7 Prill 1939 |
||
Faqe 305 |
||
Nė ditėt e para tė prillit 1939 nė Shqipni qarkulluen pėrshpėritje shqetėsuese. Njerės qi ktheheshin prej Italije kallzuen se kishin pa ose ndigjue mbi pėrqėndrim ushtėrije nė Bari dhe nė Brindisi, me qėllim qi me invadue Shqipnin. Planet agresive t'Italis duelen sheshit deri nė at shkallė sa me alarmue qeverit e Europės. Por Mussolini me hipokrizin dhe paturpėsin karakteristike tė fashizmit nuk ngurroi me i dhanė mbretit t'Italis nji deklaratė zyrtare, tė cilėn ai e lexoi solemnisht nga tribuna e Senatit nė Romė. Nė deklaratėn thuhej se marrėdhaniet miqėsore me Shqipnin do tė vazhdonin dhe Italija do t'i ndihmonte shtetit mik me u rimėkambė ekonomisht. Ciano vet i forcoi kto sigurime tue i thanė ambasadorit tė Britanis sė Madhe nė Romė, i cili kishte shkue me i lypė skjarime, se lajmet e pėrhapuna mbi pregatitjet pėr invazionin e Shqipnis ishin tė pathemelta. Pėrkundrazi, Italija kishte qėllimin e premė me respektue situatėn e krijueme nė Mesdhe mbas luftės se parė botnore, tue kėqyre Adriatikun si nji pjesė po tė asaj zone. Nė Shqipni kurrkush nuk iu besoi kėtyne deklaratave dhe nji valė indinjatė shpėrtheu anembanė vėndit kundėr qėllimeve tė errėta t'atyne qi paraqiteshin si miq dhe dashamirės. U dha kushtrimi «Atdheu nė rrezik» dhe tė gjith Shqiptarėt, me pak pėrjashtime, u treguen gati me rrėmbye pushkėn pėr me e mbrojtė. Ēdo ggja tjetėr u harrue; cmiret, nakaret, padrejtėsit, pėsimet e kaq vjetve u pėrlanė nga dishiri i flaktė mos me lanė Shqipnin tė bjeri pėrsėri ndėn zggjedhėn e huej. Nė ankthin e ditve tė para tė prillit u farkue bashkimi i shenjtė dhe spontan i kombit shqiptar pėr tė mbrojte lirin e tij. Nė Tiranė dhe nė qytetet |
e tjerė u banė demonstrata pėr tė protestue kundėr agresionit fashist qi po avitej dhe pėr tė lypė armatosjen e popullit. Mjerisht, ata qi e kishin sundue popullin pėr kaq vjet kishin frikė me pa me mija njerės tue marshue nėpėr rrugė, megjithqi zemrimi i turmės ishte drejtue kundėr anmikut tė jashtėm. Prandaj maqina e reggjimit policor u vue menjiherė nė veprinn dhe disa vet u arrestuen nė Tiranė si «shkaktarė tė trazimeve». Kjo ishte nji akuzė e randė dhe e padrejtė, mbasi demonstruesit kishin mbajtė nji disiplinė shėmbullorė pėr mos me i dhanė shkak Italis tė ndėrhynte. Sikur tė kishte vazhdue kjo gjendje, ishte rrezik qi tė shpėrthente nji konflikt i hapėt nė mes tė popullit dhe tė qeveris. Situatėn e shpėtoi providencialisht lindja e princit trashėgimtar. Efekti i mahnitėshėm i kėsaj nggjarjes gazmore ishte shembja e gardhit qi ndante popullin nga krenėt e shtetit. Menjiherė demonstratat u legalizuen, mbasi populli fitoi tė drejtėn me ēfaqė gėzimin qi dinastija Zog u pėrjetėsue. Nė agimin e ditės sė 5 prillit 1939 populli i Tiranės u zgjue prej ggjumit nga oshėtima e topave qi kasnecuen lindjen e princit trashėgimtar. Nė fillim njerzija u tmerruen tue kujtue se kishte fillue invazioni. Kur u muer vesht shkaku i vėrtetė, turmat u derdhėn nėpėr rrugėt e kryeqytetit dhe u mblodhėn pėrpara sheshit tė Bashkis. Zyrtarėt e naltė kishin dalė nė ballkonin e ndėrtesės dhe u mbajtėn fjalime pėr tė shėnue randėsin e asaj dite. Tue dijtė se Mussolini ishte gati me i ba vorrin Shqipnis, kishte njifarė ironije me ndigjue oratorėt zyrtar qi shpallnin se «dinastija Zog ishte pėrjetėsue». Pėr me e ba tė mundun qi kjo dinasti tė mbretnonte brez mbas brezi duhej me i rezistue deri nė pikėn e fundit tė gjakut agresionit tė jashtem. Fare logjikisht demonstrata pėr lindjen e Princit |