SA E VARFĖRĖ ĖSHTĖ SOT SHQIPĖRIA, DHE SI MUNT TĖ SHPĖTOJĖ NGA KJO VARFĖRI(Ekonomi politike)
Nė Kalendar tė motit qė shkoj, nė faqe 75 e poshtė. nėnė emrė: "Ē'jan' ata qė shkojnė zallit", qėrtonim mėmėdhetarėt tanė, pse s'punojnė ejanė pėrtacė. Shumė njerės qė kishin kėnduarė atė artikllė. na thonė se ish e padrejtė se edhe Shqipėtarėtė punojnė. tė mjerėtė gjithėnjė pa prerė.
Vėrtet Shqipėtarėt e gjorė punojnė! Vėrtet heqin njėmijė mundime pėr tė nxjerė njė copė bukė' Oh, kush nuk ka parė shqipėtarin nė Shqipėri e jashtė Shqipėrisė, qė bredh andej e kėtej duke patur shpresė tė bėhet njė zaptie, a njė kollēi e tė hajė njė copė bukė! Kush nuk e ka parė shqipėtar' e gjorė tė dergjetė nėpėr qytetet e mbėdhenj duke priturė bukėnėl Kush nuk' e di qė Shqipėtari vete nė Jemen dhe nė vende mė te largėt e shkruhetė z.aptie, pėr tė ngrėnė bukė?
Kėto qė themi janė tė vėrteta dhe tregojnė sa vuan dhe sa punon i varfėri djal' i Shqipėrisė pėr tė nxjerė bukė'. Kam njohurė njė Shqipėtar qė tė kėputte shpirtin; s'kish as ē'tė hante, as ē'tė vishte. E pyeta a kish gjėsend nė shtėpi; m'u pėrgjigj se kish njė familje, qė vuante urije. - A ke tokė pėr tė punuarė? - i thashė. - Kam disa pendė tokė, po s'ka kush t'i punojė; unė kam dalė nė kurbet, tjatrė njeri s'kam nė shtėpi, as tė holla qė tė ze ndonjė njeri tė punojė!
A e kupėtuatė? 1 bir' i botėsė kish dalė nė kurbet pėr tė fituarė tė holla, po vetė si dhe e shoqeja e djemtė s'kishin bukė tė hanin; arat i linin pa punuarė, se s'kish kush t'i punonte.
Nukė do t'ish vallė mė mirė sikur, ay shqipėtar i gjatė sa njė hosten, tė rrijė nė shtėpi, tė punojė arėnė e tė shkojė njė jetė tė lumturė midis tė fėmijėsė, se sa tė aratiset andej e kėtej dhe tė mos ketė bukė tė hajė?
Njė vent, ku dheu nukė punohetė, ku bota s'ėshtė lidhur pas dheut, kurrgjė s'munt tė vejė mbarė, se ēdo njeriu ay dhė ku ka lindurė, do t'i duketė si i huaj. Shumė tė menēim kanė thėnė qė Inglizėt venė mbroth se gjindja, nė ēdo gjė qė ka ngjarė, gjithėnjė ka ndenjur e lidhurė dhe e pandarė nga dheu. Inglizėt, sado qė kanė tokė shterpė mė tė keqe se ne shqipėtarėt.e kanė dashur dhenė dhe shtėpinė e tyre, edhe sa herė kan' ardhurė tė huaj. inglizėt kanė punuarė tė mbajnė arėn e tė jenė zot shtėpie'
Shqipėtarėtė bėjnė liksht. fare liksht qėjanė lidhurė pas qeverisė (turke) e qė ēdo njeri shpreh tė gjejė bukė nė punė tė qeverisė (tė hyqymetit)...
Tė mejtohemi pakė: a bėn mirė njė shqipėtar qė le plenk shtėpinė, arėn a fėmijėn dhe vete kėrkon memurijet, apo shkruhetė zapne"? Mbase thoni se i sjori shqipėtar vete nga e keqja. se nukė munt tė rrojė nė shtėpit tė tij; ėshtė pra i shtrėnguarė tė dalė nė kurbet tė nxjerė bukėnė! Po vallė qysh e fitojnė atje kėtė tė pakė bukė?
