Gjergj
Kastrioti |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
Ndėrsa Skėnderbeu ishte nė oborrin e |
Faqe 119 librue tokat arbnore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhanė nji ferman pėr guvernatorin e Krujės qė t'i dorzonte kėshtjellėn. Porsa mėrrijti nė Krujė, Gjergj Kastrioti u kthye nė fen e tė parve dhe proklamoi luftėn e shenjtė kundėr invaduesve muhamedan. Ky epizod dramatik i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė, asht pėrshkrue nė historin e Barletit dhe asht pėrjetsue nė vjershėn "Skanderbeg" tė poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit tė Skėnderbeut nė kėshtjellėn historike asht pjella e imagjinatės sė Barletit. Pikpamja e tij asht se, mbas kapitullimit tė Gjon Kastriotit, Skėnderbeu qėndroi pranė babės sė tij dhe vetėm kohėmbaskohe shkonte me luftue pėr Sulltanin nė krye tė nji fuqije shqiptare. Kėt thezė tė rė Imzot Fan Noli e zhvillon nė historin anglishte tė Skėnderbeut qė botoi mbas lufte. Po tė jet e vėrtetė kjo, atėherė del se Skėnderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse tė gjith auktorėt e asaj kohe thonė me siguri se Skėnderbeu kaloi disa yjet nė oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpėrsėdrejti kėt fakt. Them fakt, sepse pėrdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej qė ishte atėherė nji gradė nė hjerarkin e ushtėris otomane. Nji tjetėr pikė qė mbetet e pashpjegueshme nė thezėn e Imzot N.olit asht se si Skėnderbeu kaloi njizet vjet nė Shqipni mbas mundjes sė Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesė nė luftrat qė u zhvilluen nė tokėn arbnore. 1 vetmi korrigjim me vėnd qė Fan Noli i ka ba historis sė Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skėnderbeu nuk ishte nji ēilimi i vogėl, por nji djal i rritun nė votrėn atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut tė sulmuen dhe tė mposhtun nga nji fuqi e huej. |
|