ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON
1 - Rikrijimi kėtė radhė i njė Shqipėrie tė qėndrueshme duke riparuar padrejtėsitė dhe dyshimet e shfaqura ndaj saj nė Konferencėn e Berlinit 1880 dhe asaj tė Londrės 1913. ėshtė i nevojshėm pėr paqen e Ballkanit dhe ėshtė i imponuar nga parimet e lirisė.
Nė vitin 1880 Goschen nė letrėn e tij Nr.82 drejtuar Kontit Granville (me datė 26 korrik - madje Blue Book nr.15 1880, Pjesa II, faqe 184) insisionte nė njohjen e njė province tė gjerė shqiptare qė do tė pėrfshinte tė gjitha territoret e banuara nga shqiptarėt.
2- Nė se ēėshtja shqiptare nuk pėrfitoi deri tani nga ēdo lloj mbėshtetje diplomatike. arsyeja qėndron nė vetė dy drejtimet politike tė ushtruara nga Rusia e cariste dhe nga Monarkia austro-hungareze.
Carizmi pėrpiqej qė tė mbėshteste pretendimet - po aq tė padrejta se sa fyese - tė sllavėve tė jugut dhe tė Greqisė; Austria, pėrkundrazi, ishte e detyruar tė merrte pozicion nė favor tė Shqipėrisė, megjithėse nisur nga njė qėllim egoist dhejo pa insistuar nė prapamendimet e saj.Ēdo lėvizje kombėtare shqiptare akuzohej pra nga armiqtė tanė si njė makinacion austriak dhe si njė lėvizje e rreme e drejtuar kundėr sllavizmit dhe helenizmit.
Disa prej fuqive tė mėdha u nxitėn nga ky fakt dhe mbajtėn njė qėndrim pak tė favorshėm - po aq haptaz armiqėsor - nė lidhje me Shqipėrinė. Kėshtu aspiratat kombėtare tė shqipėtarėve nuk u morėn parasysh.
3 - Por aktualisht kur Austro-Hungaria dhe politika e saj nuk pėrbėjnė veēse kujtime politike dhe kur revolucioni rus varrosi perandorizmin moskovit, ēėshtja shqiptare duhet tė gjejė rrugėn e saj tė vėrtetė, d.m.th. qė ajo duhet tė pėrfitojė nga mirėsia e fuqive tė mbledhura nė Konferencėn e tanishme tė Paqes, sipas shembullit tė ēdo evolucioni tjetėr tė drejtė dhe tė paanshėm.
4 - Pretendimet serbe mbi Shqipėrinė dhe pushtimi i vilajetit plotėsisht shqiptar tė Kosovės mė 1913 ishin vdekjeprurėse pėr te. Serbia qė realizoi unitetin e saj kombėtar nėpėrmjet krijimit tė njė Jugosllavie tė madhe duhet tė heaė dorė Dėreiithmonė nga krahinat shqiptare tė cilat janė dhe kanė qenė pėrherė toka shqiptare. (Shiko nė kufijtė etnografikė tė Shqipėrisė tė cilat duhet tėjenė gjithashtu edhe kufij politikė).
5 - Greqia pėrfiton pjesė tėpasura nga aneksin-ii i ishujve dhe nga privilegjet nė Azinė e Vogėl dhe pėr asnjė shkak nuk duhet tė ushqejė synime impreialiste mbi Epirin (Shqipėri e Jugut).
6 - Italia nuk mundet me t'i drejtohet ekuilibrit tė Adriatiku nė momentin kur ajo nuk ka mė frikė nga fuqia e Austro-Hungarisė sė vjetėr. Ėshtė njė pikė evidente - dhe Konferenca e madhe e tanishme duhet ta marrė parasysh - qė pushtimi i Vlorės (Valona) nga Italia ėshtė e barabartė me copėtimin e Shqipėrisė pėrfundimisht nga lista e kombeve dhe e shteteve. Asnjė ndėrhyrje nga njė Shtet i huaj nuk duhet toleruar nė Shqipėri, kjo nė interes edhe tė vitalitetit tė Shqipėrisė vetė, e cila nė qėllimin e shmangies sė fėrkimeve tė mėvonshme, fakt i rrezikshėm pėr Fuqitė e Mėdha.
7 - Shqipėria nė kufijtė e saj etnografikė qė ne do ti citojmė mė poshtė duhet tė krijojė njė Shtet plotėsisht tė pavarur.
Megjithatė Shqipėria - nė se ajo nuk do mbrojtje nga tė huajt - ajo ka nevojė pėr njė ndihmė pa interes dhe mirėdashėse me qėllim qė tė mbėshtetet nė fillimin ejetės sė saj politike.
