28 Nandor 1912 |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
nė rast se Turkija sulmohej nga nji fuqi e |
Faqe 222 inciativėn me fillue luftėn kundėr Turkis. Pjestarėt e tjerė tė aleancės balkanike i dėrguen nji ultimatum qeveris turke tue kėrkue zbatimin e reformave nė Maqedoni. Qeverija e Stambollit u pėrgjegj tue u shpallė luftė shteteve tė Balkanit. Mbrenda pak ditve u duk se ushtėrija turke nuk ishte ma arma e dikurshme. Entuziasmi qė kishte ngjallė kryengritja e "Xhonturqve" ishte kthye nė dishpėrim dhe urrejtje kundėr regjimit tė ri. Kryengritja shqiptare e kishte shpejtue kėt proces demoralizimi nė mes tė rekrutve tė rij. Vetėm njėsit e pėrbame nga ushtarė profesional luftuen me zotėsin dhe trimnin e zakonshme, por qindresa e tyne, sado heroike, nuk mjaftoi par tė ndalue hovin e ushtėrive tė aleancės balkanike. Europa u habit dhe u trondit nga disfatat qi pėsoi regjimi i "Xhonturqve", i cili kishte ngjallė shum shpresa pėr tė rimėkambė Perandorin Otomane. Pak dit mbasi u shpall lufta, ushtėrija serbe fitoi betejėn e Kumanovės dhe marshoi kundėr Shqipnis. Nė nji proklamatė drejtue trupave, mbreti Pjetėr i Sėrbis shpalli se qėllimi i qeveris sė tij ishte me i prue "liri, barazi dhe vllaznim" Serbve dhe Shqiptarve pa dallim feje, qi vuejshin nden zgjedhėn otomane. Pak kohė ma parė aggjentėt e organizatės terroriste serbe "Dora e Zeze" kishin hye ne kontakt me Isa Buletinin dhe i kishin propozue bashkėpunim, tue i dhanė premtimin solemn se tė drejtat kombėtare tė Shqiptarve do tė respektoheshin me shum kujdes. Natyrisht ky premtim nuk ishte i sinqertė mbasi nji mot ma parė kryeministri sėrb Milovanoviē i kishte deklarue ministrit tė jashtėm austriak Kontit Achrenthal, se Shqiptarėt nuk ishin tė zotėt me qeveris vetvehten dhe prandaj duhej tė pėsonin fatin e Myslimanve tė Algjeris. Me fjalė tė tjera, nė rast tė |
|