RILINDJA SHQIPĖTARE'
Shqiptarėt hynė vonė nė skenėn e nacionalizmit. Napoleoni II e quajti shekullin e 19-tė shekulli i nacionalizmit, sepse pikėrisht ai- pa tė shfaqej ndjenja kombėtare te shumė popuj. pėr tė cilėt mė parė as qė besohej se ekzistonin.
Pikėrisht nga viti 1800 te popujt ballkanikė filluan tė zgjohen ndjenjat nacionaliste: para kėsaj date, grekė. rumunė, serbė e bullgarė ishin tė kėnaqur qė kishin fenė e krishterė. qė ishin armiq tė turqve, dhe nuk shkonin mė larg. Bullgarėt filluan ta ndjejnė veten tė tillė vetėm rreth gjysmės sė shekullit tė kaluar. Shqiptarėve iu desh tė prisnin luftėn ruso- turke tė vitit 1877 pėr tė forcuar bindjet e tyre. Fakti qė ishin tė fundit nė kėtė gjė nuk do tė thotė aspak se janė inferiorė. Kam dėgjuar tė thonė se dijetari i shquar ēek, Safarik, gjatė njė darke me miq tė tij paska thėnė se, nė qoftė se njė forcė e mbinatyrshme munt tė zhdukte afėr 12 pjesėmarrės nė njė darkė, ideja e nacionalizmit ēek do tė zhdukej bashkė me ta: nė kėtė mėnyrė ishin shumė tė paktė ata tė cilėt e ndjenin vehten bohemė dhe jo gjermanė. Sidoqoftė, munt tė thuhet se kjo ėshtė njė nxitje e mirė qė prej disa dekadash. Nė kėtė lėmsh toke ka pasur shumė raca, qė nė tė kaluarėn ndritėn me njė shkėlqim tė fortė dhe tė cilat, qysh prej asaj kohe u shuan; njė tjetėr qė qėndronte nė rradhėt e para tė qytetėrimit aktual nuk figuronte mbi ne as ndėrmjet numrit tė barbarėve nė fillim tė erės sonė. Vitet tona janė njė gjė kaq e vogėl nė kėtė pafundėsi.
Ne themi se shqiptarėt pritėn vitin mėshirėplotė 1878 pėr tė dėgjuar thirrjen e gjakut dhe tė racės. A flinin mė parė sedra e tyre kombėtare dhe shqetėpsimi i tyre kombėtar? A e konsideronin ata veten si persona tė pėrzierė nė masėn e racave fqinje?
Mund tė thuhet sejo. Shqiptarėt, megjithėse nė pjesėn mė tė madhe rnyslimanė, nuk e kanė konsideruar veten kurrė turq. Nė tė kundėrtėn, ata kishin njė nocion tė qartė pėr individualitetin e tyre dhe njė hendek i thellė i pengonte ata tė ngatėrroheshin me racėn e pushtuesve. Udhėtarėt e Orientit dhe vėzhguesit e ngjarjeve turke, e kanė dalluar qė prej njė kohe tė gjatė kėtė karakteristikė tė shqiptarėve. Pikėrisht kėsaj ndjenje shumė tė zhvilluar tė ndėrgjegjes kombėtare. Shqipėria ia dedikon mosasimilimine saj nė inasėn qė e rrethonte dhe ėshtė me tė vėrtetė e habitshme qė ishuj tė vegjėl shqiptarėsh mbeten ende tė paprekura qė prej shumė shekujsh, duke ruajtur me anė tė fesė gjuhėt e tyre, pėrdorimin e tyre dhe zakonet e tyre, tė lėna nga tė parėt.
U desh sigurisht njė dozė e fortė vitaliteti etnik pėr t'i mbrojtur kėta shqiptarė nga asimilimi e zhdukja dhe ata tė vetė Shqipėrisė. tė cilėt dėshmuan pėr sedrėn e tyre kombėtare me revoltat e shumta qė ndėrmorėn kundėr turqve. Mė tė famshmet dhe tė njohurat ndėr kėto revoltajanė ato tė familjes sė Bushatllinjve (Mustafa dhe Mahrnud) nga Shkodra dhe tė Aliut nga Janina. Pas vdekjes sė kėtij tė fundit, pjesajugore e Shqipėrisė ka njohur shumė revolta tė tjera, sigurisht mė pak tė bujshme, porjo mė pak karakteristike.
