CILI KA QENE ESATI'
Esati. i biri i Ali be Toptanit. lindi nė Tiranė rreth vitit 1860. Vėllai i tij. Gani beu, ishte katėr vjet mė i madh. Qė nė fėmijėri, ai dallohej pėr karakterin e tij tė keq dhe gjaknxehtė; vėllai i tij i madh ishte jo mė pak i tillė dhe babai i tyre ishte viktima e parė e karakterit tė tyre tė keq. Njė ditė ata e mbuluan me njė rrogoz tė lagur me naftė dhe e kėrcėnuan se do ta digjnin. Nė fakt Ali beu nuk ishte nė rregull mendėrisht. Kur u rrit, Gani beu sillej nė Tiranė si njė cub i vėrtetė, duke ngjallur terror ndėrmjet miqve dhe armiqve tė tij. Nė njė ēast tė caktuar, ai u detyrua tė arratisej nė Greqi pėr t'i shpėtuar ndjekjes sė qeverisė osmane: ky ishte fillimi i karrierės sė tij, mbasi Abdyl Hamiti, i alarmuar nga kjo arratisje, sė cilės i kushtonte njė rėndėsi politike, e tėrhoqi atė nė Konstantinopojė dhe e futi nė batalionin e truprojės sė tij.
Nė Konstantinopojė, Gani beu u tregua shumė pak skrupuloz dhe bėnte njėjetė tė shthurur; njė rivalitet lindi ndėrmjet tij dhe Xhavit Beut, djali i vezirit tė madh tė asaj periudhe, Halil Pufat Pashės dhe Gani beu gjeti vdekjen njė mbrėmje nė Pera, nga dora e njė personi tė quajtur Hafiz Pasha, mik i Xhavit Beut, i pėrmendur mė lart.
Kjo vrasje mbeti e padėnuar, gjė qė bėn tė mendohet se Abdyl Hamit Beu ishte lodhur nga i pėrkėdheluri i tij.Esati ishte rritur nė Tiranė dhe e kish zgjeruar rrethin e ndikimit tė tij, gjė qė i jepte mundėsi tė ēlirohej nga rivalėt (familja Jella) dhe ta shtonte pasurinė me mjete kurdoherė tė paligjshme.
Pasi gjeti mjetin pėr t'u vėnė me dėshirė nė shėrbim tė Hafiz Pashės, guvernator i Durrėsit (i cili nuk duhet ngatėrruar me homonimin e tij, vrasėsin e Ganiut), ai u caktua kryetar i rrethit tė Tiranės, post qė i lejonte ta tepronte nė veprime pa u dėnuar. Rreth vitit 1895, ai u emėrua nga Sulltani komandant i xhandarmėrisė sė Janinės; ky post i kushtoi atij 1500 lira turke tė cilat iu paguan mareshalit Dervish Pasha.
Atė qė nė Tiranė e kishte bėrė nė mnėnyrė tė paligjshme, filloi ta bėnte hapur dhe nė mėnyrė zyrtare nė Janinė. Dervish Pasha ishte nė atė kohė i plotfuqishėm nė Stamboll. Ganiu ishte favoriti i Sulltanit dhe Esati mund t'i lejonte vetes, pa u ndėshkuar, gjithēka, megjithėse ky post ishte sa fitimprurės aq edhe i rrezikshėm.
Ai pėruroi nė Janinė epokėn e pėrdorimit tė bandave tė cubave. qė zėvendėsuan 30 xhandarė me kuaj, tė cilėt i futi pėrsėri nė punė, pasi mori prej secilit 25 lira turke. Gjatė Luftės Greko-Turke tė vitit 1897, ai i grabiti tė gjithė bagėtitė, tė imėta e tė trasha, qė gjeti dhe pasi mbėrriti nė Janinė si guvernator i pėrgjithshėm i Osman Pashės, i dha njė hov mė tė madh punėve tė veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe prej 20 frangash, duke rrėmbyer paratė e njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt i kėrcėnonte me syrgjynosje, duke futur hundėt nė ēėshtjet administrative e tė drejtėsisė dhe duke nxjerrė pėrfitim nga gjithēka. Eshtė e pamundur tė bėhet njė listė pėr tė kėqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij.
