7 Prill 1939
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 312

«Zotėrinj, - tha Xhafer Ypi, - po ju lexoj
mocionin qi keni mė aprovue, ashtu si m'u
dorzue nga Legata italjane qi e hartoi.»
Mocicni shpallte rrezimin nga froni tė
Mbretit Zog dhe bashkimin e kunorės sė
Shqipnis me atė t'Italis. Mocioni kishte
qenė nėnshkrue dy dit ma parė nga
Ministri i Italis nė Tiranė, Jakomoni dhe
nga Sekretari i tij Babusdo-Rizzo. Kėsisoj
Viktor Emanuel i 111 bahej dy herė mbret
dhe nji herė imperator. Jakomoni u ba
zavendėsmbreti i Shqipnis dhe dekretoi nji
tok marrėveshtje qi kishte nėnshkrue me
«qeverin» shqiptare si pėrfaqėsues
fuqiplote i Italis.
Kuptimi i kėtyne marrėveshtjeve ishte
me prue nė vend pikat e ultimatumit qi
Mbreti Zog kishte hudhė poshtė. Vetėm ky
fakt mjafton me provue se sa e padrejtė
asht me thanė se Shqipnija ishte nji koloni
italjane edhe para 7 prillit. Por ma mirė le
tė ndijjojmė mendimin e gazetarit tė
mirėnjoftun anglez Garvin, i cili shkruente
nė fletoren «0bserver» tė Londrės me 9
prill 1939: «Shkurt, Mussolini asht tue
shtie nė dorė kontrollin e plotė ushtarak
mbi Shqipnin, gja qi nuk muejti ta bante
derisa Mbreti Zog ishte nė krye tė shtetit
shqiptar. Me fjalė tė tjera, Mussolini asht
tue ba nė Shqipni atė qi Hitleri bani nė
Ēekosllovaki.»
Shqipnija humbi pamvarėsin e saj
tregėtare me ēdukjen e kufinit doganor me
Italin. Frangu shqiptar, qi ishte bazue nė
arin, u lidhė mbas liretės italjane dhe i ra
vlefta menjiherė, tue relė rrugėn e inflacionit
qi ka vazhdue qysh atėhere. Pika e tretė dhe
ma me randėsi nga pikpamja ekonomike
ishte se Italija fitoi tė drejtėn ekskluzive me
shfryt^zue pasunit toksore tė Shqipnis dhe
me ndėrtue vepra botore.
Pėr mos me lanė asnji dyshim se
Shqipnija e pamvarun kishte mbarue,
ushtėrija, gjindarmėrija dhe ministrija e

jashtme u syprimuen dhe u zavendėsuen
nne entet pėrkatėse t'Italis. Ma nė fund,
erdhė marrėveshtja me nji nen qi do tė
kishte prue ēdukjen e Shqiptarve si nji
komb. Prej ditės qi u nėnshkrue kjo
marrėveshtje famėkeqe Italianėt fituen tė
drejtėn me u vendosė nė Shqipni si banorė
tė pėrhershėm, me u ba pronarė tokash
bujqėsore dhe me u emnue nė ofiqet ma tė
nalta tė shtetit. Fill mbas invazionit nji
italian u ba Drejtor i Zyrės sė Shtypit dhe
Propagandės, dhe tė ashtuquejtunit
kėshilltarė italjanė nė ministri dhe
prefektura morėn drejtimin efektiv tė
punve tė shtetit nė dorė. Nji rrjedhim edhe
ma i rrezikshėm i marrėveshtjes me nji nen
do t'ishte kolonizimi i tokave shqiptare
nga emigrantė italjan derisa, nji dit prej
ditve, Shqiptarėt tė mbeteshin nji pakicė nė
vendin e tyne.
Mbas aneksimit politik erdhė monopoli
ideologjik, simbolizue nga kėmisha e zezė
e fashizmit. Nji nga tė parat masa
konknete tė okupatorit ishte pėrkthimi i
statutit tė partis fashiste nė gjuhėn shqipe.
Me kėt, dhjaten e diktaturės moderne nė
dorė, Commendatore Giro iu pėrveshė
punės pėr tė formue me dekret partin
fashiste tė Shqipnis. Mbrenda ditėsh
atdheu i jonė u mbulue me nji rrjetė tė re
burokratike. U krijue aparati drejtues i partis
me sekretarė tė pėrgjithėshėm nė qendėr dhe
federalė e fiduēiare ndėr krahinat.
Me imponimin e monopolit ideologjik
tė rashizmit, Shqiptarėt humbėn at farė liri
kulturore qi gėzojshim ndėn Monarkin.
Nji nga viktimat e para tė mbjelljes sė
fashizmit ishte Liceu i Korēės qi u mbyll
me urdhėn tė Jakomonit. Me brutalitetin
karakteristik tė partizanve tė
«manganello's», urdhni pėr mbylljen e
liceut u vue nė zbatim kur kishte vetėm
disa javė deri nė mbarimin e vitit
shkolluer. Profesorėt francez morėn

                                                                                                                 Faqja ne vazhdim