Ali Pashe Tepelena |
||
Faqe 151 |
||
Berat. Kurt Pashės i banė pėrshtypje bukurija mashkullore e djaloshit hajdut, mėndja e tij e shkathėt dhe zotėsija nė tė folun. Prandaj, ai e fali dhe vendosi me e mbajtė nė Konak si trim tė rojes sė tij personale. Aliut iu rrit mėndja dhe nji dit muer guximin me kėrkue pėr grue tė bijėn e Pashajt. Natyrisht, kėrkesa e tij u hudh poshtė me pėrbuzje dhe vajza u martue me Ibrahim Pashėn e Vlonės. Kjo martesė e goditi Aliun si nji thikė nė zemėr dhe ai ndjeu nji urrejtje tė pashuejtėshme kundėr rivalit tė tij ma tė lumtun. Me rastin ma tė parė Aliu u arratis nga Berati dhe u bashkue me bandėn e hajdutve. Kurt Pasha i zemruem dha urdhėn qė dezertori tė shtihej nė dorė, i gjallė a i vdekun. Aliu u zuė ngushtė nga trimat e armatosun qė e gjurmonin dhe gjeti strehė te Kapllan Pasha i Delvinės. E ama qė vėzhgonte me kujdes ēdo hap tė Aliut, rregulloi martesėn e tij me Gjylsymen, tė bijėn e Kapllan Pashės. Martesa u celebrue me salltanet* tė madh mė 1768. Aliu ishte 24 vjeē. Kapllan Pasha donte me pėrdorė zotėsin e tė dhandrit pėr tė zgjanue pushtetin e tij, por Aliu kishte ambicjet e veta dhe e kėqyrte tė vjehrrin si nji pengesė pėr realizimin e tyne. Ai bani disa intriga kaq djallzore pranė guvernatorit tė Manastirit saqė Kapllan Pasha muer urdhėn tė paraqitej menjiherė pėr tė dhanė hesap. Aliu e kėshilloi qė tė shkonte me elokuencėn* e tij tė flaktė, dhe Kapllan Pasha u nis pėr nė Manastir pėr tė mos u kthye kurr ma. Por dinakėrija e pashpirt nuk i vlejti Aliu mbasi nė Pashallėkun e Delvinės u emnue me ferman tė Sulltanit i biri i Kapllan Pashės, i cili quhej Ali. Por Hanko e Tepelenės nuk e humbi pusullėn nga kjo disfatė dhe filloi pėrsėri manevrat pėr tė martue tė bijėn Shanise me Pashan e ri tė Delvinės. Pak kohė mbas martesės, ky |
i ngrati u vra nė nji shamatė. Suksesori i tij Selim beu u damkos si tradhtar me dekret tė Sulltanit mbas raporteve tė trilluem nga Aliu i Tepelenės, i cili u ngarkue tė sillte nė vend vullnetin e sundimtarit tė Stambollit. Selim Pasha i Delvinės u vra nė nji pritė qė kishte ngrefė Aliu i Tepelenės, i cili i zuni vėndin menjiherė. Pak ma vonė, ai u ernnue Dervenxhi Bashi, domethanė Inspektor i rrugėve. Me fjalė tė tjera, hajduti i djeshėm u ngarkue me detyrėn e policit, dhe padyshim ishte njeriu qė mund ta kryente kėt detyrė ma mirė se kushdo tjetėr. Ai rekrutoi nji fuqi t'armatosun prej katėrmijė Shqiptarėsh dhe duel me inspektue rrugėt nga Janina nė Thermopilet, dhe ua bani jetėn skėterrė hajdutve. Krenėt e tyne i kapi dhe i theri, ndėrsa pjestarėt e tjerė u arratisėn nėpėr malet pėr mos me u dukė ma. Qetėsija mbretnoi pėrsėri nė fushat e Epirit, udhėtimi nėpėr rrugėt u ba ma i sigurtė dhe shum banorė katundesh qė ishin arratisė nga frika u kthyen nė shtėpit e tyne. Pėr Ali Tepelenėn hyrja nė shėrbim tė Sulltanit ishte vetėm nji shteg pėr tė prue nė vend ambicjen e gjith jetės sė tij. Tri gjana ishin qė e shtynin me veprue: dishira me u ba i pasun, lakmija e pushtetit dhe pasjoni i hakmarrjes. Nga ndėrgjegja dhe shkrupullat moral ishte krejt i ēveshun, dhe mjetet qė pėrdorte me mjeshtėri tė pėrsosun ishin: rryshfeti, intrigat mrapa shpine, akuzat false dhe shkelja e besės sė dhanun, krimi ma i madh pėr nji Shqiptar. Vetėm kur kėto armė, si me thanė politike, nuk banin efekt, pėrdorte Ali Tepelena forcėn brutale pėr t'ia arrijtė qėllimit tė tij. Ai sundonte impulset dhe ndjenjat e tij tė natyrshme me nji vullnet tė hekurt dhe i bante tė tjerėt pėr vehte, tue u tregue si njeriu ma i dashtun, ma i sinqertė dhe ma gojėambėl qė kishte jetue ndonji herė. Dinakėrija makjavelike dhe mjeshtėrija e |