Pėr kėtė, ndėr tė tjera. mund tė pėrmendim: ai arriti tė grabiste manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i Pėrmetit); i grabiti 900 lira turke Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqesė sė Kostanit; 640 lira baba Abedinit, dervishit tė Teqesė sė Frashėrit; 1200 lira vėllezėrve Xhelal dhe Mehmet bej Kėlcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit.
Pas vrasjes sė vėllait tė tij Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej, dėrgoi nė Konstantinopojė shėrbėtorin e tij tė quajtur Haxhi Mustafa, lindur nė Krujė, i cili vrau Xhavit Beun, nė mes tė Urės sė Gallatės.
Vrasėsi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shumė butėsi; ai, nė burg, ishte njė shef i vogėl e pak kohė mė vonė u lirua dhe u caktua rojė nė Ministrinė e Drejtėsisė. Nga kjo merret me mend se Hamit Beu ishte i kėnaqur nga suprimimi i Xhavitit. Esatit, edhe pse i njohur nga tė gjithė si autori i vėrtetė i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak.
Por, pak nga pak, marrėdhėniet e tij me qeverinė e pėrgjithshme tė Janinės, Tatar Osman Pasha, u tendosėn dhe pėr shkak tė njė skandali qė ndodhi ndėrmjet tė dyve. Esati u transfema nė Shkodėr, gjithnjė me detyrėn e shefit tė xhandarmėrisė. Ky ishte njė rast pėr tiranin qė t'u diktohej bashkėpatriotėve tė tij, mbasi ai banonte nė Tiranė, nė vend qė tė banonte nė qytetin e Shkodrės, nė kryeqendėr. Gjithashtu forca qė kishte, i dhanė atij mundėsi tė bėnte kėrdinė kundėr atyre qė nuk i pėlqenin, atyre qė mund tė luftonin kundėr fuqisė sė tij, ose qė me anė tė pasurisė tė tyre mund ta shqetėsonin. Pikėrisht nė kėtė periudhė nis me tė vėrtetė fuqia e tij nė Tiranė e Durrės,sepse, duke persekutuar njerėzit e ndershėm, nė tė njėjtėn kohė ai mbronte njerėzit e liq dhe u kėrkonte ndarjen e pėrfitimeve tė paligjshme qė mund tė arrinin kėta tė fundit; kjo ishte mėnyra e tij pėr tė garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bėrė nė Janinė.
Ndryshimi i regjimit turk, nė vitin 1908, e gjeti Esatin nė postin e tij nė Shkodėr dhe me famėn e njė njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit dhe ndaj mėnyrės sė tij tė administrimit, pra ai nuk mund tė kishte marrėdhėnie tė mira me personat e regjimit tė ri dhe duhej nė mėnyrė fatale tė shinangej.
Por heroit tonė nuk i mungonte aspak shkathtėsia: ai shkoi shpejt nė Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit Bashkimi dhe Progresi; thuhej se thonturqit e kishin dėnuar me vdekje, por 500 lira turke, qendrimet e pėrulura dhe premtimet e rrema i dhanė atij mundėsi tė hynte nė shėrbim tė shefave unionistė, tė cilėt e pėrkrahėn dhe e ndihmuan tė merrte mandatin e deputetit tė Sanxhakut tė Gjirokastrės pėr Parlamentin Osman. Esati, i cili dikur ia detyronte madhėshtinė e tij Abdul Hamitit, kėtė herė duhej tė mbėshtetej te armiqtė e Sulltanit.
Pra ai e kishte vendin nė Dhomėn Osmane, duke mos marrė asnjėherė pjesė nė tė, duke mos dashur tė luajė asnjė rol si deputet shqiptar dhe qė shqetėsohej tepėr pak pėr mbrojtjen e interesave tė kombit tė tij; ai mbajti mė tepėr njė qendrim servil me padronėt e kohės, deri nė atė pikė sa u. caktua nga kėta tė fundit si anėtar i delegacionit qė do t'i njoftonte Abdyl Hamitit rrėnimin e pushtetit tė tij.