Ay i injerė qė le ėnibėlsin' e shtėpisė. qė le fėmijėn e dashurė tė tij, qė le vendin e bukurė ku ka shkuarė djalėrinė e tij..., le plenk shtėpinė e del pėr kėsmet. vete nė njė qytet tė huaj, gjen njė bej e i lutetė t'i gjejė bukė;
shkojnė disa muaj, disa vjet pa gjeturė ndonjė vent: nė kėtė kohė fėmija i ka mbeturė shkretė se vuan urije; ay i gjorė m'anė tjatrė dergjet, krimburė nė borxh... Ah. mė nė funt u-hap fati: miku ynė u-shkrua zaptie me gjashtė mexhitka tė bardha nė muaj! Oh, sa i lumturė! Ja ku u-mvesh me roba tė zeza: njė kordhė i varet m'anė tė mėngjėrė!
Tė gjorit zaptie rroga njė herė nė tre muaj i del dhe tė hollat qė merr nuk' i arrijnė as pėr vete as pėr nė shtėpi, pa le qė ka dhe njė barė hua. Ē'bėn, pra. miku ynė, qė tė nxjerė pakė tė holla? - Del kusar! Vėshtroni qysh:
Me qėnė qė rroga nuk i del ēdo muaj, miku ynė ka synė tė dalė tė mbledhė tė dhjetat (tė dalė tahsildar); kur del pėr kėtė punė, vete nėpėr fshatra. ngrėnjen' e tij si dhe tė kalit e merr me pahir nga fshatarėt; shtrėngon njerėzit e varfėrė qė tė paguajnė; i shtrėngon e i rreh gjer sa t'i japin gjė! Kemi parė e kemi dėgjuarė. qė shumė tahsildarė japin rryshfet te mylazimi a tejyzbashi. qė t'i nxjerrin nėpėr fshatrat, se ashtu gjejnė tė hanė e tė pinė pa tė holla e tė mbledhin para.
Sa mylazimė a jyzbashė, duke dalė disa muaj nėr fshatrat, mbledhin njė tok tė holla pėr veten e tyre! Edhe vjet nėjyzbash nė Janinė, emri i tė cilit nis ine H.. nė dy muaj e siprė mblodhi 35 lira! Kuptohet mirė qysh vjedhin zaptietė a mylazimėt...
E kush nuk e di sa paudhėsi punojnė ata qė dalin pėr taksim? Kujt nuk' i kanė rjedhurė ca pika lot nga sytė, kur ka dėgjuarė qysh taksildarėt rrjepin shtėpin' e bujkut, rrahin tė mjerin fshatar, i marrin edhe kusinė dhe e lėnė kėrcu! Kėto tė kėqija i bėjnė taksildarėt shumė herė pėr tė marė disa grosh nga fshatari. Mos pandehet se kėto ligėsi i bėn vetėm zaptie-ja;
jo, tė gjithė sajanė nė punė tė qeverisė, tė gjithė sajanė nė bukėn e saj, qė nga zaptieja e gjer te valiu, gjithė memuret e sulltanit, tė tėrė vjedhin e bėjnė njė mijė turpe. Edhe prapė ndonjė prokopi nukė kanė, se tė gjithė tė kėputin shpirtinė...
Nukė do t'ish vallė mė mirė tė punojė arėn shqipėtari, tė shikonjė kopenė a tė bėhetė tregėtar e tė nxjerė bukėnė me djersėn' e ballit. sesa tė dalė hajdut nėnė robėt e njė zaptieje, tė njė mylazimi a tė njė qatibi?
Hahni ka tė drejtė kur thotė "Sa tė muntnjė shqipėtari tė lėrė shtėpinė e tė pėrpiqetė tė fitonjė hukėn nė vende tė huaj, s'shprehet ndonjė pėrmirėsim"' d.ni.th.s'munt tė vejė pėrpara vendi kur le shqipėtari plenk shtėpinė dhe aratisetė andej e kėtej pėr tė nxjerė bukėn.
E thamė mė lart dhe e themi prapė: ay qė lidhet pas qeverisė. do-ine- thėnė ay qė merr njė punė nė qeveri. ėshtė ay qė i bėn mė tė mbėdhatė e tė ligavet Shqipėrisė. Se. njė njeri qė ka shkuarė mirė me fshatarėt e tij. posa bėhetė zaptie. ^ė e bėhet armik i fshatarėvet me tė cilėt gjer dje kish shkuarė vėllazėrisht. hiqet i rėndė. bėn ē'tė dojė se ka krahė hyqymetin (qeverinė), dhe, duke munduarė vėllezėrit' e tij. shikon tė fitojė qeverija a vetė ai, pa nė djall Shqipėria!