Por pėr ta kristalizuar kėtė ndjenjė kombėtare dhe pėr ta konkretizuar atė nė njė koncept tė qartė, u desh tronditja e madhe e luftės ruso-turke tė vitit 1877-1878 dhe traktatet e Shėn-Stefanit e tė Berlinit qė e pasuan atė. Nė kėto traktate, rajone tė tjera tė banuara nga shqiptarėt ishin caktuar qė tė z-jeronin Serbinė dhe Malin e Zi ose tė krijonin shtetin e ri bullgar. Mė vonė ishte i njėjti problem, pėr t'ia lėshuar Greqisė- sė bashku me Thesalinė- pjesėn jugore tė vilajetit tė Janinės: pėr Shqipėrinė ky ishte fillimi i copėtimit. pranim dhe pasojė e copėtimit tė Perandorisė Osmane. mbasi vetė Shqipėria nuk llogaritej si entitet etnik. Kjo mjaftonte pėr tė reaguar; rreziku ishte tepėr i madh dhe tepėr evident: edhe njė luftė tjetėr fatkeqe pėr Turqinė dhe Shqipėria do tė zhdukej me perandorinė e krijuar nga pasardhėsit e Osmanllinjve. Pra duhej shpėtuar ngarkesa e saj e vogėl dhe tė mos lihej tė tėrhiqej nga anija, e cila po fundosej. Goditja u ndje dhe ndodhi reagimi.
Pėrballė rrezikut qė u kanosej, shqiptarėt u zgjuan instiktivisht, spontanisht. Sigurisht erdhi koha pėr kėtė. Dhe u organizuan disa mbledhje pėr tė rėnė dakort lidhur me masat qė duheshin marrė.
U mbajtėn mbledhje si nė veri edhe nėjug dhe qendrat kryesore ishin Preveza, Janina, Shkodra, Prizreni e qendra tė tjera tė dorės sė dytė dhe pak nga pak nė tė gjitha qytetet. Mbledhjet nė veri kishin si synim tė drejtpėrdrejtė tė parandalonin ndarjen nga Shqipėria e Guxisė dhe Plavės, tė Nishit, Vranjės dhe Kurshumlies. Mbledhjet ejugut duhettė shmangnin rrezikun nga ana e Greqisė. Njė tubim i rėndėsishėm u zhvillua nė fund tė vitit 1878 nė Gjirakastėr dhe dy delegatėt, Abdyl bej Frashėri e Mehmed bej Vrioni. u caktuan tė vizitojnė kryeqytetet e Fuqive tė Mėdha dhe lė paraqisin ankesat e shqiptarėve: nė fakt ata do tė shkonin nė Rome. Paris. Londėr, Berlin e Vjenė dhe pritja qė iu bė. nuk kishte aspak natyrė qe t"i dekurajonte ata. Kur u kthye nga misioni i tij. delegati Ahdy bej Frashėri shkoi nė Prizren ku u krijua Komiteti Qėndror i Mbrojtjes Kombėtare. i njohur me emrin "Lidhja e Prizrenit".
Qėllimi i vėrtetė i ndjekur nga komiteti ishte. perveē se ta shpėtonte vendin nga copėtimi, tė bėnte qė tė njihej e tė pranohej ekzistenca e njė Shqipėrie dhe e njė kombi shqiptar.
Nė fakt, ishte fjalajo qė tė shpėtoheshin mbeturinat e Turqisė. por qė tė respektohej trupi i njė Shqipėrie. Tė dy tė deleguarit qė vizituan politikanėt e Fuqive tė Mėdha duhej sidomos ta plotėsonin kėtė detyrė e program qė duhej ta vazhdonte Lidhja e Prizrenit.
Fillimisht Turqia e kishte parė me njė sy dashamirės Lėvizjen Shqiptare, pėrsa kohė qė dul-ej kundėrshtuar vullneti sovran i Rusisė dhe interesat e shqiptarėve ishin tė njejta me ato tė Portės sė Madhe. Por gjėrat morėn njė kthesė tjetėr, kur lėvizja nacionaliste shqiptare u forcua mė shumė nga sa mendohej.
Komiteti i Prizrenit pa u vonuar mė shumė, filloi tė hartojė njė pro- gram autonomist, qė kishte pėr dėllim njohjen nga Porta dhe nga fuqitė, tė ekzistencės sė njė Shqipėrie nė kufijtė e pėrcaktuar, duke pasur njė autonomi administrative.
