7 Prill 1939
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 311

Z. Chamberlain deklaroi nė Dhomėn e
Komuneve se Shqipnija ishte pėrtej zonės
sė interesave tė Britanis sė Madhe. Sa pėr
denonsimin e zaptimit tė Shqipnis nė
emėn tė statutit tė Lidhjes sė Kombeve Z.
Chamberlain nuk e gjeti kohėn tė
pėrshtatun. Pėrkundrazi, Mussolini gjeti
nji aprovim tė tėrthortė pėr krimin e tij
kundėr njerzimit, kur ministrija e jashtme
britanike pranoi qi tė mbyllej legata
shqiptare nė Londėr, dhe Shqipnija tė
pėrfaqėsohej prej ambasadės italjane.
Qeverit e Turkis dhe tė Egjyptit nuk e
njoftėn aneksimin e Shqipnis dhe legatat
shqiptare nė Stamboll dhe nė Kajro mbetėn
ēelė deri mbas luftės sė dytė botnore. Po
kjo ndodhi edhe nė Paris, ku i Ngarkuemi
me Punė Milto Noēka nguli kambė qi
ministrija e jashtme franceze t'i dėrgonte
nji notė zyrtare pėr tė kėrkue mbylljen e
Legatės dhe ta merte vetė nė dorėzim.
Franca nuk e kishte aq mirė me Italin
fashiste prandaj nuk deshi me mannė nji
masė tė tillė dhe Legata e Parizit nuk u
mbyll deri ditėn qi Franca u shkel nga
Gjermanėt.

Pėrsa i pėrket fqinjve toksuer tė
Shqipnis qėndrimi i tyne ishte me u pėrulė
pėrpara faktit tė kryem. Qeverija
jugosllave ndoshta priste me marrė hisen e
saj nė Shqipnin e Veriut mbas pazarllėkeve
qė Ciano kishte ba nė Belgrad. Qeverija
greke u tregue edhe ma e pėrvujtun kur
kryeministri Metaksas, katėr dit mbas
invazionit, ngarkoi ministrin e Greqis nė
Romė t'i transmetonte ministris sė jashtme
italiane kėt mesazh: «Jam fare i bindun se
tash e tutje kurrgja nuk do tė ndodhi pėr tė
prishė miqėsin tradicionale nė mes tė
Greqis dhe Italis. Nji fazė e re
marrėdhaniesh tė pėrzemėrta dhe
paqėsore nė mes tė dy shteteve ka pėr tė
fillue prej ditės sė sotme.» Sikur nuk
mjaftoi kjo, disa muej ma vonė,
kryeministri Metaksas siguroi Cianon,
prapė me anėn e ministrit tė Greqis nė
Romė, se qeverija greke i njifte Italis nji rol
tė dorės sė parė nė pellgun e Detit Mesdhe,
prandaj qeverija greke e kishte si parim me
i vue marrėdhaniet me Italin mbi themele
tė shėndoshta. Kjo ishte aq ma e vėrtetė
dhe e nevojshme tash qi Italija u ba fqinje e
Greqis, jo vėtem nė det, por edhe nė tokė.»1

Mbjellja e fashizmit

Pa mbarue mirė pushtimi ushtarak i
Shqipnis, autoritetet italjane shpallėn nji
tok masa politike pėr tė legalizue
aneksimin e vėndit tonė qi u ba nji koloni
italiane. Megjithatė, nė propagandėn e saj
dhe nė format qi u pėrdorėn, Italija deshi tė
krijonte pėrshtypjen se lufta ishte ba
kundėr Mbretit Zog dhe se pamvarėsija e
Shqipnis kishte mbetė e pacėnueme. U
formue nji qeveri me Shqiptarė, tė cilet
duket se i besuen kėsaj legjende dhe
kujtuen se dot'i shėrbenin atdheut ma
mirė se ndėn regjimin e maparshėm. Nė tė
vėrtetė, roli i qeveris ishte me transmetue
urdhnat dhe me zbatue vendimet e
Italjanve qi kishin pushtetin e vėrtetė nė
dorė, prej Jakomonit nė Tiranė e deri tek
«kėshilltari» fashist nė ēdo prefekturė.

Ndėrsa gjeneral Guzzoni kishte shpallė
shtetrrethimin dhe kushdo qi kapej me
armė nė dorė pushkatohej nė vėnd, forcat e
karabinjeris prunė nė Tiranė gati me
pėrdhuni parin e krahinave, tė zgjedhun
nga nji listė, pėr tė luejtė rolin e
pėrfaqėsuesve tė kombit ne nji Kuvend
kushtetues. Jakomoni kishte ngarkue
Xhafer Ypin, ish-inspektor i Oborrit
Mbretnuer, me u njoftue «delegatve»
qėllimin pėr tė cilin kishin qenė prue nė
kryeqytet.

1. Libri i Bardhė i qeveris greke, Londėr 1942

                                                                                                                 Faqja ne vazhdim