Ujku dhe qengjiM'i forti nc kėtė jetė,
punon dhe bėn si do vetė.
Njė qengj i majmė ahumė
pi ujė nė lumė.
Njė ujk u lėshua
dhe iu afėrua:
Uria e kish shtrėnguar
dhe kish dalė pėr tė gjuar.
Pse trumbullon ujė?, thotė gjakėtori,
se kur e pa gengji nga frika pėrmori.
Zot' i math, tha qengj' i ngratė,
Ndėgjomė, jeta t'u ngjatė,
mos u zemėro,
tė lutem shiko.
Zot, lumi shkon poshtė, ti pi pėrmi mua
ujė tė kulluar,
Jo! U trumbullua.
Pastaj kam ndėgjuar
qė mė ke sharė
njė vit mė parė.
Zot, s'kesha lerė.
Yt vėlla. Po s'kam. Tė tjerė,
yt at, qentė dhe baritė
rrin' e mė shajnė pėrditė,
nukė kam dyshim,
ndaj sot s'ke shpėtim,
se pėr kėtė shkak
dua tė marr gjak.
Dhe u hodh e zuri,
ndė njė pyll e shpuri,
e mbyti, e ēqeu,
se kshtu i pėlqeu.