Gjergj
Kastrioti |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
kombėtare nė krye tė forcave armate tė |
Faqe 130 gjykimin e pagabueshėm, me aftėsin e tij si mjeshtėr nė artin e luftės dhe me shembullin qė epte, t'ue dalė gjithmonė vet pėrpara. Por Gjergj Kastrioti nuk pėrbuzte kurr mendimin e prijėsve tė tjerė tė luftės kombėtare. Para ēdo beteje me randėsi ai mblidhte kėshillin e luftės qė pėrbahej nga gjeneralėt e ushtėris dhe pjestarėt e Lidhjes Shqiptare dhe vendosnin sė bashku planet strategjike mbas nji bisedimi tė hapėt dhe tė imtė. Nė rastin e rrethimit tė Beratit mė 1455, Skėnderbeu iu pėrulė vendimit tė shumicės me pranue ofertėn pėr armėpushim tė garnizonit turk megjithqė vet ishte i bindun se po bahej nji gabim fatal. Faktet e provuen se kishte pasė tė drejtė dhe Skėnderbeu e pagoi tue pėsue tė vetmen disfatė tė karrjerės sė tij. Fama e Gjergj Kastriotit ishte pėrhapė nė tanė botėn Kristiane. Ndėrsa mbretėn dhe krenė feodal t'Evropės ishin zhytė nė grindje dhe rivalitete personale sa mos me pa rrezikun qė kėrcėnonte mbarė Krishtenimin, shum 'njerėz tė thjeshtė tė atyne viseve ishin enthuzjasmue nga qindresa heroike e Shqiptarve ndėn udhėheqjen gjenjale tė fatosit kombtar. Shum qytetarė t'Evropės Kristiane, e tue pėrfshie edhe Anglezė, kishin vrapue nė kėshtjellėn e Krujės pėr tė luftue si ushtarė tė Gjergj Kastriotit. Nuk asht nji ekzagjerim me thanė se Skėnderbeu ishte nga klasa e heronjve legjendar, tė cilėt penda e Plutarkut i ka ba tė pavdekshėm. Kėsaj i duhet shtue se Skėnderbeu ishte pjestar i fundit i kėsaj falange qė nuk dinte se ē'asht frika dhe qė jetonte pėr tė luftue pėr idealin e liris dhe tė mirėn e nji populli qė e kishte zgjedhė si prijės. Merita e tij ma e madhe asht se ai jetoi nė praku i shoqnis moderne dhe se u frymzue nga feja kristiane. Gjatė nji ēerek shekull, ai luftoi pėr tė mos lanė qė Shqipnija dhe Gadishulli Balkanik tė |
|