7 Prill 1939
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 313

urdhėn me u largue mbrenda ditėsh, sikur
tė kishin qenė spiunė ose kusarė. Nxanėsit
nuk e pėrfillėn terrorin qi mbretnonte dhe
pėrcuellėn mėsuesit e tyne tue kėndue «La
Marseillaise» (La marsejezė). Disa nga
nxanėsit u arrestuen, tė paditun si nxitės tė
kėtij manifestimi antifashist. Kėshtu filloi
perse'-utimi i Shqiptarve qi refuzuen me iu
pėrulė zgjedhės sė re. Mbas liceut
frenggisht u mbyllėn edhe shkollat shqipe,
tue vue si shkak ushtėrin italjane qi
debarkonte vazhdimisht dhe gjoja kishte
nevojė pėr banesa. Kjo po ndodhte nė
muejin maj kur moti ishte i kthjellėt dhe
ushtarėt mund tė flinin nė ladėret si asht
zakon nė at mjeshtėri. Arėsyeja e vėrtetė
ishte natyrisht se nxanėsit u banė pararoja
e rezistencės kundėr fashizmit. Kjo
provohet nga fakti se vetėm nji numur i
vogėl nga shkollat qi u zbrazėn u okupuen
nga ushtėrija italjane. Riēelja e shkollave
nė vjeshtėn e atij viti u shoqnue me nji
rerormė radikale arėsimore, sidomos tue
vue nė pėrdorim libra shkolluer tė rij, tė
pėrkthyem nga italishtja dhe tė frymėzuem
nga dogmat, ose ma mirė me thanė dokrrat
e sė ashtuquejtunės doktrinė fashiste.

Nji varg masash tė tjera u vunė nė
zbatim pėr tė izolue Shqipnin nga bota e
lirė demokratike. Misioni arkeologgjik
francez, i kryesuem nga Z. Lėon Rey, u
detyrue tė pezullonte veprimet dhe tė
largohej prej Shqipnije. Po kėt fat pesoi
edhe Misioni i Fondacionit Rockefeller qi
kishte krye nji punė tė madhe nė luftėn
kundėr malarjes. Nė lamin e kulturės
errėsina intelektuale e doktrinės rashiste u
plotėsue me ndalimin e tė gjitha librave,
revistave dhe fletoreve tė hueja, pėnveē
atyne qi vijshin prej Italije. Ma nė fund,
Shqipnija si shtet u izolue nga bota e
jashtme, kur diplomatėt italjan morėn
pėrsipėr me e pėrfaqėsue nė kryeqytetet e
botės. Kjo pikė e rundit u shkruejtė nė
kushtetutėn e re qi proklamoi Viktor
Emanuelin e III si mbret i Shqipnis. Nji
nėnsekretar i shtetit pranė ministris sė
jashtme t'Italis do tė merrej me punėt e
Shqipnis, dhe nėpunės shqiptar do tė
shėrbenin ma tepėr si pėrkthyes pranė
ambasadave dhe konsullatave italiane
kudo. Partija fashiste shqiptare do tė
vepronte ndėn urdhnat direkte tė
Mussolimt dhe antarėt e saj do tė
betoheshin me qenė besnik ndaj Duēes.

Shfrytėzimi ekonomik

Porsa u plotėsue okupacioni ushtarak i
Shqipnis, Mussolini dėrgoi nji komision
ekspertėsh pėr tė hetue pasunit natyrale tė
vendit. Ky komision, i kryesuem nga
shkencėtari Bennini, i paraqiti «Duces» nji
raport ku pėrshkruente me enthuziasėm
pasunit e mėdha minerale qi kishte zbulue
nė ggjiun e tokės shqiptare. Disa pikė tė
kėtij raporti vlejnė tė citohen tekstualisht,
jo vetėm pėr informatat konkrete, por edhe
si nji model i stilit fashist.

«Burimet e mineralit tė hekurit qi janė
vėrtetue deri tash nė afėrsinat e Liqenit tė
Ohrit arrijnė sė paku 20 milion ton. Mund
tė themi se burimet e hekurit nė Shqipni
janė nė nji shkallė aq tė gjanė sa me
influencue nė mėnyrė vendimtare sasin
dhe kualitetin e prodhimit tė ēelnikut
n'Itali. Pėrpjestimi i metalit tė pastėr nė
minerahn qi asht zbulue deri tash
kapėrcen 60 pėrqind. Shfrytėzimi mund tė
fillojė menjiherė mbasi minerali ggjindet
gati nė sipėrfaqe dhe nuk do tė jet nevoja
me ēelė llogore nė thellėsi. Komisioni ka
formue bindjen se mund tė hartohen sakaq
plane pėr tė nxjerrė nji milion e gnysėm ton
mineral hekuri nė vitin e parė tė punimeve
prej tetuerit 1940 deri nė tetuerin 1941.
«Janė zbulue burime tė mineralit tė
kromit qi kapin sė paku 500.000 ton. Kjo

                                                                                                                 Faqja ne vazhdim