Ali Pashe Tepelena |
||
Faqe 161 |
||
karaktereve tė Skėnderbeut dhe tė Ali Pashės. Aty duket sesa poshtė kishin ra konceptet* morale nga shekulli i XV nė shekullin e XIX, mbas katėr shekujve sundimi otoman. Nė ēdo veprim tė kėtyne dy burrave qė iu prinė Shqiptarve nė dy faza decizive tė historis sė tyne, gjejmė nji kontrast tė plotė nė mes tė idealizmit vetmohues dhe egoizmit primitiv dhe gadi shtazarak, nė mes tė dashunis pėr komb e pėr atdhe dhe lakmis sė pangopun pėr pare e pasuni materjale, nė mes tė mishnimit tė mirėsis bujare dhe furis gjakpirėse tė nji bishe nė trajtė njeriu, nė mes tė nji jete kushtue idealit liridashės dhe adhurimit pėr pushtetin, pėr tė kėnaqė epshet primitive tue pėrdorė fuqin pėr tė shtypė dhe pėr tė mundue tė tjerėt. Skėnderbeu u tregue aq shpirtmadh sa me falė tė nipin qė e kishte tradhtue nė kulmin e luftės kundėr nji anmiku tė fuqishėm qė nuk dinte se ē'asht mėshira. Ali pasha masakroi burra tė ēarmatosun qė e kishin luftue trimnisht dhe qė i kishin ra nė dorė tue i besue fjalės sė tij solemne. Pėr tė prue nė vend ambicjen e tij me pushtue toka dhe me grumbullue pasuni, Ali Pasha bani nji politikė pa shkrupulla dhe plot dredhina, tue manevrue nė mes tė Turqve, Francezve dhe Anglezve. Skėnderbeu i qėndroi besnik aleatit tė tij mbretit tė Napolit edhe kur punėt nuk i shkonin mirė Eerdinandit tė Aragonės. Kur Princi i Tarantos, Giovanni Orsini, i shkrojti pėr me i mbushė mendjen tė mos i shkonte nė ndihmė mbretit Ferdinand tė Napolit, tue i tregue fitimet qė do tė kishte po tė bashkohej me partin e Angjevinve, Skėnderbeu i dha nji pėrgjigje krenare ku i thoshte se nuku i mirė asht ai qė tė vjen nė ndihmė nė nji ditė tė keqe. Skėnderbeu ishte nji hero kombėtar i frymėzuem nga parimet morale tė Krishtenimit; Ali Pasha kishte mendėsin e |
nji satrapi oriental qė nxitej me veprue vetėm nga lakmija pėr tė mirat materjale tė kėsaj bote. Prandaj, Gjergj Kastrioti vdiq i vorfėn, kurse Ali Telelena la nji pasuni kolosale, tė cilėn e kishte grumbullue, sė paku pjesėrisht, me anė tė grabitjes. Sikur Veziri i Janinės tė kishte luftue pėr bashkimin dhe librimin e Shqiptarve, ashtu si Mehmet Aliu bani nė Egjypt, Shqipnija do tė kishte qenė e para nė Ballkan me fitue pamvarsin nga sundimi otoman. Pėr tė qenė fare tė paanėshėm duhet tė shtojmė se njeriu tregon virtyte morale ma tė nalta, kur asht tue luftue kundėr sulmeve tė nji anmiku tė huej sesa kur orvatet me formue nji shtet tė centralizuem mbi gėrmadhat e nji shoqnije feodale. Tė gjith sundimtarėt e plotfuqishėm tė historis qė janė mundue tė krijojnė nji pushtet tė fortė tue shkatėrrue kapedanatat krahinore kanė qenė tė detyruem me u tregue tė pamėshirshėm kundėr atyne qė nuk iu shtroheshin. Ndoshta Ali Pasha e teproi, mbasi kishte tė bante me rrethana edhe ma tė vėshtira dhe me nji popull ma tė dhanun mbas liris personale dhe vetqeverimit lokal. Pa synue tė bahej prijėsi i nji lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar, Ali Tepelena bani edhe disa gjana tė dobishme. Hobhouse-i, qė cituem ma nalt, e pėrmbledh kėshtu rolin historik tė Vezirit tė Janinės: "Ai ndėrtoi ura pėr tė kalue lumenjtė, dhe bani rrugė pėrmes moēaleve ose nė luginat e malėsive; qytetet u zbukuruen me ndėrtesa tė reja mbas udhėzimeve tė tij. Tue vue nė zbatim nji tok rregullore tė urta, Ali Pasha luejti rolin e nji Princi tė madh dhe dashamirės, megjithqė i vetmi kasavet* i tij ishte me u ba sa ma i fuqishėm".1 1. Hobhouse. - Travels m Albania, etc. Vel. I, f. 106. |