TĖ SHPRESOJMĖ VETĖM NGA VEHTJA JONĖ'
Janė ca gjėra qė njeriu vetė i kupėton fort mirė, ca mendime qė janė shumė tė kthiellta nė kokė tė tij; nga ky shkak i duketė se dhe gjithė bota duhetė qė t'i kupėtojnė, kėshtu pandeh se nuk' ėshtė fare nevojė qė tė ndritojė kuvendin e ta ēpalosnjė gjer'e gjatė fjalėnė.
Po pėr fat tė keq nuk' ėshtė gjithėnjė kėshtu: shumė sende i kupėtojmė pakė me mundim, se ajo q'ėshtė fare e ēelurė pėr njerin, munt tė jetė e trubulltė pėr tjatrin. Pastaj njė e vėrtetė e madlie ėshtė kjo: atė qė duamė tė kuptohetė ēiltazi, lipsetė qė ta themi fare ēiltazi, ta themi dhe ta themi prapė, dy herė, dhjetė herė, njėzet herė qė tė hyjė mirė nė vesh dhe nė kokė, tė skalitetė nė tru.
Kjo ėshtė nė principet e mi qė kam ndjekurė gjer mė tani.
Shumė njerės i kanė kuptuarė fare ndryshe mendimet e mija, mė kanė bėrė qėrtime. mė kanė pyeturė ē'kam dashurė tė them, mėjanė luturė tė jem m'i kthielltė. Edhe kam parė se vėrejtjet e tyrejanė tė drejta.
Nė kėto faqe tė vogėla tė Kalendarit - si dhe nė ca shkrime, pa ndonjė vleftė padyshim, qė janė botuare te gazeta Lirija - duke kuvenduarė. me vėllezėrit e mij, duke qarė hallet tona. gjithėnjė kam paturė nė ment njė gjė: Tė pėrpiqemi qė tė pėrmirėsojmė vetijat tona, tė ndreqim tė metat tona, tė lartėsohemi dhe tė pėrparojmė vetėm me pėrpjekjet tona.
Tė tjerė - dhe tė shumtė - kanė mbledhurė gjithė kujdesin e tyre nė tė zbuluarė dhe nė tė numuruarė tė fajeve tė tė tjerėvet. tė kėqijave dhe tė padrejtavet qė na bėhenė prej tė huajve. Edhe kanė thirrur edhejanė qarė.
Edhe ne fort mirė i shohiin tė kėqijat qė na punojnė tė huajtė. fort kulluarė na radhitetė pėrpara syvet vargu i ligėsivet qė na vinė prej tyre. Po kėto tė kėqija dhe tė liga, tė shui-nta, s'duhet gjithėnjė tė na bėjnė tė, mos gjejmė njė shkak me tė thjeshtė, tė rrahim tė kėrkojmė tė metat qė kemi ne vetė.
Mė duketė se ēdo gjė ndreqetė kur tė ndreqemi ne vetė; ēdo tė lige i pritenė krahetė, kur tė ndreqim tė metat tona; ēdo tė keqije sė huaj i pritenė kėmbėtė, kur tė bėhemi ne vetė tė zotėrit qė tė mprojmė tė drejtat tona. qė t'u kundreqėndrojmė.
Shėmbulli ėshtė: e dimė qė moti na sjell shi, dėborė, breshėr, erė, dhe shtrėngatė: a ėshtė mirė qė tė qahemi nga kėto tė kėqija, a po duhetė qė tė ndeqim ēatinė dhe dritaret e shtėpisė?
Me fjalė tė tjera: a ėshtė nevojė qė tė ndreqim njerėzit e tjerė apo tė ndreqimi ne vetė'? Kur kemi shum' armiq, kur janė shumė njerėz qė na bienė mė qafė, a ėshtė mė mirė qė t'i lidhim duart e kėmbėt e botėsė, a po tė forcohemi nė vete dhe tė bėjmė botėnė qė tė na respektojė?
Edhe kėshtu kam qenė gjithnjė nė mendim qė duhet tė kėrkojmė, tė gjejmė dhe tė shohim tė metat dhe fajet tona, t'i zbulojmė, tė hapim sytė, tė mejtohemi dhe tė ndreqemi. Fuqinė duhet ta kemi brėnda te shpirti, te vetijat. te mendimet tanė, duhet tė kemi karaktere dhe vullnetin tė fortė, gjykimin tė drejtė qė tė mundim tė rrojmė nė kėtė shesh lufte tė jetesė pa frikė se mos na rrėzojnė mbėrdhe bota, pa u-ndrojturė se mos njė ēilimi i dobėt e njė armik i fortė tė vijė dhe tė na vėrė ndalime tė na dobėsojė dhe tė poshtėrojė.
