Gjergj
Kastrioti |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
me anmiqtė por gjithmonė i gatshėm me |
Faqe 128 tė patronditur tė vendit dhe tė mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani qė mund t'ju hap zemrėn time. Ju thom pa u mburrur qė, sa kam rrojtur, kam patur gjithnjė kėtė mall pėr atdhenė dhe kėtė dėshirė pėr lirinė. Kur mė ftuat pėr kėtė vepėr nga shėrbimi i Sulltanit, kisha nė zemėr atė dėshirė qė kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mėndja qė e kisha harruar vėndin, edhe nderin, edhe lirinė, kur ju ktheva prapa tė helmuar, pa ju dhėnė asnjė shpresė dhe pa ju treguar asnjė ndjenjė bujare dhe shpirtmadhe. Po unė sillesha me atė mėnyrė, se ashtu e deshte shpėtimi i juaj dhe i imi, se puna ish e tillė se duhej bėrė dhe jo thėnė, se e shikonja qė kishit mė tepėr nevojė pėr frė sesa pėr shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe s'jua ēfaqa dėshirėn qė kisha nė zemėr aq vjet, jo se s'u kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po se ju ishit tė parėt qė e hothtė zjarrin dhe u futtė nė kėtė valle; po se puna duhej mejtuar thellė, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mirė. Ndryshe do tė derdhej gjak mė kotė dhe pėrfundimi do t'ish nji robėri me e keqe se e para. Dhe ahere ēdo shpresė pėr tė nesėrmen fluturonte; se nji punė si kjo niset njiherė e mirė; dhe nė mos vaftė mbarė, rasja dhe mjetet pėr ta nisur ikin e s'kthehen kurrė prapė. Prandaj s'ja tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste gjuha dhe mė dėgjonin muret. Kam pėr dėshmor Hamzėn, tim nip, qė e kam pasur kėshilltar, pėrkrahės dhe shok armėsh, me ca tė tjerė tė pakė, me besnikėrin e tė cilve e vumė kėtė plan nė vepėrim. Tani, ndonėse rronim e hanim bashkė dhe kishim njė zemėr dhe njė shpirt, me gjithė kėtė asnjė nga kėta s'mė kish dėgjuar kurrė tė zė n'gojė atdhenė, lirinė dhe krishtėrimin, gjersa ardhi rasa nė betejė tė Nishit. Lirinė mund ta kishit fituar me trimėrinė tuaj |
|