Ali Pashe Tepelena |
||
Faqe 152 |
||
diplomatit tė pėrsosun shoqnoheshin tek Ali Tepelena me nji zėmer luani qė nuk dinte se ē'asht frika, dhe me nji talent ushtarak tė jashtėzakonshėm. Ambicja e tij shtohej me suksesin, dhe kishte ditė kur Ali Tepelena andrronte me u ba sundimtari i pamvarun i Shqipnis dhe i nji pjese tė Greqis. Por mrapa kėtij plani madhėshtor nuk kishte asnji ndjenjė patriotike, as nji idė kombtare dhe ndoshta ky asht shkaku pse dėshtoi. Mbasi spastroi rrugėt nga hajdutėt dhe kleftėt, Ali Tepelena u kthye nė Tėrhallė (Trikalla). Pak ma vonė ai marshoi kundėr Izet Pashės sė Janinės tue vue si shkak anarkin qė gjoja mbretnonte nė at Sanxhak. Spedita e tij pat sukses dhe Sulltani e bani Vezir ose Pasha tė Janinės. Porsa muer zyrtarisht titullin Pasha dhe u vendos nė krye tė nji krahine admin- istrative, Ali Tepelena ndryshoi themelisht taktikėn e tij. Tash ai mund tė pėrdorte aparatin shtetnor tė perandoris Otomane pėr tė realizue po at ambicje qė e kishte nxitė me u ba kryetar i nji ēete hajdutėsh kur ishte djal i ri. Pra, tue fillue nga viti 1788, kur sapo kishte mbushė 44 vjeē, Ali Tepelena shtriu pushtetin e tij mbi krahinat e Shqipnis me nji ritėm tė furishėm dhe tue u ēkėputė gjithnji e ma tepėr nga kontrolli i Stambollit. Dora e tij e hekurt ra ma sė pari mbi Suliotėt qė qeverisnin vetveten si fiset e Malėsis sė Veriut nė kohėt tona. Ma sė pari Ali pasha iu kishte dhanė fund sulmeve tė tyne me armė kundėr udhėtarve nė rrugė tė madhe ose katundarve tė fushės. Tue mos mjaftue me kaq, ai deshi tė shkatėrronte banesat e tyne nė majė tė malit ku ishin vendosė me shekuj. U deshėn tri spedita ushtarake pėr tė shkatėrrue republikėn e vogėl trime dhe kryenaltė ta Suliotve. Gadi tue anticipue* metodat totalitare tė shekullit tonė, Ali Pasha nuk u bazue kurr |
vetėm nė forcėn e armėve pėr tė mposhtė nji anmik. Para se me fillue ofensivėn, ai blinte me tė holla njerėz tė anės kundėrshtare qė pranonin me veprue si agjentėt e tij; ai bante me qėllim akuza false dhe pėrhapte lajme tė rremė pėr tė diskreditue krenėt e anės anmike nė syt e popullit qė iu kishte besue; ē'ka asht edhe ma zi, ai jepte zotime solemne* mbi qėllimet e tij paqedashėse pėr tė ēarmatosė anmikun moralisht, dhe i merrte nėpėr kambė pa pikėn e turpit nė rastin ma tė parė. Megjith intrigat djallzore dhe premtimet tėrheqėse tė Ali pashės, Suliotėt nuk pranuen tė dorzohen por luftuen deri nė pikėn e fundit me nji guxim dhe mjeshtėri tė admirueshme. Vetėm rreziku me vdekė qė tė gjithė, me gra dhe me fėmijė, nga etja dhe urija, i bani me lėshue armėt. Ali Pasha tregoi atėhere se ishte nji bishė e egėr me fytyrė njeriu. Suliotėt kapituluen mė 1803 mbas nji blokimi tė gjatė nė ēerdhet e shqiponjave, ku nuk mund t'iu shkonte asnji ndihmė nga jashtė. 1 biri i Ali Pashės, Muhtar beu, i cili komandonte forcat rrethuese u dha Suliotve besėn e ushtarit se do tė liheshin tė lirė tė shkonin megjith familjet e tyne nė Pargė tė detit Jon. Ali pasha e shkeli premtimin dhe dėrgoi ushtarėt e tij pėr tė masakrue Suliotėt, ndėrsa po shkonin nė Pargė, dhe kur nuk ishin nė gjendje tė mbronin vehten. Ajo goditje tradhtare nė shpinė i dha shkas nji sqene tragjike kur gratė Suliote u hudhėn nga shkėmbi nė hymnerė, pėr tė mos ra gjallė nė duert e mercenarve tė satrapit tė Janinės. Ali Pasha pėrdori po at taktikė tė pėrzieme tė intrigave, arit tė derdhun pa kursim dhe tė shtypjes sė ēdo rezistence me anė tė fuqis ushtarake pėr tė vue ndėn sundimin e tij komunitetet e lira tė Ēamėris dhe tė Himarės. Por ambicja e Ali pashės nuk kufizoj |