7 Prill 1939 |
||
Faqe 306 |
||
mbretnuer u kthyen nė demonstrata kundėr Italis fashiste. Ndoshta kurr deri mė atė ditė nji ceremoni zyrtare nuk kishte ngjallė enthuziasėm aq tė sinqertė. Mbasi muer fund relebrimi pėrpara Bashkis, turma u radhitė si pėr nji proēesion dhe muer rrugėn e 28 nandorit pėr kah Pallati mbertnuer. Pėr herė tė parė nė historin e Monarkis kangjellat e hekurta u ēelėn dhe populli eci pėrmes kopshtit deri ke shkallėt e mermerta qi ēonin nė pallat. Gjith ajo mori njerzish kishte vetėm nji dishir: me e pa Mbretin, me ndigjue nji fjalė inkurajuese prej gojės sė tij, me i tregue besnikin ma tė bindun dhe me kėrkue qi t'iu printe nė luftėn kundėr agresorit. Ma nė fund, Mbreti duel nė nji dritare tė pallatit, bani salutimin kombėtar dhe buzėqeshi. Njerzija pritshin nji fjalim, por Madhnija e Tij preferoi mos me thanė kurrgja. Pėr disa orė rresht, turma shkoi posht e pėrpjetė ndėn dritaret e pallatit tue lypė armė pėr me mbrojtė atdheun nė rrezik. Demonstrata si kjo u banė nė Korēė dhe nė qytetet e tjerė tė Shqipnis. Tė nesėrmen mė 6 prill mitingjet publike filluen pėrsėri. Populli lypte nji shpallje zyrtare tė qeveris ku tė shpjegohej se si po shvilloheshin negociatat me Italin dhe ēfarė masash ushtarake ishin marrė nė rast se fillonte nji luftė. Fa dijtė hollėsinat e bisedimeve nd mes tė qeverive shqiptare dhe italiane, populli shqiptar e kishte kuptue me instinkt se kėt herė puna nuk do tė mbaronte me nji kompromiz. Prandaj, pleq dhe tė rinj ulurinin pėr me u reggistrue si vullnetarė. Por qeverija ngurronte me armatosė popullin, megjithqi rreziku ishte te dera. Kabineti bisedonte dhe ministrat nuk shifeshin kurrkund. Turma u grumbullue pėrpara nninistrive dhe nji delegacion i improvizuem ēau |
kordonin e policis dhe u futė nė ndėrtesėn e kryeministris. Kryeministri Koēo Kota i siguroi pėrfaqėsuesit e popullit se qeverija po bante detyrėn dhe se gjendja nuk ishte fort e pashpresė. Por nė ishte se qeverija kishte vendosė me rezistue, atehere pėrse mbaheshin nė burg ata qi ngritėn zanin tė parėt kundėr agresionit qi po pregatitej nė Romė dhe nė Bari. Mbas fjalėvė tė kryeministrit, ky ishte nji gabim i ![]() MBRETNESHA GERALDINE autoritetit lokal dhe ai premtoi me dhanė urdhėn qi patriotėt e burgosun tė lirohen. Ndėrkaq, ministri i mbrendėshėm do tė ngarkohej me rekrutimin e vullnetarve nė rast nevoje. Nji shpallje zyrtare do t'i kallzonte tė vėrtetėn popullit shqiptar mbi negociatat qi po shvilloheshin me qeverin italiane. Po tė vinte puna pėr me luftue, tri vija defensive ishin parashikue pėr mbrojtjen e kryeqytetit. Turma, e qetėsueme nga kto sigurime, |