Programi autonomist pėrfshinte territorin e vilajeteve tė Janinės e Shkodrės (nė tėrėsi) dhe pjesėt e banuara nga njė popullsi, shumica shqiptare, nė vilajetet e Shkupit dhe Manastirit, pjesė qė pėrfshijnė kėlo dy qytete dhe rajonet qė ndodhen nė perėndim. Kėto katėr vilajete duhej tė formonin njė tė vetėm, qė tė kishte si kryeqendėr Manastirin, shqipen si gjuhė zyrtare, njė buxhet tė pavarur dhe sherbimin ushtarak nė kufijtė e vilajetit tė madh shqiptar, pėrveē se kur mund tė kishte luftė me njė shtet tjetėr. Qė prej kėtij ēasti, nuk duhej shumė mendjemprehtėsi pėr tė kuptuar se kjo ishte lufta e hapur me Turqinė. Kjo e fundit nė fakt intrigoi pėr ta shpėrbėrė Lidhjen dhe pėr tė mbjellė pėrēarjen nė mes tė kryetarėve. Por kishte njė unitet tė ngushtė ndėrmjet tė gjithėve, si krishterė ashtu edhe myslimanė dhe, duke mos arritur asnjė rezultat me anė tė kėtyre mjeteve, Porta dhe sulltan Abdyl Hamiti qė ishte zot absolut, pėrdorėn njė mjet mė efikas: armėt. Marshalli Dervish Pasha u dėrgua nė krye tė 40 batalioneve. Shqiptarėt dispononin vetėm dhjetė mijė njerėz tė armatosur keq dhe qė nuk kishin asnje top. U zhvillua njė luftė dhe mitralozi turk bėri efektin e tij.
Lidhja pushoi sė ekzistuari, por ajo kishte funksionuar pėr dy vjet, duke dhėnė fizionominė e njė administrate autonome, duke krijur njė milici tė vogėl dhe njė buxhet -gjė qė ėshtė edhe mė e rėndėsishme- duke krijuar shkakun pėr tė forcuar ndjenjėn dhe ndėrgjegjen pėr njė nacionalizėm tė kristalizuar, duke e kthyer njė gjė tė vogėl e tė pandėrgjegjshme nė diēka tė qartė e tė ndėrgjegjshme.
Veprimtaria e Lidhjes nuk ishte sterile: Guxia dhe Plava u shpėtuan; Preveza dhe Janina nuk iu dhanė aspak Greqisė. mbasi fuqitė u detyruan tė pranonin se ato ishin rajone shqiptare. Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetė se Nishi, Vranja dhe Kurshumlie humbėn dhe koncertit europian iu desh tė pėrdorte njė manovėr detare pėr t'u dorėzuar malazesve qytetin trim tė Dulcingos me banorėt e tij tė guximshėm.
Lidhja u shpėrbė, kryetarėt e saj u larguan, u mėrguan dhe mbėshtetėsit e saj u persekutuan, por ndjenja nuk mund tė asgjėsohej dhe anėtarėt e Komitetit Shqiptar, duke u fshehur prej autoriteteve turke e duke u trembur ndoshta mė pak nga vetė turqit sesa nga kėshilltarėt e tyre, e vazhduan fshehur yeprimtarinė e tyre. Duke fillur nga viti 1880, veprimtaria e komiteteve politike shqiptare ishte lidhur ngushtė me veprimtarinė e tyre letrare.
* * *
Ndėrkohė qė komitetet, tė cilėt formonin Lidhjen e Prizrenit, e zhvillonin aktivitetin e tyre politik nė Shqipėri, njė tjetėr komitet ishte krijuar nė Konstandinopojė, me synimin qė tė punonte pėr kulturėn: kjo ishte e famshmja "Shoqėria letrare" nė statutet e sė cilės, tė publikuara mė 1879, shohim se figuronte roli i anėtarėve tė saj kryesorė, si tė krishterė ashtu edhe myslimanė: mė aktivėt ishin Sami bej Frashėri (vėllai i Abdyl bej Frashėrit) mysliman; Efendiu Pashko Vasa (katolik nga Shkodra); Jani Vreto (ortodoks i Shqipėrisė sė Jugut, distrikti i Leskovikut).
