Ali Pashe Tepelena |
||
Faqe 159 |
||
Pashės dhe Sulltanit ndodhi mė 1820. Sikundėr e pamė ma nalt, Sulltani Mahmut i II kishte shkatėrrue oxhakun e Jeniēėerve dhe po sajonte plane pėr nji ushtėri moderne simbas modelit perėndimor. Ali Pasha ishte munduar me sa i vinte prej dore me mbajtė Jeniēerėt nė kambė, mbasi i ndihmonin me dobėsue pushtetin e Sulltanit. Por Sulltani duel fitues ma nė fund kundėr kėsaj force shkatėrrimtare tė mbrendshme, ndėrsa mundja e Napoleonit nė Waterloo kishte shpėtue Perandorin Otomane nga anmiqt e jashtėm. Pikėrisht kėt kohė zgjodhi Sulltan Mahmuti pėr tė kthye Shqipnin ndėn sundimin e qeveris sė tij. Kupa e zemrimit kundėr Vezirit tė Janinės u mbush kur ai dėrgoi nė Stamboll dy njerėz me porosi qė tė vrisnin anmikun e tij, Ismail Pasho Benė, i cili po bante intriga nė Pallat pėr tė shtypė Ali Pashėn. Pasho beu ishte nji nga pronarėt e Shqipnis sė Jugut, tė cilit Ali Pasha i kishte rrėmbye tokat pėr nji shkak ose nji tjetėr. Mbasi kaloi vjete tue u dergjun posht e nalt, ai shkoi ma nė fund nė Stamboll dhe muejti tė siguronte nji audjencė me Sulltanin, tė cilit i mbushi mendjen se Ali Tepelena kishte qėllim me u ba krejt i pamvarun dhe me i kthye armėt kundėr Perandoris otomane. Nji dekret qė u shpall menjiherė pushoi Ali Pashėn dhe dy tė bijt nga ofiqet qė kishin nė administratėn otomane. Po nė at kohė, Veziri i Janinės muer urdhėn me u paraqit personalisht nė Stamboll. Ai nuk donte n'asnji mėnyrė me iu bindė kėtij urdhni por, nga ana tjetėr, nuk donte me e refuzue haptazi. Pėr tė fitue kohė, ai filloi nga manevrat e zakonshme, tue shpresue se do ta kalonte edhe kėt furtunė. Por kėtė herė rryshfetet nuk banė dobi, mbasi Sulltani vet kishte vendosė me transformue Perandorin otomane nė nji shtet tė centralizuem, tue shtypė rebelizmin e |
tepėr vonė. Sulltani tregoi sesa politikan i rafinuem ishte kur emnoi Ismail Pasho Benė nė krye tė ushtėris turke qė dėrgoi pėr tė shtypė rebelizmin e satrapit tė Janinės. Nga ana tjetėr, gjenerali prej origjine bullgare, Pehlivan Baba, u emnue guvernator i Lepantit nė vėnd tė djalit tė Ali pashės, Veli beut. Tė dy armatat turke marshuen kundėr Janinės pėrmes Shqipnis sė Jugut dhe Thesalis, tue u dhanė grusht mbas grushti bandave bashibozuke tė Ali Pashės, qė ishin pa disiplinė, pa ideal dhe pa stėrvitje. Nji ushtėri 15.000 vetėsh prej trupave ma tė zgjedhuna ndėn komandėn e Ymer Bej Vrionit, dezertoi Ali Pashėn nė favor tė Sulltanit. Janjotėt i zuni lemerija dhe Veziri qė i kishin frikėn aq shum, mbeti vetėm me disa mijė trima nga ma besnikėt, 200 pjesė artilerije dhe nji flotė tė vogėl mbi liqenin e Janinės. Pasho Beu dhe Pehlivani me 50.000 ushtarė, por pa artileri dhe fort pak municjone, kishin ngrefė tendat nė skajin juguer tė liqenit tė Janinės. Ali Tepelena me gjith trimat e besės kishin gjetė strehė nė fortesėn e ngrefun buzė liqenit. Artilerija e Vezirit bombardonte Janinėn, ndėrsa ushtėrija turke hyni nė qytetin e mbuluem nga tymi i ndėrtesave tė djeguna dhe tė rrėnueme. Kur Ali Pasha bante pregatitjet pėr ndeshjen supreme* me fuqit e Sulltanit, dy tė bijt, Muhtar dhe Veli, i dorzuen komandantit tė ushtėris turke, anmikut pėr vdekje tė babės sė tyne, Prevezėn, Gjinokastrėn dhe vehten e tyne. Aliu e priti me shum dinjitet lajmin e kėsaj tradhtije tė fundit qė iu vinte kapakun gjith tė tjerave, dhe vėrejti vetėm se ata nuk meritonin tė ishin prej gjakut tė tij. "Nė kėtė fazė tė fundit dhe dramatike tė karrjerės sė tij, - shkruen William Plomer, - tiparet e shėmtueta tė karakterit tė Ali |