Gjergj Kastrioti
Skenderbeu
  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

luftė tė forcave kristiane u paraqit para
mbarimit tė vitit 1444. Jani Hunjadi dhe
Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue me
Turqėt nė skelėn Varna tė Detit tė Zi.
Skėnderbeu u ba gadi me u shkue nė
ndihmė aleatve tė tij, mirpo Despoti i
Sėrbis, Gjergj Brankoviē, ndaloi kalimin e
ushtėris shqiptare nėpėr tokat e tij. Ai vuni
si shkak armėpushimin pėr dhjet vjet qė
ishte nėnshkrue nė mes tė Hungaris dhe
Sulltanit nė Czegedin mė 12 Korrik 1444.
Nė bazė tė atij traktati Murati i II i kishte
njoftė si sundimtar nė principatėn e tij.
Kurse i dėrguemi i Papės Kardinal
Cesarini e kishte bindė mbretin Ladislav
me e shkelė armėpushimin. Atėhere
Polonija dhe Hungarija i shpallėn luftė
Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i cili
ishte tėrheqė nga jeta aktive, u kthye me
vrap nė Edrenė dhe muer komandėn e
ushtėris turke. Beteja u zhvillue afėr
Varnės. Armata Kristiane pėsoi nji disfatė
dėrrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkė
me mbretin Ladislav mbetėn tė vramė nė
sheshin e betejės. 1 pikėlluem nga
pamundėsijė me mbajtė premtimin,
Skėnderbeu i dha nji mėsim Despotit
Brankoviē tue ba kėrdin nė tokat serbe
pranė kufinit.
Tė vetnut nė botėn kristiane t'Evropės
qė e muerėn me sy tė keq fitoren e
Skėnderbeut qenė Venedikasit. Ata u
trembėn se mos Gjergj Kastrioti bahej prijės
i gjith Kristianve tė Perėndimit dhe
kėrcėnonte ma tepėr se vet Sulltani
dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre
tregtare jo shum tė pastra.
Pėr tė evitue nji gja tė tillė Doga i
Venedikut filloi negocjata me Turqėt pėr tė
shtie nė dorė Vlonėn dhe Gjinokastrėn.
Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit gjetėn
sebep nga njė pėrleshje ndėrmjet dy
familjeve princore shqiptare pėr me i
shpallė luftė Skėnderbeut, i cili iu dha nji

                                                  Faqe 122

dackė tė shėndoshė nė betejėn e Drinit mė
23 Korrik 1448. Doge i banė apel Sulltanit,
i cili dėrgoi menjiherė nji armatė nė
Shqipni. Kėsaj Skėnderbeu ia ndreqi
hesapin nė gusht po t'atij viti.
Nji paqe e mballosun u nėnshkrue vitin
tjetėr, kurse pėr pak Venediku do tė kishte
humbė tė gjitha posedimet e tij nė Shqipni.
Skėnderbeu muer premtimin se Republika
e Shėn Markut do t'i paguente nji
subvencjon tė pėrvitshėm prej 1400 dukatė
dhe nji hua prej 1500 dukatė pėr tė marrė
pjesė me Hunjadin nė luftėn kundėr
Turqve. Ky farė armėpushimi, jo shum i
sigurtė, vazhdoi deri mė 1463 kur
Venediku vet ishte nė luftė me Turqėt dhe,
tue pasė nevojė pėr krahun e pathyeshėm
tė Skėnderbeut, vrapoi me firmue nji
aleancė me tė.

Aleanca me Mbretin e Napolit

Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dėrgoi mot
pėr mot kundėr Skėnderbeut nji ushtėri
turke ndėn komandėn e njanit apo tjetrit
prej gjeneralve tė tij ma tė mirė. Te gjith u
mundėn me nji rregullsi tė pagabueshme
para se me mėrrijtė deri nė Krujė. Ma nė
fund, mė 1450 Murati i II vendosi me u
nisė vet nė krye tė ushtėris pėr me i hangėr
kryet kėtij kapiteni tė nji populli malcorėsh
qė guxonte me i ba luftė sundimtarit ma tė
fuqishėm t'asaj kohe. Kėshtu u ba rrethimi
i parė i Krujės ndėn komandėn e vet
Sulltanit tė perandoris Otomane. Ai kishte
prue me vehte metalin pėr tė shkrie topa nė
vėnd. Gjylet treqind kilshe ranė si breshėr
kundėr mureve tė kėshtjellės, mbasi
komandanti, kont Urani, refuzoi me
pėrbuzje nji ultimatum* me u dorzue.
Bombardimi i furishėm bani efektin dhe
muri i kalas u ēpue nė nji vend. Yryshi i
ushtėris turke me u futė mbrenda u ndal
pėrpara murit tė krahnorve shqiptare.

Faqja ne vazhdim