Shoqėria e Konstantinopojės -tė cilėn sulltani e toleronte nė dukje, pėrsa kohė qė ai besonte, ose bėnte sikur besonte se veprimtaria e saj drejtohej thjesht kundėr kėrkesave tė armiqve tė pėrbashkėt - nxorri po vitin e themelimit tė saj njė alfabet dhe libėr leximi; dhe pak kohė mė pas Pashko Vasa publikoi veprėn e tij tė titulluar "Studim pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt" (vepėr e cila u botua gjithashtu po atė vit nė Paris dhe nė pėrkthimin gjermanish, nė Berlin; njė pėrkthim turk u bė nga Ali Danish bej Prishtina, anėtar i Shoqėrisė Letrare; por Sulltani i sekuestroi gjithė kopjet dhe libri u ndalua.
Shoqėria Letrare zhvilloi njė veprimtari mjaft tė madhe pėr tė pėrhapur mėsimin nė gjuhėn shqipe dhe pėr ta bėrė praktike studimin e gjuhės kombėtare. Mbėrritja nė Konstantinopojė e Naim bej Frashėrit, vėlla i dy tė tjerėve, i dha njė hov tė ri institucionit kulturor dhe njė revistė letrare mujore, "Drita", mė vonė "Dituria" u botua pėr njė vit nė kryeqytetin turk. Eshtė e tepėrt tė thuhet kėtu se shkronjat e pėrdorura pėr tė shkruar shqipen ishin shkronj alatine. E kanė pasur gabim kur thoshin se shqiptarėt kanė pėrdorur shkronjat greke ose turke pėr tė shkruar gjuhėn e tyre. Qė prej mė se 400 vjetėsh, shqiptarėt pėrdorin shkronja latine dhe pikėrisht me kėtė alfabet u shtypėn librat e Buzukut, Frano Bardhit, Budit dhe Bogdanit.
Pra, nuk duhej besuar se Shoqėria letrare e Konstandinopojės krijoi njė gjuhė dhe njė shkrim. Nė Shkodėr shtypeshin libra shqiptarė qė prej 100 vjetėsh dhe pak mė vonė edhe shqiptarėt e Italisė (me nė krye de Radėn dhe Kamardėn) ishin futur nė studime tė thelluara qė duhej tė tėrhiqnin vėmendjen e botės letrare dhe tė zgjonin te bashkėkombasit ndjenjėn e studimit tė gjuhės kombėtare. Nė ēastin kur Shoqėria e Konstantinopojės filloi tė zhvillonte veprimtarinė e saj, i mėnēuri Konstantin Kristoforidhi punonte qė prej mė se dy dekadash pėr pėrkthimin nė shqip tė shkrimeve tė shenjta, nė shėrbim tė shoqėrisė biblike angleze.
Para Kristoforidhit, Naum Veqilharxhi dhe Kolonja (qė banonte nė Bukuresht) kishin bėrė njė provė duke botuar njė alfabet shqiptar (tė litografuar mė 1845). Pra, nuk bėhej fjalė aspak pėr tė krijuar, por thjesht pėr ta bėrė praktik dhe tė pėrdorshėm mėsimin dhe studimin e gjuhės shqipe. Dhe pikėrisht kėtu ėshtė merita e anėtarėve tė Shoqėrisė sė Konstandinopojės, se i ka nxitur kėto studime, se u ka krijuar bashkėpatriotėve tė saj ndjenjėn e mundėsitė pėr kėtė, se e ka shndėrruar atė nga njė gjuhė pottiuajse e vdekur, nė njė gjuhė tė gjallė kombėtare, se i ka dhėnė njė kombi tė tėrė si ideal studimin dhe mėsimin nėpėrmjet gjuhės sė tė parėve, domethėnė rigjenerimin nėpėrmjet mėsimit dhe bashkimit.
Pikėrisht pėr kėtė arsye viti 1878 duhet konsideruar si fillimi i rilindjes intelektuale tė shqiptarėve, ashtu sikurse ishte fillimi i rilindjes politike "Lidhja e Prizrenit".
Sulltani dhe Porta shqetėsoheshin pėr gjithēka qė ishte shqiptare: postave, doganave dhe sidomos agjentėve tė policisė u ishte dhėnė urdhėr tė sekuestronin tė gjitha shkrimet, tė gjitha korrespondencat nė gjuhėn shqipe. Dhjetra e dhjetra veta u burgosėn, u persekutuan, u ndoqėn sepse tek ata u gjetėn copa letre tė shkruara nė shqip.
