7 Prill 1939 |
||
Faqe 304 |
||
nėnshkruente nji marrėveshtje me Francėn pėr tė rregullue disa ēashtje qi pritshin me u zbėrthye prej shum kohe. Me kėt mėnyrė grabitja e Shqipnis do tė bahej nė nji atmosferė kėnaqėsije, sidomos nė Francė, prej ku mund tė vinte kundrėshtimi ma i fortė. Komendatore Giro, nji gang^ster i fashizmit, u dcrgue nė Shqipni pėr tė pregatitė sheshin politik. Nė raportet q'i dergoi Cianos, ai u mburr se kishte ndėn kontroll elemente tė randėsishėm tė popullit shqiptar, tė cilėt po ktheheshin «kundėr Mbretit dhe hajdutve qi e rrethonin». Qėllimi i Cianos dhe i agjentit tė Hj Giro, ishte me provokue trazime nė Shqipni pėr tė paralizue ēdo rezistencė kundėr agresionit fashist. «Mbretit Zog, shkruen Ciano, - do t'i japim nji jot (anije luksi private) me nji ekipazh italian, nė mėnyrė qi tė mos ket se si me u arratisė.» Parashikimet e Cianos, i cili ishte fare i sigurtė pėrsa i pėrket suksesit tė «grushtit», shkonin aq larg sa me llogaritė fitimet ekonomik qi kishte me prue zaptimi i Shqipnis. Nji grup ekspertėsh qi kishte ba studime nė vėnd i kishte raportue se zbatimi i nji programi tė gjanė kanalizimi dhe irigacioni tė tokave bujqlsore do tė shtonle prodhimin e drithit pėr bukė me 200.000 ton nė vit, dhe kjo sasi do tė shėrbente pėr ushqimin e Italjanve. Nji pikė tjetėr e komplotit sajue me kaq kujdes nga klika e Cianos ishte se, ditėn qi tė debarkonte ushtėrija italiane nė brigjet e Shqipnis, Mbreti Zog do tė vritej nga bandat besnike t'Italis qi do tė zbrisnin nė Tiranės prej maleve tė veriut. Nė gjyqin qi u ba nė Romė mbas lufte, Jakomoni mohoi se ishin ba plane pėr tė vra mbretin Zog. Sidoqoftė pėr tė plotėsue leggjendėn se e gjith kjo punė do tė kryhej me pėlqimin e viktimave tė agresionit fashist, Ciano kishte caktue qi nji grup Shqiptarėsh «tė |
besueshėm» tė shkonte nė Romė pėr me i ofrue kunorėn e Shqipnis Viktor Emanuelit tėIII. Nė pranverėn e vitit 1939 divizionet panzer tė Hitlerit marshuen nė Ēekosllovaki pa gjetė asnji kundėrshtim. Mussolini vendosi se ishte radha e tij me gllabėrue Shqipnin pėr tė ruejtė terezin nė mes tė dy anėve tė boshtit Romė-Berlin. Duēja i dha urdhėn ministrit t'Italis nė Tiranė, Jakomonit, me hudhė parullėn e kryengritjes, pėr tė cilėn tė gjitha pregatitjet dukej se ishin ba; po nė at kohė, komanda e flotės muen urdhėn me pasė gati nji skuadėr luftanijesh nė Taranto. Ditėn qi lindi princi trashėgimtar Leka, Mbretit Zog iu dorzue ultimatumi i Mussolinit, i cili lypte tė drejtėn me shkarkue ushtėri nė tokė shqiptare, qoftė me pėlqimin e Mbretit ose tue pėrdorė forcėn. Tash pritej qi tė vėrtetohej parashikimi i Cianos se Mbreti Zog do tė pranonte me u ba vasal i Italis pėr tė shpėtue vehten dhe familjen. Ciano e thotė troē se kėrkesat qi Musso- lini i bani Mbretit Zog nė ultimatumin e prillit 1939 do tė pėrfundonin me aneksimin e Shqipnis nga Italija. Kto kėrkesa duheshin pranue pa asnji ndryshim, pėrndryshe do tė ndėrhynte ushtėrija pėr me zaptue Shqipnin. Tue pasė kėt mundėsi parasysh, qeverija italiane kishte pėrqėndrue katėr regjimente «bersaglieri» nė Pulie, nji divizion tė kambsoris, nji fuqi tė madhe bombarduesash, si dhe nji skuadėr luftanijesh. Simbas ditarit tė Cianos, kto pregatitje ishin ba qysh me 23 mars 1939, domethanė dy javė para tė Premtes sė Zeze tė invazionit. Mbasi Jakomoni tė dorzonte ulmatumin, simbas Ditarit tė Cianos, nė Shqipni do tė shpėrthenin trazimet pėr tė shėrbye si pretekst (sebep) pėr ndėrhyrjen ushtarake t'Italis. |