Mbreti Zog i I
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 301

mos lozin ma nji rol politik.
Atė qi bani Keshilli i Shtetit persa i
pėrket sistemit liggjuer e bani nji grup
arėsimtarėsh, me Aleksandėr Zhuvanin nė
krye, pėrsa i pėrket librave shkollore. Kto
libra si historia, gjeografije, gjuhėsije,
pedagogjia, arithmetika, leximi, etj., banė
nji shėrbim tė ēmueshėm edhe persa i
pėrket ggjuhės, mbasi nė hartimin e tyne u
pėrdor dialekti i Elbasanit, ose ma mirė me
thanė i Shqipnis sė Mesme, qi kuptohet ma
lehte nga banorėt e veriut dhe tė jugut.
Ministrija e Arėsimit bani nji orvatje tė
posaēme pėr tė mbledhė thesaret e folklorit
me rastin e 25 vjetorit tė pamvarėsis. Dy
vėllime tė lidhun bukur me baladad dhe
prrallat ma tė famėshme qi ka prodhue
gjeniu i popullit ggjatė shekujve, u botuen
me 1937 dhe ishte kėnaqėsi e veēantė me i
shfletėsue.
Regjimi policor i Shqipnis nuk
shoqnohej nga monopoli ideologjik i
shtetit si n'Itali ose nė Gjermani. Kėshtu qi
fletoret, revistat dhe librat e huej liheshin
me hye lirisht, me perjashtim tė botimeve
komuniste. Ky parim u zbatue edhe persa
i pėrket pėrkthimit tė kryeveprave tė
letėrsis botnore. Nji aktivitet intelektual i
ggjallė dhe i shumanėshėm u vėntetue ggjatė
vjeteve tė Monarkis dhe letėrsija shqipe u
pajosė me nji tok vepra tė famėshme nė
poezi dhe nė prozė. Nėpunėsit e Zyrės sė
Shtypit ishin ngarkue tė lexonin ēdo gja qi
shtypej, por mbasi tė delte nga shtypi. Ata
i raportonin ministrit, i cili ishte Musa
Juka ma tė shumtėn e kohės, dhe ai
vendoste nne e lanė tė lirė tė qarkullojė ose
me e konfiskue. Nėpunėsit e Zyrės sė
Shtypit ishin nė sumpathi me shkrimtarit
dhe i rekomandonin ministrit me marrė
masa administrative vetėm nė raste kur nji
botim mund tė interpretohej si propagandė
direkte ose e tėrthortė, kundėr reggjimit.
Revistat letrar e, nė kryeqytet dhe nė
krahinat, pėrfitonin nga mungesa e
monopolit ideologjik tė shtetit, pėr tė
zggjanue konceptin e liris nė mėndjen e
lexuesve, tue pėrdorė shprehje simbolike
dhe forma alegorike. Shkrimtarėt kishin
mėsue me qindrue mbrenda caqeve tė
lejuem dhe rrallė kush i jepte shkak
masave administrative tė qeveris, si pėr
shembull, internim nė Porto-Palermo tė
Himarės. Natyrisht, kishte revolucionarė
tė rinj qi nuk kėnaqeshin me kaq dhe
botonin tinėz material propagande
antiqeveritare me frymė komuniste. Kta,
kur kapeshin, ēoheshin nė Gjyqin Politik
dhe dėnoheshin me rreptėsin ma tė madhe.
Nji gjyq tė rinjsh ndėn njizet vjet, tė
pandehun pėr propagandė komuniste, u
ba nė Tiranė pak kohė para invazionit
rashist.

Me 28 nanduer 1937, Shqipnija kremtoi
me solemnitet tė madh 25 vjetorin e
shpalljes sė pamvarėsis. Ishte nji rast me
tė vėrtet i paharrueshėm. Shum nga miqt e
vėndit tonė ishin ftue dhe kishin ardhė si
vizitorė nderi pėr tė marrė pjesė nė
celebrimet. Deri zyrat e Ministris sė
Arėsimit ishin kthye nė dhoma tė fjetjes pėr
njerzit e shumtė qi kishin ardhė nė Tiranė,
jo vetėm prej sė jashtmi, por edhe nga
krahinat e Shqipnis. Djem dhe vajza,
veshun me petka kombėtare tė ēdo qyteti
dhe krahine, hiqshin valle nė sheshet e
kryeqytetit. Rrugėt dhe shtėpit ishin
zbukurue me flamure dhe lule, tue krijue
nji atmosferė hareje dhe dėfrimi. Parada e
madhe ushtarake kaloi pėrmes sheshit tė
Ministrive ku ishte ngrefė tribuna e Mbretit
Zog. Trupat ecshin me hapa rithmike,
ndersa bandat militare lojshin hymne tė
rastit. Nė mbramje u lėshuen fishekzare
dhe gjith populli kishte dalė nė rrugė me

                                                                                                                     Faqja ne vazhdim