Gjergj
Kastrioti |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
ēkėputeshin nga vathi i qytetnimit |
Faqe 131 ma i randė me u pėrballue, Skėnderbeu kishte ra nė hall edhe nga intrigat dhe manevrat e Venedikut. Logjikisht, Republika e Shėn-Markut duhej tė formonte nji front tė pėrbashkėt me mbretin e Shqiptarve, mbasi Turqėt sigurisht do tė vėrsuleshin kundėr saj ditėn qė tė kishin shtiė Krujėn nė dorė. Kurse Skėnderbeu u shtrėngue ta detyronte Venedikun me lidhė nji aleancė me tė, tue krijue pėrshtypjen sikur kishte ba paqe me Sulltanin. Mė 1463 Mehmeti i II kishte fillue nji fushatė kundėr Bosnjės nė krye tė ushtėris sė tij. Lidhja Shqiptare vendosi me i dhanė fund luftės kundėr Turqve tue nėnshkrue mė Sulltanin nji paqe fiktive me kushte qė nuk dihen. Por, njikohėsisht Skėnderbeu lajmėroi Papėn se ishte gadi me rifillue luftėn kurdoherė qė ta shifte tė nevojshme. Venedikasit u alarmuen dhe aleanca e tyne me Gjergj Kastriotin u nėnshkrue po at vit. Nė bazė tė kėtij traktati Skėnderbeu u angazhue t'i shpallte luftė Turqis, ndėrsa Venediku u zotue t'i jepte nji ndihmė tė pėrshtatun. Nji kontigjent venecjan i pėrbamė nga 1300 ushtarė dhe kalorės u dėrgue nė Shqipni bashkė me 2000 dukatė pėr tė mbulue shpenximet e luftės. Djali i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, muer privilegjin e trashėguem tė nji qytetari tė Venedikut dhe u ba antar i Kėshillit tė Madh tė paris venecjane. Fill mbas nėnshkrimit tė marrėveshjes nė mes tė Venedikut dhe Skėnderbeut, Papa Piu i II u bani nji thirrje tė gjith Kristianve me marrė kryqin kundėr Turqve. Mjerisht apeli i tij ra nė veshė tė shurdhėn. Dukej sikur asnjeri nuk ishte i interesuem me mbrojtė Krishtenimin. Deri edhe Ferdinandi i Napolit, pėr tė cilin Gjergj Kastrioti shkoi vet me luftue, nuk muer pjesė nė Kryqzatė. Piu i II, tue vue gjith besimin e tij ne Skėnderbeun dhe nė |
|