Ali Pashe Tepelena |
||
Faqe 149 |
||
autoritare me karakter tė fortė dhe ambicje tė madhe, ishte nga nji familje bejlerėsh ilaka me vezirin e Beratit Kurt Pashėn. I ati, Veli beu, ishte ba i pari i Tepelenės mbasi kishte mbytė dy vllaznit e tij. Veli beu vdiq mė 1773 kur Aliu ishte vetėm nandė vjeē. E ama, p cila kishte pėsue poshtnime nga dora e anmiqve tė burrit tė saj tė vdekun, futi nė zemrėn e njomė tė Aliut pasjonin e hakmarrjes, lakmin me u ba i pasun dhe i fuqishėm, dhe vullnetin mos me tregue mėshirė kundrejt atyne qė e kundėrshtonin. Kur Ali Pasha filloi karrjerėn e tij pėr me u ba satrapi* i Janinės Shqipnija ishte nė nji gjendje anarkije tė plotė. Pronarėt feodalė sundonin nė fushat, krenėt e fiseve nė malet, dhe qė tė dy palėt ishin me thikė nė mes tė tyne. Muhamedanėt dhe tė Krishtenėt jetonin nė pėrpjestim tė ndryshme nė qytetet dhe krahinat. Por prirja e lashtė pėr liri personale dhe autonomi lokale ishte ma e fortė se fanatizmi ose antagonizmi fetar. Nė malet e Shqipnis fiset arbnore kishin ruejtė autonomin e tyne gadi tė plotė kundrejt pushtetit otoman, i pėrfaqsuem nga nji bej ose pasha qė kryesonte administratėn e nji krahine. Fusha e bregdetit dhe luginat pjellore tė lumenjve kryesor ishin ba ēifliku i familjeve feodale, disa prej tė cilave pretendojnė se janė trashėgimtarė tė atyne qė jetuen dhe luftuen nė kohėn e Skėnderbeut, sidoqoftė ajo qė ka rėndėsi asht se kjo aristokraci feodale ishte prej race dhe gjuhe shqiptare. Pashallarėt dhe Bejlerėt e Shqipnis, qofshin renegatė tė kohės sė Skėnderbeut ose qė ishin ba pronarė tue shkue me harxhe pėr hesap tė Sulltanit, kishin pranue fen muhamedane dhe sundimin otoman pėr tė gėzue privilegjet e tyne. Kėto privilegje pėrfshinin, pėrveē pronėsis sė tokave tė gjana, megjith bujqėt qė i punonin, edhe drejtimin e admimstratės sė |
vendit si pėrfqėsues tė Sulltanit. Nji zanat i preferuem i aristokracis shqiptare ishte me mobilizue trimat dhe me shkue me harxhe, domethanė me luftue pėr tė holla pėr hesap tė Sulltanit nė tė katėr ēipat e perandoris. Sapėr ēifēinjtė, ose bujqėt e ēifligjeve, ata ishin herė muhamedanė dhe herė tė krishtenė, por vuenin njisoj nga abuzimet dhe padrejtėsit e pronarve. Natyrisht, kishte edhe pėrjashtime, kur pronari ishte i njerzishėm dhe loste kundrejt bujkut rolin e kooperativės dhe te shoqnis sė sigurimit. Sidoqoftė, nji gja qė duhet theksue asht se kristjanėt e Shqipnis, bujk ose qytetas, nuk kishin ra nė shkallėn e "rajave", sikundėr nė shtetet e tjerė tė Balkanit. Nė Sėrbi, nė Bullgari dhe gjetkė populli i bashkuem nga feja e ndjente vehten tė shtypun ndėn sunduesin e huej qė ishte i nji feje dhe i nji race tjetėr. Derisa u kristalizuen ndjenjat kombėtare, feja luejti rolin e cementit pėr tė mbajtė popullin tė bashkuem dhe nė anmiqsi kundėr regjimit otoman qė e trajtonte si raja. Kurse nė Shqipni nji aristokraci feodale prej origjine shqiptare qeveriste vėndin pėr hesap tė Sulltanit, ndėrsa fiset e malėsive gėzonin tė drejtėn e vetqeverimit me fare pak kufizime. Nji pikė tjetėr me randėsi asht se bujku kristjan nuk ndjente kundrejt beut muhamedan atė mėni racjale qė ndante Sėrbin ose Bullgarin nga sundimtari turk. Ky asht ndoshta shkaku themeltar nė ndryshimin ndėrmjet evolucjonit* tė Shqipnisė dhe shteteve tė tjerė tė Balkanit nė shekullit e XIX. Nė kohėn kur Ali Pashė Tepelena filloi karrjerėn e tij, nė qytetet kryesore si Janina, Berati, Vlona, administrata kryesohej nga vezirė ose pashallarė tė emnuem me ferman tė Sulltanit. Nė qytetet ma tė vegjėl si Delvina, Kardhiqi, Preveza, Gjinokastra, Tepelena, etj., sundonin bejlerėt vėndas, tė |