7 Prill 1939 |
||
Faqe 310 |
||
kundėr njerzimit. Shkrimtari dhe gazetari anglez Sir Harold Nicolson shfreu zemrimin kundėr oportunistėve profesional qi pretenduen se kurrgja nuk kishte ndryshue, mbasi Shqipnija kishte qenė ndėn protektoratin e Italis para 7 prillit. «Kėtyne njėrėsve qi kanė frikė me kėqyrė realitetin nė sy - shkruente Sir Harold Nicolson nė revisten angleze Spectator, - mund t'iu pėrmend se Signor Mussolini, tue invadue Shqipnin, ka shkelė 7 traktate dhe marrėveshtje ndėrkombėtare, dhe Britanija e Madhe ka pasė nėnshkrue katėr prej tyne. Ata qi e kanė ba zanat me ēfajėsue agresorin, tronditen nga ky fakt, mbasi duen qi tė respektohen formatjuridike. Kur zihen fare ngushtė, ata pėrdorin argumentin ma tė pėrbuzėshėm, tue shpallė se, sidoqortė, Shqipnija asht nji vend i mrapambetun dhe Mbreti Zog nuk ishte demokrat. Ktu asht rasti me pėrmendė se ata qi duen me i ikė sė vėrtetės pėrdorėn pak a shum argumente tė njiilojtė kur na tradhėtuem Prezidentin Benes.»1 Fletorja Times, nė kryeartikulhn e 8 prillit, hudhte poshtė tezen e propagandės fashisto-naziste dhe mandej bante pyetjen: «Duem me dijtė, mbas gjith fjalėve qi u folėn, se si diplomacija naziste dhe fashiste do tė pajtoje invazionin (e Shqipnis) me traktatin e 1927-es. Nė tė vėrtetė, agresioni i urrejtun i Mussolinit, jo vetėm qi nuk mund tė pajtohet me kushtet e traktatit tė 1927, ku Mussolini zotohej me e mbrojtė Shqipnin kundėr agresionit tė nji shteti tė tretė, por pėrban nji shkelje brutale tė shum detyrimeve tė tjera qijanė shkruejtė nė vendimin e Konferencės sė Ambasadorve me datė 9 nanduer 1921, nė statutin e Lidhjes sė Kombeve, dhe sidomos nė traktatin anglo-italjan tė 1. The Spectator, 14 prill 1939 |
nandorit 1938. Mbas krahasimit tė 'l goditun qi bani Z. Attleei, grabitja e Shqipnis asht nji dhunim aq i madh i marrėveshtjes anglo-italjane, sa okupimi i CekosHovakis ishte pėr marrėveshtjen e Mynihut.» Z. Xavier de Courville (Zavije de Kurvile), ish-drejtori i Liceut tė Korēės, mbasi u kthye nė Paris mbajti nji konferencė mbi invadimin e Shqipnis. «Nė skelėn e Durrėsit, - tha profesori francez, - puna e parė qi banė «ngadhnjyesit» ishte me nxjerrė me pahir banorėt e qytetit qi kishin gjetė strehė nė bodrumet e shtėpijave pėr tė shpėtue nga bombardimi, me i radhitė gjatė molos dhe me i detyrue tė bajnė salutimin fashist. Fotograrit e kėsaj sqene tė trillueme u botuen mandej nė shlypin italjan pėr tė bindė botėn se populli i Durrėsit kishte brohoritė debarkimin e ushtėris sė Mussolinit. Nė mbramjen e 7 prillit Shqipnija nuk kishte ma nji za tė lirė pėr tė denonsue kto mashtrime dhe pėr tė shpallė vullnetin e saj me jetue e pamvarun.» «Pėr tė justifikue tė drejtėn e Shqiptarve me jetue si komb i lirė mjafton qi Mbreti dhe qeverija i thanė «jo» kėrkesave tė Mussolinit, - vijon Z. de Courville, - Po nė at kohė, Shqiptarėt lurtuen mjaft sa me i tregue botės se refuzojshin me iu nėnshtrue sundimit tė huej. A nuk janė Shqiptarėt tė parėt qi guxuen me i thanė «jo» nji ruqije imperialiste nė Europė qi donte me iu rėmbye lirin dhe me i skllavėrue nė vendin e tyne?» Mjerisht kriteret morale tė qeverive europiane kishin ra aq poshtė saqi asnji za nuk u ngritė pėr tė protestue kundėr martirizimit tė nji kombi tė vogėl nė skajin e kontinentit. Tė ashtuquejtunat fuqi tė medha ishin gati me marrė agresorėt mė tė mirė, tue sakrifikue lirin dhe begatin e tė tjerėve. Ministri i jashtėm britanik, Z. |