Gjergj
Kastrioti |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
Asht rasti me theksue se qysh kur |
Faqe 120 ushtarak kishte ra nė veshin e ēdo Shqiptari, malcor a fusharak, i madh a i vogėl, i pasun a i vorfėn. Kjo ishte arma e tij ma e fortė, mbasi ai kuptonte se nji bashkim i ngushtė i tė gjith Shqiptarve ishte i domosdoshėm pėr me iu ba ballė me sukses hyryshit tė ordhive turke qė nuk do tė vonoheshin mbas gjith atyne qė ndodhėn. Gjergj Kastrioti iu bani nji thime tė parve tė kombit pėr tė bashkue fuqit pėr nji qėllim dhe ndėn nji komandė tė vetme. Kushtrimi i tij u ndigjue dhe nji kuvend kombėtar u mblodh nė Llesh, qė ishte ndėn sundimin e Venedikut. Nė kuvėnd muerėn pjesė krenėt e familjeve ma tė fuqishme shqiptare, ndėr tė cilėt ma tė ēquemit ishin: Pal Dugjakini, Pjetėr Shpati, Gjergj Ballsha, Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu edhe Stefan Cėrnojeviē i Malit tė Zi. Ata u mblodhėn mė 2 Mars 1444 nė kathedralėn e Shėn Kollit dhe formuen Lidhjen e Princave Shqiptar, tue zgjedhė njizanit Skėnderbeun si kryekomandant. Ēdo antar i Lidhjes rezervoi tė drejtėn me caktue numrin e ushtarve qė do t'epte si kontribut drejt qėllimit tė pėrbashkėt. Ndėrsa Skėnderbeu kishte likuidue garnizonet turke nė tokat e principatės sė Kastriotve, kėshtjella dhe qytete tė tjerė tė Shqipnis ndodheshin akoma ndėn okupatėn e anmikut. Kjo bahej simbas rregullave tė luftės mesjetare, kur nji prijės lokal, i cili kapitullonte pėrpara Sulltanit, detyrohej me pague nji haraē tė pėrvitshėm, me i dhanė peng nji a ma tepėr pjestarė tė familjes sė tij dhe me pranue vendosjen e nji garnizoni turk nė nji qytet ose kėshtjellė tė principatės sė tij. Kur Gjergj Kastrioti proklamoi luftėn e shenjtė kundėr Sulltan Muratit, garnizone turke kishte nė Vlonė, Kaninė, Gjinokastėr, Berat dhe Elbasan. Ndėrsa nė Shqipni u organizuen fuqit pėr ndeshjen supreme me nji anmik qė nuk |
|