7 Prill 1939 |
||
Faqe 307 |
||
marshoi drejt qendrės sė gjindarmėris nė rrugėn e Durrėsit ku mbaheshin patriotėt e burgosun. Kta u liruen aty pėr aty dhe banė nji kthim triumfal nė sheshin e Bashkis, ose te Skėnderbeut si quhet tash. Atė mbasdreke proēesioni u formue pėrsėri dhe shkoi para Pallatit. Alje duel Mehdi Frashėri dhe deklaroi se disa dit ma parė Italija i kishte dėrgue qeveris shqiptare nji notė ku ishin formulue disa kėrkesa tė papajlueshme me pamvarėsin e shtetit shqiptar, domethanė bashkim monetar dhe doganor nė mes tė dy shteteve, instalim i pėrhershėm i nji divizioni tė ushtėris italjane nė tokė shqiptare, me detyrė qi tė okuponte skelat dhe disa pikė strategjike gjatė kufinit toksuer. Kėrkesa ma e damshme pėr ardhmenin e kombit ishte qi nėnshtetasit italian tė kishin tė drejtė me ble toka bujqėsore dhe me u instalue pėrggjithmonė nė Shqipni. Me fjalė tė tjera, Italija fashiste donte me e pėrdorė Shqipnin si nji vendbanim pėr tepricėn e popullsis qi nuk kishte ku me emigrue. Kurse, nė parashikim tė nji mundėsije tė tillė, shteti shqiptar e kishte ndalue me liggjė blemjen e tokave bujqėsore nga tė huejt. Mehdi Frashėri theksoi se pranimi i kėtyne kėrkesave do tė thonte mbarimin e shtetit shqiptar tė pamvarun, prandaj kur ishte pyetė nga Mbreti me dhanė mendimin, ai kishte kėshillue refuzim kategorik. Pėr me fitue kohė qeverija kishte parashtrue kundėrpropozime. Por Roma kishte ngulė kambė qi tė 17 pikat e notes sė saj tė pranoheshin pa asnji ndryshim. Me 5 prill, porsa u muer vesht lindja e princit mbretnuer, ministri i Italis Jakonnoni kishte kėrkue pėrgjegjjen e notes italiane mbrenda 24 orėve, domethanė se qeverija shqiptare ishte vue pėrballė nji ultimatumi. Ēdo shpresė kompromizi ishte ēdukė dhe lufta dukej si e paevitueshme. Mbnenda asaj dite qeverija shqiptare do tė lėshonte nji |
shpallje zyrtare pėr me i shpjegue popullit qėndrimin e saj pėrballė kėsaj krize kombėtare. Fjalėt e Mehdi Frashėrit e banė popullin me marrė frymė ēkujdesun, mbasi ishte ēdukė frika e nji kapitulimi tė turpėshėm. Ai hyni nė Pallat me premtimin se do tė kujdesej qi shpallja zyrtare pėr tė konfirmue ato qi na kishte thanė me gojė tė botohej sa ma shpejt. Ndėrsa vargu i demonstratorve kalonte nėpėr rrugėn e 28 nandorit, veturat e legatės italjane, mbushė me njerės dhe me plaēka, kaluen nė drejtim tė Durrėsit, gjoja pėr arėsye se nėshtetasit italian ishin nė rrezik me u vra nga turma. Kėt provokim tė fundit populli i kryeqytetit e priti me dinjitet dhe gjak tė ftofėt, tue qenė i vendosun mos me i dhanė shkak Italis pėr ndėrhyrje ushtarake, kinse pėr tė mbnojtė nėnshtetasit e saj tė kėrcėnuem. Ma nė fund, atė mbramje u botue shpallja e Zyrės sė Shtypit qė pritej me aq padurim. Pa pritė e pa kujtue, thoshte komunikata, qeverija italjane parashtroi' kėrkesa tė papjtueshme me dinjitetin dhe tė drejtat e nji shteti tė pamvarun. «Mbreti dhe qeverija shqiptare nuk do tė pranojne me asnji mėnyre, - vijonte shpallja, - me i ba ndonji fuqije tė huej koncesione qi mund tė vejnė nė nrezik pamvarėsin politike ose tansin toksore tė atdheut.» Kuptimi i kėsaj deklarate ishte se Italija do ta zaptonte Shqipnin, por sė paku jo me pelqimin e qeveris shqiptare. Pėrkundrazi do tė bahej luftė nė skelat e Shqipnis, sado qi perfundimi nuk mund tė ishte nė dyshim, tue marrė parasysh pregatitjet nė shkallė kolosale qi Mussolini kishte ba nė Italin e jugut. Natyrisht, rezistenca do tė kishte qenė shum ma e vazhdueshme dhe ma e kushtueshme pėr invaduesin sikur qeverija tė kishte armatosė popullin, i cili u nggjir tue bėrtitė pėr me lypė armė. Veteranėt e Vlonės dėrguen nė Tiranė nji |