Ata qėjanė lidhurė pas qeverisė na kllasin nė grindje dhe ndarje midis tėnė; se ay njeri dolli nga Shqipėtarija e u-bė njeri i sulltanir. Duke dashurė tė fitojė, se rrogė nuk ijapin, mundon tė dobėtit dhe kėshtu gjindja thotė qė "nuk na mundon turku, po na mundon shqipėtari!" Me qėnė qė tė krishterėtė janė shumė herė tė dobėtė. zaptijeja a mylazimi e gjejnė mė lehtė tė bėjnė tė kėqija te shqipėtarėt tė krishterė dhe kėshtu hyn grindja dhe mėrzitja midis myslimanėve e tė krishterėve.
Pra, shqipėtarėtė qė hyjnė nė punė tė qeverisė, punojnė, heqin shumė mundime, rrinė nė vende tė liq pėr shėndenė, mezi gjejnė bukė tė hanė, nobat i kanė copė-copė. gjithnjė ndodhen nė rrezik e siprė se mos vritenė, se bėhen armiq me gjithė botėnė. Me qėnė kėshtu. kėndonjėsit munt tė pyesin: Shqipėtarėtė nukė dinė tė punojnė^
Njė i diturė n'ekonomi politike, Dety de Trasi. ka thėnė: "Gjithė fathardhėsi e njerėzvet ėshtė nė tė pėrdorurit inirė tė punės, e gjithė e keqja vjen nga tė pėrdorurit mė kot tė punėsė!"
Kėshtu, pra. shqipėtarėtė, nė vėnt qė tė lodhenė tėrė kohėnė, tė shkojnė njėjetė tė ndyrė e tė mos nginjin dot barkun nė punėra tė qeverisė,do t'ish shumė mė mirė tė vėshtronin tė fitonin duke punuar bujqėsinė a tregėrinė dhe, nė vėnt qė tė nxjerin bukėn duke bėrė tė ligė botėsė e duke i sjellė dėm kombit dhe vehtes sė tyre, do t'ish shumė gjė e pėlqyerė ta nxirnin atė bukė me njė mėnyrė t'urtė, tė nderēme e me djersėn' e ballit.
Nga tė paturit synė nė punėrat tė mbretėrisė, na gjen tė d ibėtė qeverija e na lot si tė dojė; se, tė themi. qė ca fshatra duanė, pėr shėmbėll, tė qahenė nga pagesat e rrugės ose tjatrė gjė. Pėr kėtė punė duhetė qė tė| gjithė njerėzija tė jenė tė bashkuarė... Qeverija. gjithėnjė, me ca tė qelburė memurijetė a me ca nishanė tė teneqejtė, gjen anėn tė ndanjė e tė bėnjė me- vehte ca nga neve, tė cilėtė bėhenė shushunja dhe pinė gjakn' e gjindjesė..
Njė shkronjės Frances-' duhet tė ketė diturė mirė punėrat e Shqipėrisė, kur thotė: "Shqipėtari sa ėsht" i butė e i mirė kur s'ka ndonjė punė nė qeverit. aqė bėhetė i keq e i lik kur mer ndonjė memurijet".
Gjer mė tani thamė qė tė qepurit pas qeverisė, tė pasurit syne n( memurijet ėshtė njė fatkeqėsi pėr shqipėtarėt. po kėndonjėsi munt tė mė thotė: "Kėto janė tė drejta. po qysh tė bėjnė shqipėtarėtė pėr tė fituarė tė holla? Me ē'anė tė gjejnė pakė para tė flamosura?
Pa tė shohim vallė. nukė ka ndonj' udhė pėr tė fituarė tė holla, veē memurijetit? Nukė munt. vallė. njeriu tė nxjerė para pa bėrė zaptie, mylazim. kajmekam a mytesarif? Nukė munt. vallė, njeriu tė bėhet' i pasurė, pa rrjepur botėnė e pa pirė gjakn' e vėllezėrėt? A nukė munt mė mirė njeriu tė fitojė tė holla me bujqėsi, me tregėri, me mjeshtėri (zanat)? Munt tė themi qė: Shqipėria do tė shpėtojė kur tė nisinė Shqipėtarėtė tė merenė me tregėti, me mjeshtėri e me bujqėsi, dhe tė heqinė sa tė mundinė dorė nga memurijetet.
