Ali Pashe Tepelena |
||
Faqe 156 |
||
kėtyne trupave mercenare. Rroga qė iu paguente veziri i Janinės ishte ma tepėr nė letėr sesa nė dorė, prandaj trimat e armatosun e plotsonin tue plaēkitė popullatėn civile tė krahinave qė pushtonin pėr hesap tė Vezirit. Nji nga punėt e preferueme tė Vezirit ishte me vue dhe me mbledhė taksa. Ndonji ligj tatimi me shkrim nuk ekzistonte dhe ēdo qytetar, i madh dhe i vogėl, taksohej aq sa t'i shkrepej satrapit* tė Janinės. Pėrveē pasionit tė tij me grumbullue arin si nji dashnor i arteve grumbullon piktura tė famshme, Ali Pasha kishte nevojė tė madhe pėr tė holla, mbasi rryshfeti dhe blemja e njerzve ishin armėt e tij ma efektive pėr tė mbrojtė pozitėn qė kishte. Ai merrte pjesė nė gjithfarė spekulimesh pėr tė shtue tė ardhunat e tij. Nėnpunėsit e doganės tė emnuem prej tij kontrollonin tregtin gjatė treqind kilometrave tė bregdetit dhe nuk linin tė kalonte asnji shami pa pague tagėr. Pasunija e tij personale pėrbahej nga tetqind ēifligje prej ku i vinin sasina tė mėdha drithi dhe produkte tė tjerė bujqėsor. Tė ardhunat e tij vjetore kapnin |
dhjet miljone groshė, domethanė 500.000 napolona ari. Kur vdiq i gjetėn dhjet miljon napolona, pėrveē nji sasije tė madhe xhevahirė, gurė tė ēmueshėm, pjata dhe takėme prej ari ose argjėndi. Ali Pasha priste vizitorėt e huej me salltanetin e nji sundimtari tė mesjetės. Lordi Byron, i cili e vizitoi mė 1809 nė Tepelenė, i shkruente nanės sė vet: "Nuk do tė harroj kurr ditėn kur hymė nė Tepelenė, ora pes tė mbramjes, ndėrsa dielli ishte tue perėndue. Mė erdhi nė mėndje, me pak ndryshime nė veshjen, pėrshkrimi i Branstone Castle nė nji nga librat e Walter Scott. Veshja ndryshon mbas kombėsis sė trimave qė janė nė shėrbim tė Vezirit. Shqiptarėt kanė petkun ma tė mrekullueshėm tė botės me fustanellėn e bardhė, me jelekun prej kadifeje tė qindisur me ar, me xhamadanin prej stofe tė zezė dhe me koburen dhe kamėn me dorza prej argjendi tė punuem. Tartarėt me qylafet e gjatė mbi krye; Turqėt me ēallmat dhe kaftanėt e veshun me gėzof pėrmbrėnda. Gjith kėta kostume tė bukur plot ngjyra dhe shkėlqim, ashtu edhe banesa e Ali pashės formonin nji pamje |