28 Nandor 1912 |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
likuidimit tė Perandoris Otomane nė |
Faqe 223 furishme. Tue pa planet e tij nė rrezik nga kjo rezistencė e papritun, Kral Nikolla urdhnoi bombardimin e qytetit pėr tė terrorizue popullatėn civile, tue vra gra, pleq dhe fėmijė. Nervat e mbrojtėsve tė metropolės shqiptare tė veriut nuk u tronditėn dhe rrethimi i Shkodrės vazhdoi me muej. Ndėrkaq, nė Shqipnin e jugut, krahu i majtė i ushtėris greke ndėn komandėn e Princit Kostandin po gatitej me sulmue ushtėrin turke prej 15.000 vetėsh qi ishte tėrheqė nga Manastiri nė Korēė. Ēetat e patriotėve shqiptar, tė armatosun mirė dhe plot zell pėr tė mbrojtė atdheun, luftuen krahpėrkrah me ushtėrin turke. Por vetmohimi dhe heroizma individuale nuk mjaftuen me ndalė ofensivėn e nji ushtėrije tė stėrvitun dhe ma tė madhe nė numur. Korēa u pushtue dhe ushtėrija greke vazhdoi sulmin drejt Janinės. Tue ndjekė shembullin e Shkodrės, Janina e Ali Pashė Tepelenės, qėndroi trimnisht dhe ra nė duert e anmikut mbas nji rrethimi tė ggjatė dhe tė kushtueshem. Pėr tė pasė nji ide mbi rreptėsin me tė cilėn u shvillue lufta pėr Janinėn mjafton me thanė se, nė dy ditė vetėm, ushturija greke hudhi 25.000 gjyle topi kundėr fortifikatave tė qytetit. Ditėn qi u ba dorzimi, numri i viktimave nga ana e mbrojtjes arrinte 7500 vet. Shpallja e Pamvarėsis Mbas pėrfundimit me sukses tė negociatave pėr krijimin e nji Shqipnije tė vetqeverisun nė suazėn e Perandoris Otomane, Ismail Qemali u nis nga Vlona pėr nė Stamboll me qėllim qi me nxitė qeverin turke tė zbatonte pėrpiknisht kushtet e marrėveshtjes. Gjatė udhėtimit ai u takue nė Porto-Rose, afėr Triestit, me tė birin e Kral Nikollės, Princin Mirko. Pazarllėku ishte qi Mali i Zi tė pėrkrahte |
|