NAIM BE FRASHERI - Kujtime -
Akoma s'ish zbardhėlluarė kur u hap dera; sa pa marrė pėrgjigje, pritnja tėmė thoshin tė ren' e ligė: Naim beu ėshtė fare keq! - kėto tė pesė fjalė mė dredhin mishtė. Naim beu ėshtė keq! - kishin katrė vjet e gjysmė q'e qanim kėtė njeri tė math; e dinim qė sėmundja s'i kish shpėtim! Po kujt i vente goja? E dinim. po s'donim ta besonim...
E shtuna nė familjen tonė ėshtė dit' e nėmurė, dit' e zezė. Ashtu shoi tė shtunėnė mė dy orė tė mėngjesit, 7 vjesht' e dytė 1900, njėjetė qė kish nisurė mė 1 tė natės duke gdhir' e hėnė, mė 13 tė majit 1846. nė Frashėr.
Ja ku ėshtė ky njeri i dashur! Ja ku rri shtrirė! Mė vjen ta pyes si je... Shiko, po mė pėrgjigjet... po mė thotė, pas zakonit qė kish. me zė t'unjėt et'ėmbėlė "prapėashtujam"... "Ah, ē'themunė! Aobuzėmėnukė lėvizin, ata sy mė s'shohin! S'i kemi pėr tė dėgjuarė mė zėnė! Kur tė kemi ndonjė hall, mė s'kemi kė tė pyesim, s'ka kush tė najapė kėshilla! S'ka kush tė na japė kurajo dhe shpresė!
Kėtu fillozofia dhe mėndja s'hyjnė nė punė; nj'e tillė mynxyrė s'ka ngushullim; kėtu njeriu leh ē'ka mėsuarė, le stėrvitjenė, le mendjenė dhe bėhetė foshnjė; zemra zbulohetė nga pėlhurėt' e njerėzisė dhe bėhetė siē ėshtė te foshnja, ashtu si e bėri Perėndia! Buzėtjanė pa zė, po zėmra qan! Njerėzi e shtėpisė janė tė gurrosur, vetėm lotėt u rrjedhin, krahėrorėt po psherėtijnė! Sa zi, sa mi kėtė familje!
Me Naim Benė nukė humbasim nje gjėri tė dashur, njė tė madhin e fėmijės, por njė mėsonjės, njė mpronjės, njė kėshillonjės, njė atė! Edhejo ne vetėm, por gjithė Shqipėrija.
Tėrė dita, tėrė nata shkon nė helm e nė mejtime; s'duamė tė flemė, duamė t'i rrimė pranė se... kjo ėshtė nat' e fundit! Paskėtaj syt' e trupit mė s'kanė ėpėr tė parė atė Naim! Vetėm mendja e ka pėr tė kujtuar dhe pėr tė qarė.
Njė nga miqtė nxjerr nga xhepi "Lulet e verėsė" dhe na thotė: Pas kėtaj pėr ne kėto fletėjanė Naim; ay shkoj, vate te e vėrteta, po kėt mbenė! Kėndon
"Tė vdekurite". Nė kėto vjersha zemra dhe helmi na gjen nj'ushqim: Po vallė ku vanė? Pėr jet' u mėrguan? Apo u ndryshuan?
E djela gdhihet, kjo ėshė dit' e fundit; sot do vihetė nė gji tė dheut, tė kėtij dheu tek i cili venė gjithė njerėzit, tė mir' a tė liq. Sot po fshihetė pėr jetė nga bota fytyr' e kėtij njeriu tė dashur e tė rrallė! Sot do lihetė tė kalbetė mė pak kohė ky njeri qė natyra ia ka tė rrallė shokėt dhe s'i pjellė veēse mė ca qint vjet njėherė!
Shikoni kėta njerėz, sa helm ka mbi fytyrė tė tyre! Shihni sa janė tė shumė: ka nga ēdo fe, nga ēdo vėrsė, e nga ēdo radhė. Kėta e njihnin nė gjallėri: vinin e kėrkonin kėshilla, vinin e pyesnin pėr ēdo punė. "I varfėrė vinja te Naim beu, i pasur shkonja; i urėt vinja, i nginjėt shkonja, pa shpresė vinia, plot shpresė shkonja; nie shpirt tė sėmurė vinja, kur shkonja ndjenja vetėhenė tė gjall' e me shpirt; fjalėt qė na thoshte na shėronin zemrėn!" - thotė njė ng'ata. Kėta njerės qė kanė sytė me lotė, kėta janė ng'ata qė kanė parė tė mira: kush kėrkonte ndihmė, kush kish punė, kush kish djal' a ēupė pėr nė shkollė: kushdo qė kėrkonte ndihmė, s'kish ndihmės mė tė math e mė tė mirė se ky shqiptar i math qė po varrohetė sot!
Kėta tė tjerė mi fytyrėt e tė cilėve ėshtė shkruarė helmi dhe zia, kėta tė gjorė s'kanė pasurė fatin ta shohin nė gjallėri Naimnė: Po i kanė kėnduarė librat shqip, i kanė mbajtur nė zemrė vjershatė; ato vjersha u kanė dhėnė dashuri pėr mėmėdhe e pėr njerėzi, ato libra u kanė rrėfyerė ē'ėshtė mirėsija, dashurija, puna dhe jeta. Kėta tė gjorė janė tė helmuarė qė s'e panė dot sa ish gjallė, po kjo nuk' i ndalon tė kenė nderim dhe dashuri tė madhe pėr Shqptar' e math qė po shpihetė nė varr.
