Gjergj
Kastrioti |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
vet nji shpatė nderi dhe nji qylahe tė |
Faqe 133 Gjergj Kastrioti u varros nė Kathedralen e Shėn Kollit nė Llesh, tė cilėn e kishte rindėrtue pak vjet ma parė. Kombi shqiptar derdhi lotėt ēurk, tue vajtue mbretin e adhuruem qė i kishte shėrbye gjatė nji ēerek shekullin si mburojė e pathyeshme, dhe qė kishte fitue respekt dhe admirim nė ēdo skaj t'Evropės me fitoret e tij tė habitėshme qė dukeshin gadi si nji mrekulli e Zotit. Nji gojdhanė thotė se Sulltani Mehmeti i 11, kur muer lajmin e vdekjes sė fatosit shqiptar bėrtiti: "Mjer Krishtėnimi qė ka bjerrė shpatėn dhe mburojėn e tij. Tash, ma nė fund, Evropėa dhe Azija janė pėr mue. Ruejna Zot qė tė kemi anmik nji tjetėr luan si ai". Dhjetė vjet mbas vdekjes sė Skėnderbeut, Turqėt hynė nė Llesh, ēelėn varrin e tij dhe banė hajmali me copa nga eshtnat e tij, tue besue se nuk do t'i vriste as shpata, as shigjeta, mbasi ishte pėrhapė kudo besimi se ai vet nuk mund tė vritej nga nji armė e dorės sė njeriut. Kjo asht aq e vėrtetė saqė, pak kohė mbas vdekjes sė Skėnderbeut, nji ushtėri turke qė ishte tue invadue krahinat e Shkodrės, muer arratin nė panik e sipėr kur u pėrhapė lajnu se Skėnderbeu po iu printe Shqiptarve. Donika dhe Gjon kastrioti shkuen nė Napoli. Pėr dhjetė vjetė tė tjerė flamuri me shkabėn dykrenore valoi mbi kėshtjellėn e Krujės. Mbrojtjen e siguronin trimat Shqiptarė ndėn Lek Dukagjinin dhe nji kontigjent venecjan ndėn komandėn e Kontarinit. Fortesa krenare e Gjergj Kastriotit ra nė duert e Turqve me 16 Qershuer 1478 mbas nji rrethimi tė gjatė qė kėrcėnonte me shfarue banorėt nga urija dhe lėngatat, ndėrsa Kontarini ishte vra dhe Lek Dukagjini kishte zanė shtratin, i pazoti me lėvizė. Me gjith premtinun solemn tė Sulltan Mehmetit me shpėtue jetėn e trimave shqiptarė, asnji burrė nuk mbet gjallė dhe gratė dhe fėmijt u zvarrisen |
|