Ali Pashe Tepelena |
||
Faqe 154 |
||
Mbasi Aliu okuponte nji pozitė kyēe nė brigjet e detėnve Adriatik dhe Jon, tė dy palėt luftuese u munduen me e ba mik dhe aleat. Aliu hyni nė marrėdhanje direkte me Napoleonin dhe me Anglezėt, pa marrė parasysh politikėn zyrtare tė qeveris sė Stambollit. Ai ndoqi me vendosmėri dhe me sistem politikėn e tij qė synonte me zgjanue si e si sundimin e tij dhe me shtue pasunin. Kontaktin e parė Ali Pasha e bani me Francezėt mė 1797. Mbas traktatit tė Campoformios flota e Napoleonit okupoi ishujt e detit Jon, ashtu edhe skelat e bregdetit: prevezė, Vonicė, Pargė dhe Butrint, tė cilat deri atėhere kishin qenė tė Venedikut. Aliu i dėrgoi menjiherė nji letėr pėrgėzimi Napoleonit, e cila u botue nga fletoret e Parizit. Guvernatori i Shtatė Ishujve, gjeneral Chabot, e falenderoi Vezirin e Janinės nė emėn tė Gjeneral Bonapartit. Letra u shoqnue me nji dėrgim armėsh dhe municjoni ashtu edhe me autorizimin qė Aliu tė kishte nji flotė tė vogėl ndėn komandėn e tij, gja qė Venecjanėt nuk e kishin lejue kurr, Aliu e pėrdori kėt flotė pėr tė dėrgue fuqi nė Himarė, tė cilėn e zaptoi mbasi masakroi shumicėn e banorve. Kjo mizori gjet pėlqimin e qeveris sė Stambollit, ose Portės sė Naltė, si i thojshin atėhere, dhe Aliu muer si shpėrblim titullin Asllan, domethanė Luan. Kur Napoleoni debarkoi nė Egjypt dhe marrėdhanjet e tij me Turqin u keqsuen, Aliu sulmoi Prevezėn dhe detyroi gjeneralin Chabot tė kapitulonte. Nji numėr i vogėl Francezėsh u zunė rob dhe u dėrguen nė Stamboll me anė tė tokės. Porta e Madhe e aprovoi nxehtėsisht kėt vepėr tė Aliut dhe e shpėrbleu me titullin Pasha me tre bishta. Admirali anglez Nelson, flota e tė cilit po manevronte nė detin Egje, dėrgoi nji nga oficerėt e tij pėr tė urue "Luanin e Janinės". Oficeri qė kreu |
kėt misjon i tha Ali pashės se Admiralit i vinte shum keq qė nuk muejti me shkue vet me pėrqafue heroin e Epirit.1 Puna nė mes tė Turqis dhe Francės u ndreq pak kohė mbas debarkimit tė Napoleonit nė Egjypt. Tė dy shtetet lidhėn nė mes tė tyne nji aleancė qė pat si rezultat okupimin e Korfuzit nga ana e nji ushtėrije franko-turke. Ali Pasha u detyrue tė linte skelat bregdetare qė kishte shtie nė dorė mbas mundjes sė gjeneralit Chabot, tue mbajtė vetėm Butrintin. Qeverija e Stambollit deshi ta ngushėllonte pėr kėt humbje, tue i dhanė titullin Vali (Guvemator i Pėrgjithshėm) i Rumelis, me qendėr nė Manastir. Mbas traktatit tė Presburgut, Napoleoni krijoi "Provincjet Iliriane" gjatė brigjeve verilindore tė Adriatikut, domethanė nė Dalmacin, Kroacin dhe Sllovenin e sotme, dhe Ali pasha u kthye pėrsėri tė bante politikė me tė. Nji agjent i vezirit, Italjani Guerini, u nis nga Janina pėr nė Tilsitt, ku gjindej Napoleoni, me qėllim qė me i ēkėputė ishullin e Korfuzit. Perandori i Francezve e hudhi poshtė kėt kėrkesė, por i dėrgoi Vezirit nji misjon diplomatik tė kryesuem nga Pouqueville, mbasi Francezėt pushtuen Ishujt e Detit Jon. Nji kontigjent trupash franceze debarkoi nė Pargė dhe ngriti flamurin perandorak. Aliu buēiste nga inati, por nuk bani za. Tinėz ai hyni nė kontakt me skuadrėn detare britanike qė ndodhej nė Otranto. Mė 1809 Anglia nėnshkroi paqen me Turqin dhe Aliu vrapoi tė dėrgonte nji pėrfaqsues nė Londėr pėr me i ofrue bashkėpunimin e tij qeveris britanike me qėllim qė me dėbue Francezėt nga tė Shtatė ishujt e detit Jon. Kabineti britanik pranoi me e njoftė Ali Tepelenėn si prijės tė pamvarun dhe me i dhanė lejė tė pushtojė 1. Shif Remėrand. - Ali de Tepeln f. 63. |