Esati njihej atėherė si njė nga shefat unionistė dhe kėto marrėdhėnie tė mira vazhduan pėr sa kohė qė kėta tė fundit kishin pushtetin; dhe kur xhonturqit filluan tė dobėsohen, kur partia kundėrshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjėherė kampin, duke u shprehur armik i Talatėve, i Xhavitėve dhe i Xhahidėve. Pikėrisht nė kėtė ēast nacionalistėt e rinj shqiptarė hynė nė lidhje me tė nė Konstantinopojė: ai premtoi ndihmėn e tij pėr lėvizjen antiturke qė zhvillohej nė Shqipėri (fillim i vitit 1912). Megjithatė. mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe oportunist, nacionalistėt u treguan tė kujdesshėm dhe nuk u bazuan plotėsisht nė fjalėn e tij.
Kur shqiptarėt, tė cilėt dolėn fitimtarė nė Shkup, arritėn ta detyronin Dhomėn tė shpėrbėhej dhe pėrgatitėn formimin e qeverisė liberale tė Myftar Pashės. Esati u emėrua komandant i rezervistėve nė Shkodėr dhe me kėtė detyrė ai mori pjesė nė luftėn kundėr serbo-malazesve, qė rrethuan qytetin eShkodrės (1912-1913).
Komandant i forcave tė Shkodrės ishte koloneli Hasan Riza Bej (mė parė quhej Hasan Riza Pasha). 1 konsideruar inteligjent e i paanshėm, dhe duke e kuptuar se shqiptarėt (tė mėrzitur nga regjimi turk) do t'i ndihmonin malazezėt, ai hartoi projektin pėr tė ngritur flamurin shqiptar nė Kėshtjellėn e Shkodrės, me qėllim qė tė gruponte shqiptarėt dhe t'i bėnte ata tė marshonin kundėr agresorit sllav ose tė paktėn pėr tė siguruar asnjanėsinė e tyre. Nė fakt, pavarėsia e Shqipėrisė u shpall nė Vlorė (28 Nėntor 1912) dhe ishte fjala tė bindeshin malėsorėt (malėsorė tė rrethinave tė Shkodrės) se ēėshtja e kėtij qyteti ishte ēėshtje e tyre.
Nė ēastin kur Hasan Rizai do ta zbatonte kėtė projekt dhe se ishte gati tė merrej vesh me malėsorėt, ai u vra nė mbrėmje pėrpara shtėpisė sė Esat Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qenė pėr darkė. Vrasėsi ishte Osman Bali, shėrbėtor dhe njeri besnik i Esatit.
Pėr tė shpjeguar kėtė krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte njė kundėrshtar i komitetit "Bashkim e pėrparim" dhe se ai donte tė vinte kandidaturėn e tij nė Bagdad si deputet liberal. Nga ana tjetėr, shefi i shtatmadhorisė sė tij, nėnkoloneli Kiameran ishte, sė bashku me disa oficerė tė tjerė, njė fanatik unionist; Esati donte tė shpėtonte nga Hasan Rizai, pėr ta zėvendėsuar vetė atė dhe Kiemerani ishte i kėnaqur tė hiqte qafe njė armik tė partisė sė tij; Esati dhe Kiamerani u morrėn vesh deri nė fund, domethėnė deri nė kapitullimin e qytetit, gjė qė ndodhi nė vitin 1913.
Thuhej se Shkodrės i mungonin ushqimet por, nga ana tjetėr, tė rrethuarit ishin paralajmėruar se serbėt qė mbanin tė rrethuar qytetin, nė bashkėpunim me malazestė, sapo ishin larguar: pra ata ndodheshin pėrballė forcash tė reduktuara dhe, pėr mė tepėr, mbretit Nikita i ishte dorėzuar ultimatumi i Fuqive tė Mėdha pėr ta hequr ai vetė rrethimin. Esati, pra, kishte shumė mundėsi ta zgjaste rezistencėn edhe pėr disa ditė, por ai parapėlqeu tė kapitullojė duke u mjaftuar tė shpėtojė nderin e tij ushtarak.
Por qysh nga ajo periudhė ka pasur zėra se gėzimi i Esatit kishte shkaqe tė tjera nga ato tė "Ndereve" ushtarake dhe se njė shumė prej 600 000 frangash iu dha nga malazezėt. Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan nė ambicjet e tij personale; po ditėn e kapitullimit tė qytetit, malazestė pėrhapėn zėra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipėrisė. Megjithatė Esat bej Toptani u mjaftua. nė fillim, tė tėrhiqet nė Tiranė, me ushtarė dhe topa qė i solli nga Shkodra.
