Ali Pashe Tepelena |
||
Faqe 160 |
||
pashės harrohen dhe del nė shesh madhėshtija qė i jep tė drejtė me u quejtė Luani i Janinės. Tue qenė gadi tetdhjet vjeē, i tradhėtuem nga dy tė bijt, i abandonuem nga komandantėt e nji ushtėrije qė ishte hedhė e tana nė anėn e anmikut, i sulmuem nga fuqija kolosale e Sulltanit qė ishte betue me e shtie nė dorė, tė gjallė ose tė vdekun, i mbyllun nė fortesėn e tij tė fundit me nji grusht trimash, dhe ndoshta i bindun nė thellėsin e shpirtit se nuk kishte ma shpėtim, Ali Tepelena nuk tregoi as ma tė voglėn shenjė friksimi, nuk e humbi dinjitetin, por vazhdoi tė jet fare i ambėl dhe i kandshėm nė bisedim".1 Rrethimi i Ali Pashės nė kėshtjellėn e Janinės u zgjat tepėr dhe ushtėrija e tė dy palve filloi me tregue shenja mėrzije, tue vue disiplinėn dhe veprimin e organizuem nė rrezik. Nė kėt fazė tė fundit tė luftės, Sulltani kishte emnue Hurshid Pashėn e Morės, nji ish-kryevezir dhe anmik per- sonal i Ali Pashės, si komandant tė ushtėris turke. Kto po ngjanin nė vitin 1821, kur nė Greqi plasi kryengritja. Aliu u trimnue nga ky lajm dhe u ba fodull pėrsėri. Filloi me vue kondita pėr me i dhanė fund rezistencės sė tij. Ai donte me u ba guvernatori i Epirit pėrjetė, kurse Turqėt nuk pranonin veēse dorzim pa kushte. Kėsaj Aliu iu pėrgjegj me nji breshėr gjylesh kundėr ushtėris rrethuese. Megjithqė e kishte zanė nji krizė reumatizmi tė kyēeve, Aliu drejtonte vet operacjonet nga shtrati. N'at kohė Marko Boēari, si prijės i kryengritėsve Grek, ishte afrue deri 20 kilometra nga Janina, mbasi kishte dėrrmue nji armatė turke. Kėshtu qė rrota e historis kishte ba nji xhiro tė plotė. Marko Boēari, kryetari trim i Suliotėve kryenaltė, tė dlėt Ali Pasha u mundue t'i shfaroste pa mėshirė dhe me tė pabesė, 1. Ali the Lion, f. 262 |
ishte tue luftue ndėn flamurin e nji kombi tjetėr. Nė vėnd qė tė bahej vet mbret i nji Shqipnije tė pamvarun me Janinėn si kryeqytet, Ali Pasha po i ndihmonte me rezistencėn e tij kundėr ushtėris sė Sulltanit, triumfit tė kauzės sė pamvarėsis greke. Nuk kishte ma as kohė, as mundėsi me koordinue luftėn e Shqiptarve dhe tė Grekve kundėr anmikut tė pėrbashkėt dhe Aliu ishte dėnue tė ēdukej pa lanė mrapa nji vepėr tė qindrueshme. Garnizoni i Pallatit tė Litharicės ishte dorzue dhe Veziri i Janinės ishte mbyllė me 200 vetė nė kalan anės liqenit. Hurshidi i premtoi faljen nė emėn tė Sulltanit dhe nji pozitė pėr Ali Pashėn nė nji krahinė tė Turqis Azjatike. U caktue nji pjekje mbi ishullin nė mes tė liqenit. Aliu u nis pėr nė vendin e takimit tue i dhanė urdhėn shėrbestarit besnik Selim Ēamit me hudhė nė ajėr tė 200 varelat me barut nė bodrumin e kėshtjellės kur t'i tregonin unazėn e tij. Mbasi kaloi disa dit tue pritė nė fillim tė Kallnorit 1822, Ali Pasha u lajmėrue se fermani i faljes kishte ardhė ma nė fund dhe ai i dėrgoi shenjėn Selim Ēamit qė barutin tė mos e ndizte. U kuptue shum shpejt se Hurshid Pasha e kishte prė nė besė tue ēpifė lajmin e dekretit tė taljes dhe Luani i Janinės vendosi tė vdiste si burrė. Ai ndodhej nė nji dhomė nė katin e sipėrm tė Manastirit tė ishullit nė mes tė liqenit. Nji togė ushtarėsh turq shkoi me e kapė. Ata hynė nė dhomėn e katit tė poshtėm ndėn atė ku ishte Ali Pasha dhe filluen me shtie pėrmes tavanit. Nji plumb e goditi nė grykė dhe, tue dhanė shpirtin, Aliu bėrtiti: "Qėndroni deri nė fund". Turqėt i prenė kokėn dhe e dėrguen nė Stamboll si provė se rebeli i fundit kundėr pushtetit otoman kishte mbarue. Kufoma e Ali Pashės u varrosė me ceremoni tė madhe nė Kėshtjellėn anės liqenit me 25 Kallnuer 1822. Vlen tė bahet nji krahasim ne mes tė |