I detyruar ta kufizoja studimin tim nė njė numėr tė vogėl faqesh, nuk mund tė shtrihesha deri te vėshtirėsitė qė hasnin shqiptarėt dhe te proēedurat e shkathėta qė ata kishin pėrdorur pėr tė bėrė qė tė dėshtonte vigjilenca e spiunėve turq nė tė gjithė Turqinė dhe bile edhe nė Konstadinopojė. Le tė flasim mė mirė pėr veprimtarinė e shoqėrive jashtė Turqisė.
Pra komitetet nuk mund tė funksiononin mė, veēse nė fon-nėn e shoqėrive tė fshehta revolucionare. Qendrat e veprimtarisė u transferuanjashtė vendit: nė vitin 1884 u krijua nė Bukuresht Shoqėria letrare Drita (mė vonė Dituria); ajo kishte njė shtypshkronjė dhe ka botuar libra letrarė dhe shkollorė, tė vėllezėrve Naim dhe Sami bej Frashėri, tė Jani Vretos, Thoma Sinos, Qiriazit etj.
Mė 1897 nė Bruksel u krijua revista "Albania" (qė mė vonė u transfema nė Londėr), e cila botonte nė faqet e saj vepra letrare tė poetėve Patėr Gjergj Fishta, Filip Shiroka dhe tė shkrimtarėve tė tillė si Faik Konica, P. Ethem Gjeēaj etj.
Njė vit mė vonė, mė 1898, nė Sofje u krijua shoqėria "Dėshira" me njė shtypshkronjė tė pajisur mirė dhe mund tė themi se veprimtaria nė botimin e librave kaloi nga Bukureshti nė Sofje, ky u shtypėn dhjetra vepra tė vogla letrare e shkollore, si dhe fletushka "Drita", e cila duhej tė krijonte njė frymė tė gjallė nacionaliste te shqiptarėt dhe tė mbėshteste aksionin militant tė komiteteve politikė. Duhet shėnuar nė njė mėnyrė krejt tė veēantė veprimtaria qė u zhvillua nėn regjimin e sulltan Hamitit nga njė grup politik revolucionar i drejtuar nga vėllezėrit Bajo e Ēerēiz Topulli dhe Mihal Grameno. Ky i fundit, nė tė njėjtėn kohė - poet e shkrimtar, ishte shpirti i kėrkesave pėr autonomi ekleziastike tė shqiptarėve ortodoksė.
Dhjetra e qindra mijra kopje tė shtypura u futėn nė mėnyrė tė fshehtė nė Shqipėri dhe u lexuan me etje: shumė persona tė burgosur si revolucionarė, pėr shkakun e thjeshtė se autoritetet kishin zbuluar tek ata libra ose gazeta shqip, i kishin kthyer qelitė e tyre tė burgut nė shkolla tė vėrteta, mbasi as ata, as nxėnėsit e tyre, nuk kishin ēfarė tė humbisnin.
Jashtė vendit, nė Bukuresht dhe nė Sofje, nė Egjipt dhe mė vonė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės u formuan shumė shoqėri dhe komitete, tė cilėt qė tė gjithė kishin programin e Lidhjes sė Prizrenit ose tė paktėn pėrpiqeshin tė siguronin nga Porta njohjen zyrtare tė kombėsisė shqiptare dhe lejen pėr mėsimin e gjuhės shqipe nė shkollat private. Nė aspiratat e tyre nacionaliste, shqiptarėve u duhej tė pėrballeshin me njė armik jo mė pak kėmhėngulės dhe tė tmerrshėm sesa vetė turqit. Ky ishte patriarku grek i Koristandinopojės. i mbėshtetur ose mė mirė i nxitur nga Greqia dhe Rusia: kėto tė dyja. iTiė tepėr: tre shtete - mbasi patriarkana ėshtė njė shtet brenda shtetit me fuqi tepėr tė tmerrshme - ishin kėshilltarėt besnikė tė Turqisė pėr ta nxitur atė kundėr shqiptarėve.
Pėr pasojė. shqiptarėt mė nė fund u bindėn se pėr tė shpresuar njė ngritje morale dhe kombėtare. duhej tė ēliroheshin nga tirania greqizuese e partriarkanės. e cila nuk bindej aspak tė pranonte ortodoksė qė nuk ishin grekėr. Pra. rilindėsit, futėn nė programin e tyre krijimin e njė kishe autoqefale, ku tė pėrdorej gjuha shqipe.
Lumo Skėndo
Pėrkthyer nga frėngjishtja: Shkėndia Dhame
1. Nxjerrė nga revista "Popujt e Lirė", gusht-shtator 1919