Kjo ndihmė duhet t'i jepet Shqipėrisė nga njė fuqijo direkt e interesuar nė Ballkan, pėr njė periudhė disa vjeēare (p.sh. 5 vjet), dhe ne mendojmė se Republika e madhe amerikane do tė kryente njė shėrbim tė jashtėzakonshėm pėr njerėzimin duke realizuar kėtė mision.
8 - Kufijtė etnografikė tė Shqipėrisė, qė duhet tė ndihmojnė kufijtė politikė, janė si mė poshtė:
Nė Jug: Kufiri i vjetėr greko-turk i kohės para luftės ballkanike te 1913, d.m.th. gjiri i Artės, lumi i Artės dhe Pindi.
Nė Lindje: Mali i Gramozit, matanė Kosturit, vargjet e kodrave nė lindje tė Manastirit si dhe kodrat midis Prilepit dhe Veleshit, liqeni i Kaplan (nė lindje tė qytetit tė Shkupit) dhe njė linjė e zgjatur e kėtij liqeni nė Zibefteka (pjesa mėjugore e kufirit tė vjetėr serbo-turk pėrpara 1913);
Nė Veri dhe Veri-Lindje: Kufiri i vjetėr (pėrpara 1913) serbo-turk deri nė fshatin Belotekiza (nė veri-lindje tė qytetit tė Mitrovicės); nga Belotekiza kjo linjė demarkacioni duhet tė arrijė deri nė kufirin e vjetėr - Turqi - Mali i Zi, duke vazhduar me vargmalet e quajtura tė Rrojit (Tergovishta) - Guci, Plavė, gjithė Malėsia si dhe Ulqini dhe Tivari (dy qytete qė iu dhanė Malit tė Zi pas luftė ruso-turke tė 1878), duhet t'i mbeten Shqipėrisė, si dhe Podgorica e Shpuza. Nė Perėndim: Bregu i Adriatikut nga Tivari nė Veri, deri nė Prevezė nė Jug. Pėr t'u konsultuar mbi Shqipėrinė:
Blue Book, 1880, numėr 15, pjesa 1 dhe 2, sidomos korrespondencat e Lordit Titz Maurice dhe Goschenit drejtuar Kontit Granville. Shqipėria dhe shqiptarėt nga Koloneli Berker, Paris 1990. Macedonia its races and their future by Brailsford, London 1906, kapitulli mbi Shqipėrinė.
Bradas, Die aus deknung der Slaven, Gotha 1869.
G.von Hahn: Udhėtimi prej Beogradit nė Selanik, Veinė 1862,
Gabriel Louis Jaray: Mbreteria e re e Shqipėrisė, Paris 1914, chez Hachette.
HARTA ETNOGRAFIKE:
Lejean: hartė etnografike e Turqisė sė Europės 1862.
Hartė etnografike e Sllavėve, Moskė 1867.
Krepert: Hartė etnografike e Turqisė sė Europės 1876 Berlin.
C. Sax: Hartė e Europės, Vienė 1877
Maqedonia, etnografia dhe statistika (nė gjuhėn bullgare) nga Vassil Kentschoff, Sofia 1900, me harta me ngjyrė.
Harta etnografike tė vilajeteve tė Salanikut, Kosovės dhe Manastirit nga Instituti i Etnografik nė Sofje (1907), me njė shėnim statistikor shumt tė detajuar 250 faqe.
Shėnim: Dy punimet e fundit tė botuara nga bullgarėt asgjesojne pretendimet bullgaro-sllave mbi pjesėn perendimore tė Maqedonisė d.m.th. mbi krahinat lindore tė Shqipėrisė.
Pėr t'u lexuar: broshurat dhe fletė-volantet e W.Howard de Philadelphie i cili ka qenė tri herė nė Shqipėri dhe ka konstatuar me sy egėrsitė e. papara e tė pakufishme tė kryera nga serbėt dhe grekėt nė veri-lindje dhe nė jug tė Shqipėrisė.
Mid'hat Frashėri
Pėrktheu nga frėngjishtja: Rudina Shiroka
M.Frashėri i ka drejtuar Presidentit Uillson tė SHBA-sė, mbrojtėsit tė ēėshtje shqiptare, njė pėrkujtesė, tė cilėn nuk e kemi gjetur ende, me gjithė kėrkimet tona.
Aneksi i memories ėshtė hartuar nga M.Frashėri nė frėngjisht dhe gjendet nė Arkivi e Shtetit (dorėshkrim).