7 Prill 1939 |
||
Faqe 308 |
||
delegacion po me at qėllim dhe qeverija e pėrcuell me duerbosh. Le kjo qi nuk u ba, por duel nė shesh se edhe ushtėrija nuk ishte armatosė si duhej pėr me ba nji luftė nė rregull. Kaq vjet me radhe gati gjysma e buxhetit ishte shpenxue dhe, nė ditėn e rrezikut, ushtėrija kombėtare tansisht nuk hyni nė asnji punė. Nė agimin e 7 prillit, qi ishte e Premte e Zezė e Kristianve. banorėt e kryeqytetit u zgjuen prej gjunnit nga gjėmimi i artileris. Kėt herė topat nuk kasnecojshin nji ngjarje tė hareshme si dy dit ma parė. Ishin baterit e luftanijeve italjane qi po bombardojshin Durrėsin nė pregatitje tė debarkimit tė ushtėris. Mussolini kishte vendosė me vue nė zbatim «grushtin» pikėrisht nė at dite zije dhe lutjesh. Asnji shkrupull moral, asnji respekt pėr nji grue lehonė, pėr fjalėn e dhanun, pėr traktatet e nėnshkrueme, nuk e trazuen shpirtin e diktatorit kėmishėzi. Oshėtimi i topave ishte si nji sihariq, mbasi provonte se invazioni ndeshi nė rezistencė tė armatosun. Bombarduesat Caproni fluturuen nė qiellin e kaltėrt tė Tiranės pėr nne i dhanė popullit me kuptue se mjeti ma i fundit dhe ma mizuer do tė pėrdorej pėr zaptimin e Shqipnis. Nė zyrat e Bashkis ku ishin vendosė studiot e Radio-Tiranės, Mehdi Frashėri kishte fillue punėn, i rrethuem nga intelektualė tė rinj qi shėrbenin si sekretarė dhe si pėrkthyes. Nė kėt ēast historik dhe pėr hir tė sė vėrtetės, ishte e domosdoshme me i shpallė botės sė lirė se nji komb i vogėl po martirizohej nė emėn tė politikės imperialiste tė fashizmit. Kjo ishte aq ma tepėr e nevojshme tue dijtė se propaganda e Romės do tė mbushte botėn me rrena e fallsifitete mbi «enthuziasmin me tė cilin ushtėrija italjane qi zbriti nė Durrės e gjetke u brohoritė nga populli shqiptar». Gjithashtu, pėr hir tė sė vėrtetės, vlen tė |
merret nė shėnim se nė kėt ēast historik pėr fatin e kombit, ishte kryetari i kėshillit tė shtetit Mehdi Frashėri dhe jo kryeministri Koēo Kota, qi muer pėrsipėr detyrėn e ndriēimit tė opinionit botnuer mbi dhunėn qi po i bahej Shqipnis nė mes tė Europės. Prijėsi i improvizuem i popullit shqiptar e kreu detyrėn historike qi i kishte ngarkue vedit, me zotėsi dhe guxim tė pashoq. Mesazhi i tij drejtue Mussolinit, pėr me i ![]() MEHDI FRASHERI hudhė nė fytyrė krimin qi ishte tue krye, kumboi nė radiot e botės. Mehdi Farshėri i pėrmendte diktatorit fashist fjalėt qi kishte thanė nė nji rast tjetėr: Nuk meriton lirin nji popull qi nuk asht gati me vdekė pėr tė. Pra, ai nuk mund tė priste qi Shqiptarėt, tė cilėt kanė luftue kundėr invazioneve tė hueja gjatė historis sė tyne mijvjeēare, tė pritshin trupat fashiste me tufa lule dhe banda muzike. Mesazhi guximtar i Mehdi Frashėrit u pėrkthye nė gjuhėt kryesore tė |
|