28 Nandor 1912  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

pėrket Prizrenit, Pejės, Dibrės. "Me gjith •qi 
tė banuem nga Shqiptarė, thoshte 
komunikata, kta qytete kanė qenė ma parė 
sllave dhe prandaj iu dhanė Serbis. Rusija 
pranoi qi Shkodra t'i mbetet Shqipnis 
mbasi asht nji qytet thjesht shqiptar dhe 
selija e nji keyepeshkopate katolike. 
Raportet e Konsullit rus nė Shkodėr 
tregojnė qartė se Mali i Zi nuk ka qenė nė 
gjendje me asimilue disa mijė Shqiptarė, 
Katohke dhe Muslimanė, qi banojnė 
mbrenda kufijte tė tij tash 35 vjet."
Kral Nikolla, i pikėlluem, i dėrgoi Carit 
tė Rusis nji mesazh personal ku i thoshte:
"Zemra e madhe sllave e Madhnis Tuej do 
tė jet krenue me triumfet e ushtarve tė mij, 
por duket se Madhnija e juej duhet tė marri 
vendime, tė cilėt janė kundėr interesave ma 
tė shenjta tė vėndit tem. Madhnija e juej ka 
nėnshkrue nji marrėveshtje qi len 
Shkodrėn mbrenda kufijve tė Shqipnis."1
Kral Nikolla ishte aq ma tepėr i 
pangushėllueshėm mbasi kishte bindje tė 
plotė qi Shkodra do t'i dorzohej ushtėris 
malazeze. Objektivisht, kjo shpresė ishte e 
pathemeltė. Mizorit sllave nė tokat e 
pushtueme, tue vra, tue pre e tue plaēkite 
pa dallim feje, kishin bashkue Shqiptarėt 
sikur ndodhė githmonė kur gjinden 
pėrballė rrezikut tė huej. Shpallja e 
pamvarėsis nė Vlonė kishte ndezė flagėn e 
atdhedashtunis, ndėr malėsorė e qytetarė, 
tue i nxitė me u bashkue me 
bashkatdhetarėt e lirė. Mbrojtja ushtarake 
e Shkodrės ishte sigurue mirė, mbasi 
garnizonit tė komanduem nga Husein 
Riza Pasha i ishte shtue nji divizion 
rezervistėsh nga Shqipnia e Mesme. 
Divizioni kishte nė krye Esad Toptanin, i 
dli kishte qenė komandant ushtėrije ndėn 
regjunin e "Zhonturqve". Ushtarė dhe

1. Emile Saloy - Les documents secrets publiės par les Bolsheviks, faqe 69. 

                                                  Faqe 230

civilė kishin vendosė me qėndrue deri nė 
pikėn e fundit, pa marrė parasysh 
bombardimet, mungesėn e ushqimit, 
pusimet gjithfarėsh.
Kishte kalue ajo kohė kur ushtarėt 
Malazes mburreshin se do t'i thernin si 
berrat Shkodranėt qi kishin rezistue, dhe 
gjuha shqipe nuk do tė flitej ma, pa kalue 
as dy vjet. Por, megjithqi sulmet kishin 
ndjekė njani tjetrin me nji furi tė tėrbueme, 
Shkodra kishte qėndrue e patundun dhe 
Kral Nikolla po hante vehten prej marazit;
tue pa se preja po i shpetonte nga dora, ai 
urdhnoi artilerin ma terrorizue popullatėn 
civile me bombardime tė rėndomta dhe tė 
vazhdueshme, tue vra gra, pleq e femije. 
Kjo mase barbare idhnoi fort konsuj't e huej 
nė Shkodėr, tė cilėt protestuen zyrtarisht 
pranė komandės malazeze. Nikolla 
shpalli, pa qeshun, se Shkodra ishte nji 
qytet i fortifikuem.
Opinioni publik nė Britanin e Madhe 
filloi me kuptue se Kral NikoIIa nuk ishte 
ai dashamirėsi i Shqiptarve qi trumbetonte 
propaganda e tij nė kryeqytetet e Europės. 
Ai kishte dalė me zaptue toka tė 
begatėshme pa asnji tė drejtė dhe nuk po 
ngurronte me kundėrshtue nji vendim tė 
fuqive tė mėdha kur nuk i vinte pėr shtat. 
Gazetari anglez H. Nevinson, nji mik i sė 
vėrtetės, shkruente: "Taktika e pėrkrahėsve 
tė Malit tė Zi nė kėt ndėrmarije tė 
paturpėshme pėr me zaptue toka tė hueja 
asht me pėrzie Shqiptarė dhe Turq. Kurse 
tash qi Shqipnija ka shpallė pamvarėsin e 
saj, ky konfuzion asht ma i pajustifikuem 
se kurr. Teza zyrtare e Malit tė Zi asht se 
Shkodra ka qenė qendėr sllavizmi nė tė 
kaluemen dhe se ai ka tė drejtė me e pasė, 
kurse ushtarėt Malazes mburren se do ta 
zgjidhin ēashtjen shqiptare tue vra 
meshkujt, tue detyrue grat me u martue me 
Sllavė, tue stėrvitė fėmijėt nė shkolla sllave, 
dhe tue persekutue Myslimanė e Katolikė!

Faqe ne vazhdim