Sa gjė e madhe, sa gaz shpirti ėshtė pėr njerinė tėjet'i fortė dhe tė ketė besim te vehtja e tij!.
Njeriu me tė vėrtet, nė kėtė jetė s'munt qė tė ketė besim veē se nė fuqi tė tij. Nė daēim qė tė mos pėrbuzemi, tė mos vuajmė dhe tė mos vdesim, duhetė qė tė jemi tė fortė, tė kemi mjaft fuqi pėr tė prapsurė rreziqet.
Ja kėtu edhe njė ēėshtje tjatrė. Kam bėrė shumė herė fjalė se ne shqipėtarėvet na duhetė njė parti thjeshtė kombiare.
Mos mė thuhetė se a janė gjithė mėmėdhetarėt nė njė ment, se gjithė udhėtė me njė shesh dalin, se gjithė mendimetė njė qėllim kanė? Unė dua qė pėr tė vėrtetėn dhe pėr tė mirėn, tė ketė veē se njė udhė tė vetėme. Ne duamė tė mirėn e kombit tonė, shpėtimin. e kėsaj Shqipėrije: duhetė qė shpėtimi t'i vijė prej vehtes sė saj, pėr tė mirėn dhe pėr fitimin e saj, drejt pėr drejt.
Le tė jemi mė tė kthielltė: Shpėtimin tonė ta presim nga vehtjajonė, si njė pemė tė pėrmirėsimit dhe tė naltėsimit tonė, njė pemė qė tė vijė vetiu, me djersėt, me pėrpjekjet dhe me dėshirat tona. Kjo ėshtė pėr ne politika m'e drejtė, udha m'e sigurtė, shpėtimi m'i nderēim.
Tė mos themi se ēdo njeri ka njė udhė tė ndryshme pėr t'arriturė qėllimin e pėrbashkėtė, se unė them qė udha si edhe qėllimi duhet' tėjetė njė: shpėtimi me anė tė vehtes sonė.
Mos gėnjejmė kurrė vehtenė dhe tė themi se munt qė tėjetė mėmėdhetar dhe besėdrejtė ay qė shpreson prej Greqisė, prej Serbisė. prej Bullgarisė. prej Malit tė Zi a prej Tyrqisė, ose prej Fuqivet tė Mėdha. Le tė jemi gjithnjė tė sigurt se ata qė ushqejnė tė tilla shpresajanė fort tė gėnjeyerė dhe tė gjorė. nė qoftė se nukjanė gėnjeshtarė dhe tradhėtorė.
Tė huajtė. ēdo tė mirė qė tė na bėjnė neve, sado t'ua dojė politik'e tyre, e kanė mė teprė pėr interesin'e tyre se sa pėr sytė e zezė tanė. Ėshtė, pra gjė me ment qė tė lemė gjithė punėt tona nė dorė tė njė tė huaji, dhe gjithė shpresėn e rojtjesė ta varim te njė njeri qė pa dyshim, mė parė se ēdo gjė ka pėr detyrė tė mejtojė tė mirėn e tij?
Prandaj shumė herė nė kuvendimet e mij qė bėj me kėndonjėsit, dukem i ashprė dhe ksenofob, qė shumė herė dėftej njė ēbesim, kundrejtė tė huajve. Se dua qė ta kemi besimin te vehteja jonė, dua qė ta presim tė mirėn prej vehtes sonė.
S'ėshtė mirė qė ta lėmė vehtenė si lodrė te tė huajtė, se kėta sa-do-qė tė najenė miq, ē'respekt dhe nder munt tė kenė pėr ne kur tė na shohim qė jepenit verbėrisht nė duart e tyre, me njė besim tė verbrė, nė mos dhe me njė shpresė interesi tė turpshėm?
Kėto janė, i dashur kėndonjės, mendimet dhe principet e mija. Tani detyrajote ėshtė qė tė mejtohesh akoma, ta drejtosh ēėshtjen. Vetėm mos tė harojmė se: 1. Njeriu duhet tė ketė besim nė vehtja e tij; 2. Ay qė hirohetė dhe qė bėhetė veglė verbėrisht te njė tjatrė, s'meriton kurrė ndonjė farė respekti.
Lumo Skėndo
Stamboll, Gusht 1912.
1. Nxjerė nga "Kalendari Kombiar", 1914