Gjergj
Kastrioti |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
Palermos u ēue peshė tue pa nji grup |
Faqe 124 prue dinastin Angjevine nė krye tė mbretnis sė Napolit. Kėshtu qė Filipi e la Alfonsin tė lirė dhe e ndihmoi me vazhdue luftėn. Kaluen gjashtė vjet lufte dhe pėrpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi pėrsėri mbretnit e Napolit dhe tė Siēiljes ndėn shpatėn e tij. Ky ishte Alfons Shpirtmadhi, tė cilit Skėnderbeu iu drejtue pėr ndihmė mbas fitores sė tij tė kushtueshme kundėr Sulltan Muratit. Nji traktat aleance u nėnshkrue nė Gaeta mė 26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj kohe, Skėnderbeu u proklamue sa pėr formė vasali i Alfonsit tė V dhe u angazhue t'i paguente nji shumė tė hollash vit pėr vit. Mbreti i Naplit, nga ana e tij, muer pėrsipėr t'i dėrgonte Lidhjes Shqiptare nji fuqi ushtarake tė caktueme dhe ndihmė financjare pėr tė vazhdue luftėn kundėr Osmanllive. Nė krye tė trupave aragoneze u emnue nji gjeneral luftėtar, i cili u vendos nė Krujė. Traktatin e nėnshkruen edhe princat shqiptar tė tjerė dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue me Skėnderbeun si kryekomandant i kunorės sė Aragonės, me nji pensjon prej 1500 dukatė nė vit. Nji fuqi simbolike prej 100 ushtarėsh katalanė zuni vend nė kėshtjellėn e Krujės dhe qėndroi atje deri mbas vdekjes sė Skėnderbeut. Mbas ēdo fitoreje qė korrte kundėr Turqve, Skėnderbeu i dėrgonte Alfonsit nji pjesė tė plaēkės qė mbetej nė duert e Shqiptarve, por asnji haraē nė tė holla. Traktati i Gaetas ishte sajue si guri themeltar i kryqėzatės kundėr Sulltanit, tue ndjekė gjurmat e prijėsit norman Robert Guiscard. Por kjo ndėrmarrje dėshtoi dhe ushtėrija aragoneze nuk debarkoi nė Durrės. Skėnderbeu vazhdoi tė jet zot nė tokėn e vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si aleat me tė drejta tė barabarta. Mjerisht, disa nga bashkėpuntorėt ma tė ngushtė tė Skėnderbeut e interpretuen traktatin e |
|