FE Ē'ĖSHTĖ, KOMB Ē'ĖSHTĖ.'
Qe njė koh' e vjetėrė, kur shqipėtarėt besonin e u faleshin yjevet, djellit, hėnės, druvet, shkėmbinjvet. Qė ahere shqipėtarėt quheshin^ Shqipėtarė.
Pastaj, zunė e besonin qė ēdo gjė nėjetė ka njė perėndi, pėrmbi tė cilat Hyji (Jupiteri) mbretėronte. Kėta njerėz prapė quheshin: Shqipėtarė.
Shqipėtarėt ishin tė tėrė tė krishterė gjersa erdhi turku; pas kėsaj, disa prej atyre u bėnė muhamedanė dhe ca mbretėr si ishin.
0 Shqipėtarė, tė krishterė a muhamedanė! Hapni sytė: jeni vėllezėr!
Kini qėnė gjithėnjė shqipėtarė dhe vetėm fejaju ėshtė ndruar, pojeni njė gjak, njė familje. Pse rrini tė ndarė? Sa turp i math! Me tė ngjyer njė motlė, gjysmėn me njė ngjyrė e gjysmėn me njė tjatėr, a munt tė themi qė janė dy copa?
Feja ėshtė ndruar, po kurdoherė kemi qenė Shqipėtarė dhe ashtu duhet tė jemi.
Skėndo Frashėri
1. Nxjerrė nga gazeta "Albania" e Faik Konicės, viti I, Bruksel 1897.