Mid'hal Frashëri

                        FATKEQËSI DHE MËSIM'

Me gëzim po botojmë sot këtë artikull të dërguar për gazetën tonë prej
T.-Lumo Skëndos figa Lausanne, Svicerë, të shkruar për ditën që do të
mbetet e shkrojtur me ngjyra të zeza në historinë moderne shqipëtare.

Tri e vjeshtës së parë: Ja një datë, e cila do të kujtohet gjithnjë me hidhërim
dhe trishtim në historinë tonë. Popujt e botës kanë data të lumtura, në të cilat
gëzohen dhe bëjnë lutje. Ne kemi edhe një datë të zezë, fatkeqe. Dua vetëm
që të mos ta harrojmë këtë ditë, ta kujtojmë, të na vijë keq dhe turp. Pse
iku Mbreti nga Durrësi me 3 të Vjeshtës së Parë 1914? Ç'janë shkaket?
Këto shkakejanë dy farësh: - 1. tëjashtme. 2 - të brendshme.
Të jashtmet janë ato që nuk varren prej nesh, nga të cilët s'jemi të
përgjegjshëm, faji i të cilëvet bije mbi të tjerët. Këta të tjerëjanë Fuqit e
Mëdha dhe shtetet e vegjël fqinjë. Disa nga shtetet e mëdhenj u çpallën që
në krye kundërshtarë në themelimin e Shtetit Shqiptar dhe më vonë muamë
pjesë dhe të tjerë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia gjenë shesh të lirë: në veri
dhe veri-lindje sllavët na ngushtuan kufitë...

Në Jug, greku na çpik çështjen e Epirit dhe ushtarët e oficerët e mbretit
Konstandin të Greqisë, na shkretojnë sanxhaket e Korçës dhe Gjirokastrës:
fshatrat digjen, arrat shkretohen, njerëzit korren.
Punët e Epirit mprohen drejt për drejt prej disa nga shtetet e mëdhenj.
Këto dobësojnë qeverinë dhe demoralizojnë njerëzinë.
. Tani fillojnë shkaket e brendshme, në të cilatjemi ne fajtorë, drejt për
drejt. Pse u bë trazimi i Shqipërisë së sipërme (Gollobordë, Çermenikë,
etj) e Shqipërisë së Jugës (Korçë) dhe e Shqipërisë së Mesme (Tiranë,
Shijak, Kavajë)?

Këto fenomene kanë kaqë faktorë të shumtë, janë aqë shumë të
komplikatura, sa vetëm me ca shënime të pakëta, munt që t'u përgjigjemi,
në daçim një shpiegim dhe analizë të plotë, do të duhet një volum i math
dhe i tërë:

1. Se duke qenë në fillim të jetës politike dhe kuptimi ynë mbi
patriotizmën është pa dyshim me të meta dhe e pafuqishme.

2. Nga zilia dhe egoizma që janë dy sëniundje të mëdha dhe fort të
dëmshme e të rrezikshme të racës sonë, dy sëmundje që burojnë nga që
nuk kemi jetë politike. nga që akoma ne s'kemi filluar të gjykojmë dhe të
kuptojmë bukur idetë politike dhe patriotike, që nuk kemi një gjykim të
shëndoshë dhe të vërtetë për interesat tona. interesa lëndore ose morale.
Kjo zili dhe ky egoizëm na shtyjnë të themi "pse të jetë ay e të mos jem
unë", këto sëmundje na bëjnë shumë herë të themi: po të jetë aksekush i
math mirë, më mirë të mos ketë fare Shqipëri".

3. Mosbesim në vehtejajonë dhe të marrit me lehtësi dhe pa shpresë të
punës së mëmëdheut. Shumë kujtuamë se një Shqipëri s'munt që tëjetojë,
s'munt që të ketë ditë të gjata. Ky dyshim (pemë e mungimit të një arësimi
patriotik dhe qytetar) bëri Shqipëtarët që të mos heqin dorë nga shpresa e
BABËS (Gollobordë, Çermenikë. Shijak. Kavajë) ose e Grekut (Korçë etj).

4. Nuk i u dha Shqipërisë gjithë rëndësia që duhesh: patriotët e vërtetë
kujatuanë, në entusiazmin e tyre, se puna u mbarua, se çdo rezik u praps.
Haruanë se çdo fillim ka vështirësit' e tij, haruanë se çdo foshnjë që lindet
do qindëra kujdese. Tymi i besimit dhe i gazit u zgjua në hidhërime të
rrezikut. Nga këto tre-katrë radhë shkaket muarrë fuqi të madhe armiqt e
jashtë, gjenë dhe kurajo e ushqim armiqt e brendshme. Esadi me shokë.

5. Nuk' u bë therori për mprojtjen e mëmëdheut. Nuk e di akoma
populli se rrojtja e tij varetë prej rrojtjes së qeverisë dhe të mbretërisë,
haron se me të humburë independencën humbet dhejetën e trupit: Vlonjatët
që shkuan kundra Lushnjës, u kthyen nga mes i udhës, Korçarët që
shkuan në Elbasan ikën, pas katrë dite: Matjanët erdhën gjer në qafë të
Krujës dhe u kthyen prapë: Mirditasit s'shkuan më tej Ishmit. Kurajo,
shpirt dhe energji rrëfeu vetëm Korça kundër grekëvet dhe Kolonja kundrë
rebelëve në Starovë.

Këtajanë disa prej shkakëvet, ose më të mëdhenjt' e tyre.
Po ç'fryt del prej këtyre që thamë? Duhet që të pesim çdo shpresë, të
biem në fund të dëshpërimit e të fatalizmit të mortshme?

Jo! Duhet që të nxjerrim mësime dhe të çelim sytë, të njohim punën të
shohim sëmundjen dhe pastaj ta shërojmë. Kur të bije armiku me grusht
dhe të nxjerr një sy, duhet që ta hapësh mirë dhe më tepër syrin tjatrë.

Lausanne, 24 gusht 1915                                             Lumo Skëndo

1. Botuar në gazetën "Dielli", 16 shtator 1915