7 Prill 1939 |
||
Faqe 309 |
||
Europės dhe u transmetue vazhdimisht me radio nga folės tė imporvizuem. Lajmet nga balli i luftės ishin inkurajues nė fillinn. Italjanėt, tue pasė besim se gjatė dy javėve tė fundit kishin paralizue vullnetin dhe aftėsin e Shqiptarve me rezistue, kujtuen se po dabarkojnė sikur me shkue nė nji paradė ushtarake. Forcat shqiptare, ndėn komandėn e majorit tė gjindarmėris Abas Kupi, pritėn sa zbriti nė tokė nji numur i madh nga invaduesit dhe mandej ēelėn zjarrin dhe banė kėrdin nė mes tė ushtarve qi nuk pritshin me u sulmue. Motoskafėt u mbushen me njerės dhe morėn drejtimin e luftamjeve. Baterit shqitare filluen barazhin, nji ggjyle ra mbi guvertėn e nji luftanije dhe nji tjetėr pėrmbysi nji nga motoskafet nė det. Orvatjet u pėrsėritėn ggjashte herė pa sukses. Atėhere komanda italjane urdhnoi bornbardimin nga baterit e flotės dhe mitralozėt e mbrojtėsve shqiptar u nxuerėn jashtė veprimit njimbasnji. Por edhe mbasi invaduesit kishin zanė kambė nė skelė, lufta vazhdoi nė rrugėt e Durrėsit. Luftėtarėt e pėrbamė nga gjindarmė, ushtarė dhe civila vullnetarė, kishin zanė pozita nė shtėpijat ggjatė rrugės kryesore dhe shtinė papremas mbi ushtarėt italjan qi marshonin si nė paradė. Po kjo gja, nė nji shkallė ma tė vogėl u vėrtetue nė vise tė tjerė tė bregdetit: Shingjin, Vlonė, Sarandė. Mussolini kishte kujtue se, tue mobilizue 100.000 ushtarė, 180 luftanije dhe 400 ajroplanė do ta zaptonte Shqipnin pa shkrefė asnji pushkė. Prandaj qysh nė mėngjezin e 7 prillit agjencija telegrafike Stefani kishte pėrhapė lajmin se trupat italjane debarkuen nė portet e Shqipnis dhe u pritėn me enthuziasmė nga populli shqiptar. Kurse Radio Tirana, mbas protestes diretke tė Mehdi Frashėrit drejtue Mussolinit, filloi me dhanė mesazhin e |
mbretit Zog drejtue popullit shqiptar. Mbasi shpjegonte me pak fjalė thalbin e kėrkesave italjane, tė papranueshme pėr nji shtet tė pamvarun, mesazhi mbretnor ftonte Shqiptarėt nne i rezistue invazionit. Nė mbasdreken e 7 prillit gjendja u ndryshue kryekėput. U pėrhap lajrni se Mbreti me ggjith familjen ishte largue nga pallati dhe kishte shkue nė shtėpin e kryeministrit nė Tiranėn e re. Mbretnesha lehonė ishte nise me nji ambulancė tė improvizueme drejt kufinit tė Gneqis. Pritej qi edhe mbreti me ggjith qeverin tė nisej po atė dit. Ndėrkaq, ajroplanat italjan fluturonin mbi kryeqytet dhe me nji shpejtėsi tė rrufeshme u pėrhap lajmi se do tė fillonin me lėshue bombat, pa marrė parasysh se nuk kishte asnji mjet pėr me u mbrojtė. Policėt me biēikleta patrulluen rrugėt e Tiranės dhe, kudo qi panė grupe njerzish, i nxitėn tė shpėrndahen dhe tė kėrkojnė strehė. Nji atmosferė paniku shpėrtheu anekand dhe nuk mbet gati asnjeri nėpėr rrugė. Mbasi u pa se shtėpijat nuk mund tė ishin nji mbrojtje kundėr bombave prej qiellit, Tiranasit vendosėn me dalė nė fushė tė jgjanė, tue marre me vehte ēdo plaēkė qi iu binte nė dorė. Kush kishte nji kalė e ngarkoi me tesha dhe, tue zvarrisė fėmijė e plaka, vrapoi drejt katundit ma tė afėrm. Ata qi nuk e pėrfillėn kėt fushatė frikėsimi dhe qėndruen nėpėr rrugėt, panė kah muzgu nji varg veturash zyrtare qi morėn drejtimin e rrugės sė Elbasanit... Trupat italjane, tė primuna nga njisi tė motorizueme, hynė nė Tiranė, nji qytet i vdekun, me 8 prill 1939. Kaluen sė paku dyzet dit para se tė plotėsohej okupacioni i tanė Shqipnis, por edhe atėhere trupat italjane nuk e ndienė kurr vehten tė sigurtė, sidomos jashta qyteteve. Opinioni publik i botės sė qytetnueme e dėnoi grabitjen e Shqipnis si nji krim |