Ai kėnaqej me pėrfitimet dhe intrigat qė thurte, duke pėrkėdhelur pasionet e ulėta, fanatizmin fetar tė klasės reaksionare dhe duke mos u sprapsur pėrpara asnjė premtimi, pėrballė asnjė mjeti terrorizimi. Por, pak nga pak, u pėrvijua qėndrimi i tij: ishte e qartė se ai ishte nxitur nga sllavėt dhe grekėt, duke u premtuar tė parėve Shkodrėn dhe tė dytėve, Shqipėrinė e Jugut. Ai nuk gjente nė vend shumė pėrkrahės, por pėrdorte forcėn qė i siguronin shqiptarėt e Dibrės dhe tė Ohrit, rajone qė ishin aneksuar sė fundi nga serbėt dhe tė cilėve u prerntonte ēlirimin e vendit tė tyre. premtim mashtrues qė merrte njė ngjyrė tė vėrtetė nga diskutimet e serbėve. tė cilat linin tė shpresohej pėr evakuimin e Dibrės dhe Ohrit nė rastin kur Shqipėria do tė njihte Esat Pashėn. Pėr mė tepėr, duhet nėnvizuar se mbasi afro 50 fshatra ndėrmjet Dibrės dhe Ohrit u shkatėrruan nga serbėt - tetor 1913- Esati gjeti njė pretekst mė shumė pėr arratisjet e tij nė Tiranė dhe nė rrethinat e saj. Duke e ndjerė veten tė fortė nga kjo mbėshtetje, Esati e shpalli veten tė pavarur nga qeveria provizore e Vlorės. Rusia pa dyshim mbėshteste Esatin dhe Italia nuk vonoi ta tėrhiqte atė nė sferėn e saj me shpresėn pėr t'ia kundėrvėnė Austrisė dhe pėr tė kundėrshtuar ndikimin e kėsaj rivaleje.
Nė fillim tė muajit mars 1914, princi Vid mbėrriti nė Durrės: njė delegacion kishte shkuar nė Nenvid pėr t'i ofruar kurorėn e Shqipėrisė, delegacion nė krye tė tė cilit ndodhet Esati: ky gjest i tiranit tė vogėl nuk mashtroi njeri, mbasi askush nuk kishte asnjė iluzion pėr tė; dihej se ai vazhdonte tė mbante interesin tė gjallė me rifillime gjyqesh, me fanatikė hajdutė dhe keqbėrės dhe ishte e qartė se ai do tė pėrfitonte nga rasti i parė pėr t'u deklaruar edhe njė herė.
Ai u deklarua herėn e parė, kur shpėrtheu ēėshtja e Perandorisė; dihet se, mbasi Greqia nuk donte t'u bindej vendimeve tė Konferencės sė Londrės dhe tė evakuonte Shqipėrinė e Jugut (Korēa dhe Gjirokastra), ajo pėrdori njė komedi kriminale, tė quajtur Epiri autonom, i cili i kushtoi Shqipėrisė 300 fshatra tė djegur e tė bėrė shkrumb e hi nga grekėt. Jugu kėrkonte pėrforcime me armė e trupa dhe Esati ua refuzoi ato me cinizėm; synimi i ndjekur ishte evident: bėhej fjalė pėr tė mbrojtur grekėt, pėr tė dobėsuar Shqipėrinė, pėr ta reduktuar atė (sidomos krahinatjugore, tė cilat e kishin njohur atė si shef xhandarmėrie dhe ishin shumė kundėrshtarė me tė) dhe pėr tė arritur t'i imponohej Shqipėrisė sė vogėl qendrore.
