Ali Pashe Tepelena |
||
Faqe 150 |
||
cilėt iu shtroheshin urdhnave tė qendrės derisa iu leverdiste. Nė krahinat malėsore si Suli, Himara, Labėrija, Skrapari, populli vetqeverisej, ashtu si Malėsija e Veriut nė kohėt tona. Gjendja nuk ndryshonte nga fakti se Suliotėt dhe Himariotėt ishin kristjanė, ndėrsa Labėrija dhe Skrapari ishin myslimanė. E vetmja lidhje nė mes tė kėtyne komuniteteve autonome tė qyteteve dhe tė krahinave dhe pushtetit qendruer tė pėrfaqsuem nga veziri ose pashaj, ishte tagri vjetuer qė duhej tė paguenin. Le tė mos harrojmė se populli nuk shifte asnji dobi nga ky tager, as mbrojtjen e personit dhe tė pasunis, as arsim, dhe asnji nga shėrbimet publike tė nji shteti modern. Sejcili komunitet duhej t'i dilte zot tė drejtave tė tij me pushkė nė krahė. Kėshtu qė grindjet lokale nuk kishin mbarim dhe davanė e fitonte kush ishte ma i fortė. Malcoret qė nuk i ushqente toka ishin rrebeshi i popullatės fushore. Kohė mbas kohė ata zbritnin nga ēerdhet e shqiponjės pėr tė krye spedita plaēkitjeje, tue marrė me vehte sidomos gjan e gjallė tė fusharakve. Pėr ta kjo ishte si me plaēkitė nji tokė tė huej, mbasi nė fusha shkonte vula e Sulltanit. Megjithse kishin kalue ma se tre shekuj ndėn sundimin otoman, Shqiptarėt myslimanė ose tė krishtenė nuk e kishin harrue se ishin tė nji race tė ndryshme nga ajo e Turkut. Anglezi J.C.Hobhouse, i cili vizitoi Shqipnin nė fillim tė shekullit tė XIX bashkė me Lordin Byron, shkruen kėshtu: "Nuk ka dyshim se kristjanėt qė mund tė quhen Shqiptarė pa dashtė me i ba hatrin kurrkujt, janė krejt tė padallueshėm nga muhamedanėt. Ata janė tė armatosun dhe shum prej tyne janė nė shėrbim tė Ali pashės, tue mos ndryshue nė asnji mėnyrė nga ushtarėt e tij tė tjerė. "Vihet re ndėr Shqiptarėt nji frymė pamvarsije dhe nji ndjenje atdhedashunije |
qė kapėrxejnė dhe shlyejnė tiparet e veēanta qė vėzhguesi i huej ven re nė mes tė ndjekėsve tė dy feve, muhamedane dhe kristjane, nė viset e tjera tė Turqis. "Kėshtu qė ndėrsa banori i nji krahine tjetėr, kur e pyet se ēka asht, tė pėrgjigjet "jam Turk" ose "jam Kristjan", banori i kėtij vėndi (domethanė i Shqipnis) tė pėrgjigjet "jam Shqiptar".1 Hobhouse-i qėndroi sidomos nė Jardnė dhe pėr tė Shqipnija shtrihej deri nė Mecovė dhe vargmalet e Pindit. Asht e vėrtetė me thanė se ndjenja e unitetit kombėtar si nji forcė politike vepruese nuk ekzistonte endė, por nė kėt gjėndje ishin atėhere edhe kombet e tjerė tė Balkanit. Nacjonalizmi luftėtar u ngjallė ndėn influecėn e ideve tė Revoljucionit francez dhe shkėndija e kryengritjes kombėtare u ndez me incicjativėn e forcave pėrtej kufinit. Nė rastin e Greqis, "Eterija" qė filloi luftėn e pamvarsis u themelue nė Odesė dhe shefi i saj, Ipsilanti, ishte nji gjeneral i ushtėris cariste. Nė kohėn e Ali Pashės detyrėn e xhandarit nė qytetet dhe katundet e banin "Armatolėt". Kėta rekrutoheshin nė mes tė djelmoshave kristjan tė vėndit me autorizimin e Pashajt tė Sanxhakut ose Krahinės. Por me dobėsimin e pushteti perandorak, Armatolėt kishin fillue tė bashkėpunonin me hajdutėt pėr grabitjen sistematike tė popullit qė duhej tė mbronin. Ali Pashė Tepelena filloi karrjerėn e ti) si kryetari i nji bande hajdutėsh qė vepronte sidomos nė Thesali dhe anės maleve tė Pindit. Kto krahina administroheshin nga Pashallėku i Beratit qė kishte nė krye Kurt Pashėn. Nji dit prej ditve, Alinė e zunė rob dhe e prunė nė 1. C. Hobhouse - Travels in Albania etc. f. 138-140 |