 |
Nje dite si kjo ...
2008 Ndre Mjeda
Nė 1 gusht 1937 mbylli sytė nė Shkodėr poeti i madh i Rilindjes sonė Kombėtare, Ndre Mjeda, i cili pati edhe njė aktivitet atdhetar: mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte nismėtar pėr formimin e Komisisė letrare, themeloi shoqėrinė kulturore "Agimi", punoi mjaft pėr gjuhėn shqipe, ndėrsa mbeti autor i pėrmbledhjes "Juvenilja", poemės "Andrra e jetės", poezive tė mrekullueshme: "Vaji i bylbylit", "Liria", "Lisus", "Skodra", etj.
Jeronim de Rada
Nė 1 gusht 1897 doli nė Koriliano Kalabro tė Siēilisė revista "Ylli i arbėreshėve", e pėrditshme kulturore, letrare dhe shoqėrore, nė italisht dhe pjesėrisht nė arbėrisht, organ i "Shoqatės kombėtare" tė drejtuar nga Jeronim de Rada.
Mihal Rehova
Nė 1 gusht 1912 doli nė Kostancė tė Rumanisė gazeta "Atdheu", e pėrdyjavshme politike, shoqėrore, kulturore, letrare nė gjuhėn shqipe dhe pjesėrisht nė frėngjisht, e drejtuar nga publicisti Mihal Rehova. Qarkulloi me 70 numra.
|
|
 |