Por, pak kohė mė pas, tradhtia e Esatit mori njė karakter edhe mė tė rėndė kur u njoh bashkėfajėsia e tij nė trazirat qė ndodhėn nė rrethinat e Durrėsit. Atėherė ai u arrestua dhe do tė gjykohej e do tė dėnohej po tė mos ishte ndėrhyrja e Italisė, qė e mori nė mbrojtje duke ua shkėputur nga duart autoriteteve. Baroni Aliotti, ministėr fuqiplotė i Italisė, urdhėroi qė ai tė merrej me njė anije italiane; para se tė largohej nga Shqipėria, Esati u angazhua, duke u betuar me shkrim, qė tė mos shkelte mė nė Shqipėri.
Por, pas largimit tė princ Vidit nga Shqipėria, ky betim u harrua nga Esati; ai shkoi nga Roma nė Greqi e nė Serbi dhe, me njė forcė tė rekrutuar nė territorin serb, u paraqit nė Durrės. Veprimi i tij i parė ishte tė shkonte nė pallatin e princit, tė ndėrpriste lidhjet e vendosura nga komisioni ndėrkombėtar dhe tė bėnte kėrdinė me objektet e ēmuara qė ndodheshin atje, objekte tė cilat nė pjesėn mė tė madhe ndodhen edhe sot nė Gjenevė, nė shtėpinė qė Esati kishte marrė atje me qira.
Esati qėndronte me shumė vėshtirėsi nė Durrės ku u rrethua nga popullsia, qė do ta detyronte tė largohej nga qyteti dhe Shqipėria. po tė mos ishin serbėt qė shkuan nė ndihmė tė tij, tė cilėt e zhblokuan, i dhanė trupat dhe annėt e nevojshme pėr t'iu imponuar shqiptarėve. Tirani pėrfitoi nga kjo fuqi pėr t'u hakmarrė me armiqtė e tij - tridhjetė veta u ekzekutuan dhe shumė u vranė: ndėrmjet tyre pėrmendim Koxhatin, prefekt i Durrėsit, i cili ishte ftuar nga Esati nė shtėpinė e tij. Pastaj mori urdhėr tė shkonte nė Dibėr; por, sipas udhėzimeve tė dhėna nga tirani, u ndalua jashtė qytetit tė Durrėsit, u dėrgua nė pronat e Esatit dhe atje e vranė duke i rėnė me hunj, pasi e kishin futur nė njė thes! Nuk duam tė diskutojmė kėtu pėr ēėshtjen e ndihmės qė Esat Pasha u kishte dhėnė serbėve gjatė tėrheqjes sė tyre dhe nėse kjo ndihmė ėshtė vepėr ekskluzive qė i interesonte tiranit ose mė tepėr njė aksion pa interes i vetė shqiptarėve. Esati nė kujtimet e tij, tė cilat gazeta "Koha" i botoi dy ditė pas vdekjes sė tij, kėrkon ta ketė vetė gjithė meritėn dhe pėr kėtė ai nuk ngurroi aspak tė blasfemojė kombin e tij. Ky ishte karakteri i vėrtetė i Esatit, pėr tė cilin asgjė nuk ekzistonte dhe nuk duhet tė ekzistonte jashtė personit tė tij.
Eshtė fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atė tė serbėve, aleatė dhe bamirės tė tij, dhe si i tillė, ai u detyrua tė largohet nga Shqipėria e tė kėrkojė strehim nė Selanik ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar i Qeverisė Shqiptare, titull qė e kishte marrė gjatė diktaturės tė shkurtėr dhe tė pėrkohshme qė ai ushtronte nė Durrės. Nė Selanik, Esati u trajtua mirė nga grekėt dhe francezėt, por sidomos u mbrojt nga serbėt, qė i dhanė njė pension mujor prej 200 000 frangash pėr shpenzimet e tė ashtuquajturės qeveri tė tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerėz qė merrnin tituj ministrash si dhe "taborin" i tij tė famshėm.
