat aleance tė vėrtetė. Me
porosin e Shenjtėris tė tij Piu i n,
Kryepeshkopi i Durrėsit Imzot Pal Engjėlli
bani pajtimin me Dukagjinėt. Ma nė fund,
u nėnshkrue edhe nji armėpushim dy
vjetėsh me Sulltan Muratin.

Kur u bindė se Shqipnija ishte sigurue
kundėr anmiqve tė jashtėm dhe
ngatėrresave tė mbrendshme, Skėnderbeu
bani pregatitjet pėr speditėn e Italis. Princi
i Tarantos, i cili ishte nė krye tė lidhjes sė
Baronve t'Italis, u mundue ta bante
Skėnderbeun me heqė dorė nga kjo punė,
tue i tregue se Ferdinandi nuk i kishte tė
gjata si Mbret i Napolit. Skėnderbeu e
kishte kuptue pozitėn e tij tė pashpresė,
por nuk donte me lanė nė baltė nė ditėn e
rrezikut trashėgimtarin e aleatit tė tij ma tė
nderuem. 1 shkroi princit tė Tarantos pėr tė
hudhė poshtė propozimet e tij dhe mbaroi
tue thanė: "Jam mik i virtytit dhe nuk
lakmoj begatin".
Nė verėn e vitit 1461 Skėnderbeu u nis
me det nė krye tė speditės shqiptare pėr nė
Raguzė ku banonte nji koloni e fortė
shqiptare. Senati i qytetit i bani nji pritje

Faqja ne vazhdim