 |
Nje dite si kjo ...
2008 Aleksandër Xhuvani
Në 14 mars 1880 u lind në Elbasan Aleksandër Xhuvani, mësues i Popullit, një nga figurat e nderuara të arsimit dhe gjuhës shqipe, i cili la si trashëgimi serinë e veprave të tij në 6 vëllime, që shërbejnë si gur themeli në studimin e gjuhës shqipe, gramatikës së saj, leksikologjisë, etj. Vdiq në vitin 1961.
Janaq Paço
Në 14 mars 1914 u lind në Konicë të Geqisë në një familje emigranëtsh shqiptarë, Janaq Paço, Skulptor i Popullit. U shqua veçanërisht për nudot e tij të mrekullueshme, një pjesë të së cilave iu desh t'i shkatërronte me dorën e tij, i detyruar nga diktatura, ndërsa në skulpturën shqiptare ai mbeti një figurë e madhe me: Monumentin e Skënderbeut në Krujë, me dy buste të Nolit, me shumë fi figura heronjsh kombëtarë, etj. Vdiq në vitin 1992.
Johan Shtraus (Ati)
Në 14 mars 1809 u lind kompozitori i madh austriak Johan Shtraus (Ati), i cili përpunoi formën e ciklit të pesë valseve, duke pasuruar strukturën melodike e ritmike të tyre dhe ndihmoi kështu në përhapjen e valsit përtej kufijve të Austrisë. Krijoi mbi 251 vepra muzikore (ndër to 152 valse): "Dallëndyshet e Austrisë", "Vajza e Danubit", të famshmin "Marsh të Radeckit", që mbyll çdo 1 janar Koncertin tradicional të Vjenës, etj .
Vilhelm Berknes
Në 14 mars 1862 u lind fizikani norvegjez Vilhelm Berknes, autor i teoremës mbi cirkulimin e shpejtuar që përshkruan lindjen e cirkulimit në lëngje ose gaze, në vartësi me shpërndarjen e densitetit dhe presionit në to. Në vitin 1917 shkencëtari krijoi shërbimin e ri Sinoptik në Norvegji dhe përpiloi bazat e metodës frontale si dhe teorinë e valëve ciklonare.
|
|
 |