Nuk ka asnjė arsye tė fllitet keq pėr shqiptarėt qė pėrbėnin taborin e tij dhe qė, nė fund tė fundit, ishin njerėz tė guximshėm, tė sinqertė dhe tė ndershėm; por nuk mund tė thuhet e njejta gjė pėr shefin e tyre, i cili mendonte vetėm pėr veten e tij, ndėrsa ushtarėt e tij mendonin mė shumė pėr atdheun e tyre. Kėta njerėz nuk vepronin aspak nga vlerėsimi dhe konsiderata qė kishin pėr Toptanin; nė tė kundėrtėn, prania e Esatit nė Selanik me tė drejtė mund tė konsiderohet si njė incident fatkeq dhe nuk u krijonte aspak besim shqiptarėve: dėshmitarė janė shqiptarėt e Korēės, tė cilėt kanė bashkėpunuar me besnikėri me trupat franceze. por qė kanė kėrkuar me kėmbėngulje qė Esati tė mos shkelte mė nė Shqipėri. Kėshtu. edhe banorėt e Gjirokastrės kanė luftuar krahas trupave italiane pėr t'i shėrbyer nė kėtė mėnyrė ēėshtjes sė Aleatėve dhe asaj tė pavaresisė sė atdheut tė tyre.
Gjatė qendrimit tė tij nė Selanik, qėndrim shumė skandaloz, shtėpia e tij, sikurse thuhej - ishte njė vatėr e vėrtetė ērregulli, njė shtėpi loje dhe korrupsioni. Tė rinj tė Selanikut, me qėllim qė t'i shpėtonin sherbimit ushtarak, merrnin nga pashai certifikata tė kombėsisė shqiptare dhe ushqime... etj; qė intendenca ia dorėzonte pashait pėr trupat e taborit tė tij, tė cilėt i dėrgonin te tė preferuarit dhe tė preferuarat, ose te shitėsit me pakicė. Pėr mė tepėr, ndodhi njė skandal, ai i pagimit tė taborit, i cili nga pashai kėrkohej nė flori, por qė ushtarėve iu dorėzua nė kartėmonedha. Zoti Fontenej dhe zoti Krajevski, qė Republika kishte caktuar pranė Esatit, duhet tė dinė diēka lidhur me kėtė temė.
Kanė dashur ta trajtojnė Esatin si aleat besnik tė Francės, nuk kihej parasysh se heroi ynė nuk e ka pranuar kurrė bindjen. Ai ishte njė egoist, qe zotėronte nė njė shkallė tė lartė "egoizmin e mallkuar". Para sė gjithash, sidomos kur bėhet fjalė pėr personin e tij, ajo qė injorohet ėshtė fakti se, kur pėrfundimi i betejės sė madhe i u duk i dyshimtė, ai u pėrpoq tė afrohej me perandoritė qendrore dhe filloi tė hynte nė lidhje me legatėn osmane nė Bernė.
Kjo nuk ėshtė asgjė e jashtėzakonshme pėr njė njeri tė kallėpit tė t)j, pėr faktin se pasi tradhtoi Abdyl Hamitin, xhonturqit dhe shqiptarėt, ai tradhtoi mė nė fund italianėt dhe bėhet armiku i tyre pėr tė kaluar nė kampin e serbėve.
Por shansi filloi tė lodhet. Ishte fillimisht Anglia, qė duke iu pėrgjigjur njė thirrjeje tė Dhomės sė Komunave deklaroi se nuk njihte asnjė funksion zyrtar tė Esatit (1918); pastaj, rreth fundit tė vitit, Franca ndėrpreu ēdo lidhje me tė dhe u thirr Krajevski.
Nė fillim tė vitit 1919, Esati erdhi nė Paris; ai nuk kishte asnjė funksion zyrtar, mbasi ndėrkohė njė qeveri ishte formuar nė Shqipėri dhe njė delegacion ishte dėrguar nė Paris, gjė qė nuk e pengonte pashanė tonė t'i jepte vetes tituj si kryetar i qeverisė shqiptare dhe kryetar i delegacionit.'
Jeta e tij nė Paris mund tė njihej lehtė: e dashura e tij i kushtonte mė se 2 000 000 franga; me qejfe, automobil etj.; pa llogaritur shpėrdorimet e ujit nėpėr qytete.
Po, pėrse e pėrdor ai kėtė kohė dhe titullin e kryetarit tė qeverisė shqiptare e tė delegacionit shqiptar, qė ia cakton vetes? A e ngriti ai ndonjėherė zėrin kur vendi i tij kėrcėnohej tė pėrēahej? Jo. ai argėtohet, intrigon kundėr vendit tė tij, duke menduar vetėm pėr veten.
