SHQIP KUVENDOJMĖ, A PO ĒORBĖ TRAZOJMĖ?
Njė ditė nė Stamboll isha me njė shok. Si ecėm mjaft kohė nė baltėt tė rrugėvet, si u lothmė duke kėrcyerė gur mi gur nga frik' e baltės dh' e qepėvet qė ment e shtypin njerinė, hymė mė njė kafene tė ēlodhemi pakė.
Kafeneja ish gjysmė plot. Cilido kish zėnė vėnt: kush kėndonte njė gazetė, kush kuvendonte me shoknė. kush merrej me tė zbrazurė nė gojė qelqetė me birė. Kėtu-kėtje, dukeshin dy a tre faqezinj, pun' e tė cilėve ėshtė tė hapin veshėtė, tė rrėmbejnė ndonjė fjalė e ta thonė kėtė te qeverija...
Unė me shoknė tim, ndenjėm mė njė ēip ku ishinė dhe dy miq shqipėtarė. Harrova t'ju them qė shoku im ish tyrk, po njė tyrk i perėndisė, i nderēim dhe i mirė: ka tekdo njerės tė mirė. Tė dy miqtė shqipėtarė ishinė tė rinj, tė mveshurė bukurė, me kollaro njė pėllėmbė tė lartė dhe me nga njė shkop me kokė t'ergjenttė; kishinė mėsuarė nė Stamboll.
Njeri i thosh tjatrit:
- Efendėm, bendenezi tė ta bėj arz., madeja ėshtė kėshtu: nga sebepi q'u-bė katl...
Shoku im m' u-qas nė vesh dhe mė tha:
- Kėta zotėrinj kuvendojnė njė tyrqishte tė ndryshme!
- Flasin shqip, i thashė unė.
Miku im thosh tė drejtėnė; tė dy djaloshėt s'kuvendonin shqip; po as tyrqisht. 1 thashė njerit:
- Or, i uruarė, pse s'kuvendoni shqip, po trazoni niė ēorbė tė fėlliqurė? Ē'janė kėto fjalė tė huaja qė pėrzjeni nė gjuhėt tuaj? S'kini turp tė turpėrohi?
Edhe m'u - kujtua qė janė mjaft shqipėtarė qė e kanė pėr mburrje tė pėrzjejnė njė shumicė fjalėsh tė huaja kur kuvendojnė shqip. Myslimanėtė qė kanė nxėnė tyrqisht, trazojnė fjalė nga kjo gjuhė; tė krishterėtė qė kanė mėsuarė greqisht, trazojnė gjuhėn' e tyre me fjalė tė mara nga gjuh' e Athinėsė, edhe thonė: malista, parakallo, kalimera, matotheo, efharisto etj. (Kėto fjalė shqip pėrkthehenė: si urdhėron, tė lutem, mirėdita, pėr Perėndinė, tyngjatjeta, etj.)
Do me tyrqisht qoftė, do me greqisht qoftė, ata qė trazojnė gjuhėnė shqip me fjalė tė huaja bėjnė njė faj tė math. Bėjnė faj se ėshtė njė gjė fort e shėmtuarė tė verė njeriu fjalė tė huaja mė njė gjuhė. Kur e flet vetė njeriu s'i ve re; po kur dėgjon njė tjatrė qė kuvendon njė gjuhė tė pėrzjerė me fjalė tė huaja. ahere e kupėton se sa shėmtim ka.
Bėjnė faj duke pėrdorurė fjalė tė huaja, harojmė fjalėtė shqip, dhe prishim gjuhėnė tonė.Pastaj. fjalėtė qė pėrdorim tė mara nga tyrqishtja a nga greqishtja, i marrirn pa ndonjė nevojė, veē ca tė paka si ēorbė, hesap, akoma etj. Nė vent qė tė themi efendėm - tė themi zot, zotėni; nė vent ai'z, tė themi te t 'a thenr. nė vent inade- tė themi punė: nė vent sebep-tė themi shkak, ngaje;nė vent katl tė themi vrasje: nė vent mahqum tė themi u-dėmtua. Sa pėr fjalėn bendeneu. kėtė fjalė tė ndyrė, as duhet ta pėrdorim fare.
Bendenezi do tė thotė robijuaj dhe pėrdoretė pėr tė vogėlsuarė vethenė dhe pėr tė rriturė tjatrin; gjuha shqip s'ka nevojė pėr kėtė fjalė dhe as me ndonjė gjuhė s'thotė njeriu pėr vethen' e tij robijuaj: nė shqip themi: unė, dhe atij q'i flasim i themi: zotėri, zotėrote, po kurrė bendeneT.i.
Duke mejtuarė qė ēdo shqipėtar ka detyrė tė pėrpiqet tė flasė dhe tė shkruajė drejt dhe pastrė gjuhėn e tij. kuxova tė dėrgoj kėto radhė te "Kalendari", qė tė nxėnė mėnt ata qė thonė efharisto.
Lumo Skėndo
1. Nxjerrė nga "Kalendari Kombiar" i vitit 1905.