Kėta tė tjerė s'janė shqipėtarė, po nga komb tjatrė: turq, grekė, etj; kan' ardhurė me nder tė math se kanė pasur fatnė tė kuvendojnė me Naimnė dhejanė ēuditur me diturinė, me mendjen, me sjelljen e bukurė tė tij!
Ja se ku po ecin me krye t'unjėt gjithė kėta njerėz; nga nderi arkėn e mbahnė mi kokė mė tė lartė; ecin me ngadale, se trėmbenė tė vėnė nė dhet kėtė njeri tė dashurė: duanė ta majnė! Dhe sikur tė munt t'i epėsh shpirt pėrsėri, cilido do kursente tė tinė?
Ora 7. Arritmė nė varr. Kėtu na pret njė helm i ri: Jemi pėrpara varrit t'Abdyl beut; kėshtu, pra, kėta tė dy vėllezėrė qė kanė rojtur bashkė, kanė punuarė bashkė, kanė pasurė njė qėllim e njė mendim, ė janė pėrpjekurė tėrė jetėn e tyre pėr Shqipėrinė, janė dhe pas vdekjes ngjitur nė varr!
Shikoni, o njerės, ja se ku vihetė nė varr Naimi! Naimi - babaj i shqipėtarėve, Naimi - babaj ynė, Naimi - mėsonjėsi ynė! Dy kut dhė arrijnė pėr kėtė njeri tė math e tė dashurė! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, mė s'e kemi pėr ta parė, mė s'e kemi pėr ta dėgjuarė'.
0 njerės, gjithė kėshtu do vdesim'. Do vijė dita qė tė mbulohemi inė njė gropė, qė tė na kalbenė e tė na bėhenė hi dhe eshtėrat! Ahere s'na ka pėr tė mbeturė gjė nga kėto poshtėsitė e dheut! Alierė nga lakmin-ii. nga ligėsitė. nga poshtėsitė, nga djallėziėt, nga marrėzitė s'do tė na mbesė fare gjėsend; vetėm njė kujtim do tė mbesė te njerėzit: si lum ata qė do tė kujlohenė pėr tė mirė, si mjerė ata qė do tė zihen ngoje pėr tė 1 igė! Si mjer' ata qė kanė qenė tė liq, si lum ata qė kanė qenė tė mirė! Perėndija do tė na njohė gjithė punėtė.
0 njerės. mirrni pjesė nga ky vend qė po mbulohet para syvet: Naimi shkoj pėr jetė! Shkoj pėr ne, po vate te Perėndija. Neve na mėsoj tė bėhemi tė mirė, tė duhemi, tė punojmė, tė duam Shqipėrinė.
Mirrni pjesė nga ky njeri pėrpara varrit tė tė cilil po rrimė me sytė tė lotuar! Mbani mėnt fjalėtė qė na thosh, kėshillatė qė najepte'. Kijeni pėr shėmbllė se ish i mirė, i virtutshėm, vetijėmiėr, shpirtrnirė, i ėmbėl! Tek ai ēdo njeri gjente njė ndihmės, njė kėshillonjės, njė baba.
0 shqipėtarė, nė doni tė nderoni kujtimin e kėtij njeriu tė math qė po e qan sot e tėrė Shqipėrija, mbani mėnt fjaoėt e tij: Jeni tė mirė, vetijpastrė, doni mėmėdhenė dhe gjuhėnė tuaj!
U mbarua dhe shėrbim'i fundit q'i bėmė kėtij shqipėtari, tė cilit i kemi detyrime tė mėdha e tė paharura sa tė rrojė Shqipėrija dhe gjuha shqipe. Tani, gjithkush ng'ata qė kish ardhurė tė vėrė nė gji tė dheut trupn' e Naimit, merr nj'udhė pėr tė kthyerė, po me kokė t'unjur e i mejtuarė.
Nga njė breg kthejmė dhe njė tjatėr kokėnė: ja se ku, atje tej, n'atė fshat mė tej Ysqydarėt, dy orė larg nga Stambolli, nė Merdiven - Qoj, mbi njė breg, atje janė tė dy varret: Njėri i ri, tjatri bėrė mė 11-tė tė Vjeshtės tė dytė 1892; n'ata varre janė mbuluar trupat e vdirshėm tė dy vėllezėrvet; atje nė atė fshat tė vogėl, larg nga Shqipėrija. larg nga er' e Shqipėrisė flenė pėrjetė dy njerės tė shtrenjtė pėr ne; larg nga ajo Shqipėri pėr tė cilėn rojtnė!
Po do tė vijė dita - oh, - kemi shpresė tė fortė - qė do tė lirohetė dhe do tė lulėzojė Shqipėria, dhe ahere, do tė shpihen eshtrat e kėtyre dy vėllezėrve nė Shqipėri dhe t'u gėzohetė shpirti duke parė - qoftė pas vdekjes - prodhimin r farėsė qė mbuallė me aqė dėshirė.
Lumo Skėndo
Eren-Qoj 1900