Fillimisht nė muajin maj. katėr shqiptarė. Inizot Koleci. peshkop katolik, Bajram Veizi, Fuat bej Toptani dhe Ymer bej Shijaku shkuan nė Paris pėr tė biseduar me Esatin dhe u pėrpoqėn tė depėrtonin edhe njė herė nė mendimet e tij. Dy shqiptarėt e fundit, nga katėr qė ishin, qendruan nė hotelin "Kontinental" ku qendronte vetė Esati dhe qė tė katėrt patėn shumė takime me kėtė tė fundit. i cili vazhdimisht u deklaronte se:
1- Serbia ijepte njė pension mujor pėr shkak tė simpatisė sė kjo qeveri kishte pėr tė, por se kėto shuma nuk ishin aspak njė borxh i Shqipėrisė.
2- Nuk kishte asnjė konventė ndėrmjet vetė Esatit dhe Malit tė Zi.
3- Nė tė kundėrtėn, ai u kishte premtuar serbėve njė korrigjimtė kufirit nė favor tė tyre dhe tė bashkimit doganor e ushtarak. Esati u bė kaq naiv sa e dorėzoi vetė tekstin e marrėveshjes sė tij me Jugosllavinė, ashtu sikurse ėshtė paraqitur nga njė memorandum i kėsaj mbretėrie nė Konferencėn e Paqes.
4. Hasan Rizai nė fakt ishte vrarė nga Osman Bali, por ai pretendonte se kjo nuk ishte bėrė aspak me urdhėr tė tij.
Nga ana tjetėr. kur ai nuk dinte ku ishte dhe xhindosej, betohej tė hakmerrej me tė gjithė armiqtė e tij politikė, nė se do tė arrinte ndonjėherė tė shkelte nė Shqipėri.
Por ai e dinte mirė se nuk mund tė shkonte nė Shqipėri sepse do tė ndalohej. do tė gjykohej dhe do tė varej. Italia u akuzua pa tė drejtė se e kish bėrė tė pamundur kthimin e tij nė Shqipėri. Gjė qė njihet pak ėshtė fakti se Esati kishte pasur gjatė katėr muajve tė fundit takime tė fshehta me agjentėt italianė Kostoldi, Gali dhe Lodi, dhe se ai ishte gati tė ndėrronte kamp. ta linte Serbinė pėr Italinė dhe nė kėtė nuk ka asgjė tėjashtzakonshme, aq mė tepėr mbasi urrejtja pėr qeverinė shqiptare tė Tiranės, urrejtje qė italianėt dhe Esati e kishin nė tė njejtėn masė, e bėnin bashkėpunimin e tyre krejt tė natyrshėm.
P.S. - Disa hollėsi pėr karakterin e tij:
Esati dhe Ganiu ishin martuar me dy motra tė familjes Toptani, kushėrira tė tyre: Esati u martua pėrsėri me njė turke, pasi kishte harxhuar pasurinė e gruas sė tij tė parė dhe duke mos u shqetėsuar aspak pėr tė dy vajzat e tij. Njė ditė, ai takoi pėrpara shtėpisė sė tij nė Tiranė njė vajzė tė sjellshme tė cilėn e pyeti se e kujt ishte. Jam vajza tėnde - iu pėrgjigj fėmija i pafajshėm.Me dokumente false, ai siguroi pronėsinė mbi pasuritė e kushėririt tė tij, Selim Pasha.
Nė Janinė, ai syrgjynoste njerėz tė rėndėsishėm pėr t'i detyruar tė paguanin haraē; kėshtu u internuan Mustafa Pasha, Omer Efendi dhe shumė tė tjerė.Pasi urdhėroi vrasjen e Hasan Riza Beut nė Shkodėr, ai i dėrgoi fjalė Alush Lohias se ishte gati t'i paguante nga xhepi 300 lira turke kujdo qė do ta denonconte vrasėsin. Pėr vrasjen tragjike tė Nexhat Efendiut, ai nxorri njė qarkore ku thuhej se Nexhati ishte arratisur me njė shumė tė madhe qė ai e kėrkonte dhe i premtoi njė shpėrblim atij qė do ta zbulonte.
Lumo Skėndo
Pėrktheu nga frėngjishtja: Shkėndia Dhame
1. "Chi e quė Esat?" Paris 1920