Pa mė thoni sa merr njė zaptie q' i pėlcet koka nė djell. nė shi. nė dėborė e nė baltė? Sa merr njė kajmekam, sa merr njė mytesarif? Rrogat qė marrin nuk' u japin as sa pėr duhan!
Me aqė mundime, tė merreshin me tregėri. me bujqėsi e me mjeshtėri, do tė fitonin mė tepėrė, do tė rronin mė tė ndershėm dhe, nė vent qė t'i bėnin dėm, do t'i bėnin shumė tė mira Shqipėrisė. Pa na thoni, kėndonjės tė dashurė. a kini parė ndonjė njeri qė tė jetė nė bukė tė mbretit e tė jet' i pasurė? Jo, jo! Pa mė thoni si u-bė i pasurė Averofi nga Meēova, Hirsi, Roshildi, Vanderbildi. dhe kaqė tė tjerė qė kanė fituarė me milionė lira, me memurijetė tė qelburė i kanė fituarė tė hollatė, a po me tregėri e duke punuarė me nder?
Bujqėsija, domethėnė tė punuarėt dhenė mirė dhe me ment, tregėrija dhe mjeshtėrija, na kanė pėr tė shpėtuarė; ahere shqipėtarėtė do tė bėhenė tė pasurė, do tė rrojnė si njerės, do tė duanė shoku-shokun, se tregėrija gjithnjė sjell dashurinė. Duke hequr dorė nga qeverija e duke zėnė tregėrinė, do tė ngrihenė paudhėsitė qė punon sot parėsija, se ahere nė vent qė ta ketė synė nė vjedhje e nė rrėmbim, do ta ketė nė tregėri e nė mjeshtėri.
Adam Srnithi', i madhi themelonjės i ekonomisė politike, ka thėnė:
Tregėrija dhe injeshtėrija kallėn dalėngadalė n 'Ingiltere rregullėn nė punėrat dhe qeverm' e mirė; bashkė nie kėto dhe sigurinė dhe lirin' e gjindjesė, e cila inė parė rronfe nė liiftė tė paprerė nė mest tė tyre dhe si sklievėr nėn tė fortėtė.
Duke rėnė bota pas tregėrisė, do tė gjejė shpirt vendi ynė; se bujku i varfrė. qė sot nukė punon me dėshirė, se s'ka ku tė shesė drithėn q'i tepėron a viēin. a dhentė. Kur tė lulėzojė tregėrija e tė dalėjashtė Shqipėrisė plaēka. ahere fshatari e di qė do-mos-do shitet plaēka dhe zė e punon me zjarr e dėshirė. Ahere bujku lehtė do tė gjejė nė Shqipėri maqinėn q'i duhetė pėr tė punuarė mė mirė dhenė. Ahere do tė hyjnė e do tė dalin mallrat nė tė katrė anėt tė Shqipėrisė dhe tė hollatė do tė lėvrijnė nėpėr duar, se paraja sa herė tė shkojė nga njė dorė mė njė tjatrė, aqė mė shumė punė bėn. Duke shkuarė, tė themi. njė lirė njė mijė herė, nga njė njeri mė njė tjatrė, ajo lirė bėn punėn e zė vendin e njė mijė lirave.
Andaj, pra. bejlerėt e Shqipėrisė sa tė dėrgojnė djemt' e tyre tė mėsojnė nė shkollat pėr tė dalė memurė, do t'ish shum' mė mirė pėr vethen' e tyre e pėr mėmėdhenė, t'i mėsonin pėr tregėri, bujqėsi a mjeshtėri e tė vininė tė punonin pėr dritėn e pėr fitimn' e vendit tonė e tė tyren.
1 madhi Adam Smith, kur kėrkon se me ē'anė vjen kamja, gjen se "burimi dhe shkaku i kamjesė ėshtė puna"...
Duhet tė themi qė kamja nuk ėshtė me tė patur copėra ergjent a flori. Dhe me qenė se floriri a ergjendi (do-me-thėnė paratė) na duhenė pėr tė prishurė e pėr tė blerė me to gjėrra tė nevojshme pėr tė rrojturė mirė, themi se ēdo gjė qė na bėn tė shkojmė njė jetė tė prehurė, ėshtė kamje, edhe nė mos paēim fare tė holla.
