Ali Pashe Tepelena |
||
Faqe 158 |
||
pėr tė prue rregullin dhe qetėsin nė krahinat ku kishte shpėrthye banditizmi dhe anarkija. Spenditėn e tij ma tė famshme Aliu e organizoi me urdhėn tė Sulltanit Selim i III. Me nji ferman tė posaēėm Sulltani e emnoi gfuvernator (Vali) dhe kryekomandant (Serasqer) tė Rumelis. Ali Pasha u nis nė krye tė nji ushtėrije 80.000 vetėsh pėr tė shfarue hajdutėt dhe kusarėt qė terrorizonin banorėt e Maqedhonis, Thraqės dhe Bullgaris jugore. Trupat mercenare ishin rekrutue nga ēdo krahinė tė Perandoris otomane dhe sidomos nė Berat, Shkodėr, Selanik dhe Sofje. Spedita u zhvillue me sukses dhe Ali Pasha megjith ushtėrin mėrrijtėn nė portat e Filipopolit. Por sado qė ishte nisė me ferman tė Sulltanit, ai luftoi pėr hesap tė tij, tue mbledhė shuma lė mėdha si haraē nga popullata e vėndeve qė shkeli nė krye tė ushtėris sė tij. Nė Stamboll filluen tė trėmben se mos Veziri i Janinės, me hovin qė kishte marrė, pėrlante edhe Stambollin tue i dhanė grushtin e vdekjes Perandoris otomane. Agjentėt e Stambollit u munduen tė provokonin nji kryengritje nė radhėt e ushtėris sė Ali Pashės, mirpo pa ndonji sukses. Atėhere qeveris sė Sulltanit nuk i mbeti rrugė tjetėr veēse me i heqė titullin si Vali i Rumelis dhe Serasqer. Ali Pasha u kthye nė Janinė me nji shumė kolosale tė hollash dhe me disa pjesė artilerije. Nji gja qė provon se Ali Tepelena nuk ishte i ēveshun krejt nga ndjenjat shqiptare asht se kur qeverija e Stambollit i dha urdhėn tė marshonte kundėr Vezirit tė Shkodrės, Kara Mehmet Bushatasit, ai gjeti sebep pėr me iu shmangė kėtij misjoni. Domethanė se Aliu simpathizonte bashkatdhetarin e tij tė veriut. Megjithqė herė-herė e kishte si rival, prapseprap ai nuk donte me dobėsue nji anmik tė pushtetit otoman. Pėrleshja e paevitueshme nė mes tė Ali |
Pashės dhe Sulltanit ndodhi mė 1820. Sikundėr e pamė ma nalt, Sulltani Mahmut i II kishte shkatėrrue oxhakun e Jeniēėerve dhe po sajonte plane pėr nji ushtėri moderne simbas modelit perėndimor. Ali Pasha ishte munduar me sa i vinte prej dore me mbajtė Jeniēerėt nė kambė, mbasi i ndihmonin me dobėsue pushtetin e Sulltanit. Por Sulltani duel fitues ma nė fund kundėr kėsaj force shkatėrrimtare tė mbrendshme, ndėrsa mundja e Napoleonit nė Waterloo kishte shpėtue Perandorin Otomane nga anmiqt e jashtėm. Pikėrisht kėt kohė zgjodhi Sulltan Mahmuti pėr tė kthye Shqipnin ndėn sundimin e qeveris sė tij. Kupa e zemrimit kundėr Vezirit tė Janinės u mbush kur ai dėrgoi nė Stamboll dy njerėz me porosi qė tė vrisnin anmikun e tij, Ismail Pasho Benė, i cili po bante intriga nė Pallat pėr tė shtypė Ali Pashėn. Pasho beu ishte nji nga pronarėt e Shqipnis sė Jugut, tė cilit Ali Pasha i kishte rrėmbye tokat pėr nji shkak ose nji tjetėr. Mbasi kaloi vjete tue u dergjun posht e nalt, ai shkoi ma nė fund nė Stamboll dhe muejti tė siguronte nji audjencė me Sulltanin, tė cilit i mbushi mendjen se Ali Tepelena kishte qėllim me u ba krejt i pamvarun dhe me i kthye armėt kundėr Perandoris otomane. Nji dekret qė u shpall menjiherė pushoi Ali Pashėn dhe dy tė bijt nga ofiqet qė kishin nė administratėn otomane. Po nė at kohė, Veziri i Janinės muer urdhėn me u paraqit personalisht nė Stamboll. Ai nuk donte n'asnji mėnyrė me iu bindė kėtij urdhni por, nga ana tjetėr, nuk donte me e refuzue haptazi. Pėr tė fitue kohė, ai filloi nga manevrat e zakonshme, tue shpresue se do ta kalonte edhe kėt furtunė. Por kėtė herė rryshfetet nuk banė dobi, mbasi Sulltani vet kishte vendosė me transformue Perandorin otomane nė nji shtet tė centralizuem, tue shtypė rebelizmin e |