Gjergj Kastrioti
Skenderbeu
  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

Muej me radhė Sulltan Murati nxiti
ushtarėt e tij me zaptue reduktin e fundit tė
rezistencės shqiptare, por mė kot. Turqėt
duhej tė mbronin vehten nga sulmet e
trimave tė Skėnderbeut qė kishin zanė
pozitė nė malet pėrmbi kėshtjellėn dhe nuk
e linin anmikun tė merrte frymė, tė
gruponte fuqit, tė sillte ushtėri dhe mate-
rial dhe tė pregatiste mėsymjen.
Nėrkaq, Venedikasit banin pare tue iu
shitė Turqve ushqim dhe municjon. Nė
dėshpėrim e sipėr, Skėnderbeu ofroi me iu
dhanė Krujėn po tė vinin me i ndihmue atij
nė vend qė me ndihmue anmikun. Por ata
thanė se tregtija me Turqėt iu leverdiste ma
tepėr. Prapseprap ndihma e venedikasve
nuk e shpėtoi Sulltanin nga disfata. Mbas
pes muej orvatjesh tė pafrytėshme Sulltan
Murati ngriti rrethimin e Krujės dhe u
kthye nė kryeqytetin e tij. "Kėshtu mbaroi, -
shkruen Falmrayer, - akti i parė i tragjedis
shqiptare".

Tue ndjekė gjurma-gjurmės Turqėt qė
po tėrhiqeshin, Skėnderbeu u kthye
triumfalisht nė Krujė. Ishte e para herė
qysh prej kohės sė Sulltan Osmanit, qė nji
ushtėri turke thyhej nė luftė tue pasė nė
krye vet shefin e Perandoris. Skėnderbeu
muer famė si gjenerah ma i madh i botės
kristiane. Ai kishte dalė fitues kundėr nji
ushtėrije dhjet herė ma tė madhe dhe qė ishte
pajosė me artilerin ma tė mirė t'asaj kohe.
Triumfi i Shqiptarve kishte kunorėzue
gjashtė vjet luftime tė parreshtuna, por
humbjet nė njerėz ishin shum tė mėdha.
Me mija Shqiptarė ishin vra nė luftė ose
masakrue, shum krahina ishin shkretue
nga anmiku qė tėrhiqej. Skėnderbeu kishte
nevojė tė ngutėshme pėr ndihma, pėr me iu
ba ballė sulmeve tė tjerė qė nuk kishin pėr
tė vonue. Pikėrisht n'at kohė tė kritikėshme
disa nga pjestarėt ma tė fuqishėm tė
Lidhjes Shqiptare e lanė nė baltė fatosin
kombėtar, tue dezertue kush nė Turqėt,

                                                  Faqe 123

kush me Venedikasit. Vetėm pjestarėt ma tė
ngushtė tė familjes i qėndruen besnik
Skėnderbeut.
Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugė tjetėr
veēse me gjetė aleatė tė tjerė jashtė
Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit tė Napolit,
Alfonsit tė V, i cili ishte anmik i
Osmanllive dhe i Venedikut. Kėsisoj, Italija
e Jugut u pėrzie edhe nji herė nė historin e
Shqipnis. Nė nji kapitull tė maparshėm
kallzova se si Papa Urban i IV ftoi tė vėllan
e mbretit tė Francės, Karlin Anjou (Anzhu),
me i shkue nė ndihmė kundėr mbretit tė
Siēiljes dhe Napolit, Manfred, qė ishte prej
shtėpis mbretnore gjermane Hohenstaufen.
Nė Kallnuer 1266, Papa Klement i IV,
pasardhėsi i Urbanit tė IV, kunorzoi nė
Bazilikėn* e Shėn-Pjetrit Karlin Anjou si
mbret tė Siēiljes. Ai kishte ardhė n'Itali nė
krye tė nji ushtėrije franceze, e cila mundi
forcat mercenare tė Manfredit nė betejėn e
Beneventos. Karli hyni triumfalisht nė
Napoli dhe u suell si nji zaptues pa
shkrupulla kundrejt popullatės vendase.

Anmiqsija kundėr tij shkoi tue u shtue.
Nė Siēilje, qė ishte qendra e rezistencės, u
organizue nji komplot pėr tė prue nė fuqi
nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte
mbreti i Aragonės*, Don Pedro, i cili ishte
martue me tė bijėn e trashėgimtaren e
mbretit Manfred dhe ishte afrue me
Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun,
kundėr Karlit Anjou, i cili kishte dalė si
eksponenti i dinanstis latine tė Stambollit.
Sikur e pamė ma nalt, Karli kishte marrė
titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej
me debarkue nė Shqipni. Pikėrisht nė at
kohė Don Pedro, me ndihmėn financjare tė
Paleologut, kurdisi planin e nji spedite
ushtarake kundėr Siēiljes, mirpo para se
flota aragonase tė nisej prej Barēelonės,
populli i Palermos bani vet nji kryengritje
qė njifet nė histori si "Vesprat Siēiljane",
mbasi ndodhi mė 31 Mars 1282. Turma e

Faqja ne vazhdim