Ejani tė vemi bashkė te njė fshatar; kasolleja ėshtė mos mė keq, mėnt rėzohetė; dera ėsht' e thyerė; era hyn mė ēdo anė; brenda kasolleja ėshtė e pafshirė, e ndyrė; s'ka asnjė fron pėr tė ndenjurė, asnjė mėsallė ku tė hanė bukė; shtrati pėr tė flejturė ėshtė i fėlliqurė dhe napa copė-copė; robat e fėmijėrisė janė tė lyera dhe tė shqepura. Themi qė i zot i kėsaj kasolleje ėshtė fort i varfėrė dhe, qė tė bėhetė pak i pasurė e tė rrojė si njeri, i duhenė tė holla.
Unė them se, ky njeri bėhet i pasurė edhe pa tė holla.
Burri i shtėpisė sa tė rrijė pėrtac, le tė marrė spatėn, tė vejė nė pyll tė bėjė ca dhoga; me kėto dhoga tė ndėrtojė kasollenė, tė bėjė ca frone pėr tė ndenjur dhe njė mėsallė (sofrė) tė bardhė; e shoqeja le tė shpjerė nė lumė tė tėra plaēkat e shtėpisė e tė fėmijėsė e t'i lajė mirė; ēupat le tė tjerrin me leshn' e dhėnve ca napa. tė cilatė t'i shtrojnė a tė bėjnė roba; pastaj rreth e rrotull shtėpisė tė pastrojnė kopshtin. tė qėrojnė barėrat e egėra, tė mbjellin ca lule... Kėshtii, kur tė kthehemi pa.s ca muajsh. do tė gjejmė kasollenė tė mirė, era s'ka pėr tė fryrė nga vrimatė. njė pastėrti duketė mė ēdo anė. mėsalla, fronet. napat dhe ēdo gjė janė tė pastra, kopshti ėshtė zbukuruarė. tufė-tufė lulesh japin erė tė mirė q'i gėzojnė shpirtin e i ėmbėlsojnėjetėnė njeriut. foshnjatjanė tė pastra si pėllumba. Si u-bė tani shtėpi e fshatarit. themi q'ėsht' i pasurė dhe i gėzuarė.
Pėr tė bėrė kėshtu. fshatarit nuk i duhen as fare tė holla: dhogat i bėri nė pyll, napat i endi rne leshn' e dhėnvet. i cili kish kaqė kohė qė rrinte mė njė ēip. robat u-lanė nė pėrrua: pėr t'u bėrė i pasurė, arriti tė pėrveshin llėrėt njerėzit e shtėpisė e tė punojnė. Pra Adam Smithi, ka tė drejtė kur thotė: Kamja ėshtė tė punuarėt.
Po dėgjoj njė nga kėndonjėsit qė thotė: "Janė tė vėrteta kėto fjalė, po ē't'i bėsh qeverisė qė s'na le tė lirė, qė s'na bėn rrugė, qė na rrjep e s'na le asnjė grosh, dhe veē qė s'na bėn asnjė tė mirė, po na le nė duart tė hajdutėvet".
Po dhe faj i kėtyreve te ne ėshtė, se nė vėnt qė tė lidhemi gjithė nė njė brez e t'ja mbledliim rripat qeverisė, ne bėhemi njė me tė dhe i ndihim tė shtypnjė vendin dhe vėllezėrit dhe vehtenė tonė, duke shpresuar tė marrim ndonjė copė teneqe a ndonjė memurijet; nė vėnt qė tė kėrkojmė fitimnė tonė n'udhė tė drejtė, arratisemi dhe dėmtojmė vehtenė tonė e gjithė gjindjen...
Shqipėrisė, - shpėtimi dhe fatbardhėsija i ka pėr t'i ardhurė duke zėnė njerėsit tregėrinė, mjeshtėrinė dhe tė heqin dorė nga dashurija qė kanė te buka me helm e qeverisė. Mbani nė ment fjalėt e Adam Smitit: "Tregėrija dhe mjeshtėrija e ndritoi Ingliterenė."
Lumo Skėndo
1. Nxjerė nga "Kalendari Kumbiar" i vitit 1900.
1. Lexo librin frėngjisht "A quoi tient la superioritė des Anglo-Saxous, par E.Domolins, F.Didot.
2) Hahn "Albansische Srudien", f.49 V.I. '"
3. Hequard, La Heute Alhanie, f.332
4. Adam Smith (1723-1790), autor i librit "Kėrkime mbi natyrėn e mbi shkakun e begatisė sė Kombeve"