28 Nandor 1912 |
||
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani |
||
Ismail Qemalin me u ba sundimtari i |
Faqe 224 ushtėrija sėrbe po afrohej dhe propagandat e ndryshme kishin ngatėrrue krejt mendjen e popullit. Por ēetat e patriotve e kuptuen randėsin historike tė iniciativės sė Ismail Qemalit dhe u nisėn me grupin e krenve nacionalistė pėr nė Vlonė. Atje kishin mėrrijtė 83 delegatė nga tė gjitha krahinat shqiptare tue kapėreye vėshtirsi tė shumta nga shkaku i luftės qi zjente nė tė katėr anėt. Nė mes tė nji entuziasmi tė papėrshkrueshėm Ismail Qemali ngriti nė balkonin e Bashkis flamurin e Skėnderbeut qi kishte qendisė me dorėn e vet nji zonjė shqiptare. Dokumenti i shpalljes sė pamvarėsis, qė u botue ma vonė nga Lef Nosi, asht nji pasqyrė patetike e gradės sė shvillimit politik dhe kulturor tė Shqiptarve nė at kohė. Teksti shqip pėrbahet vetėm prej katėr rreshtave dhe asht formulue kėsisoj: "Pas fjalėvet qė tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me tė cilat tregoi rrezikun e math nė tė cilin ndodhet sot Shqipėria, tė gj'ith delegatet me nji za venduan qė Shqipria me sot tė bahet mė vehte, e lirė e e mosvarme." Mandej vijnė dy rreshta tė shkruejtun me alfabetin e turkishtjes sė vjetėr. Ma nė fund, nėnshkrimet e delegatve, ose tė atyne qi dijshin me shkruejtė shqip. Bile duket se njani e ka vue firmėn me germa turqishte. Gjithashtu edhe data e dokumentit asht karakteristike e kohės kur asht hartue mbasi pėrbahet nga dy shifra: 1912 tė kalendarit gregorian dhe 1328 tė kalendarit arab. Plot 445 vjet mbas shkeljes sė Shqipnis nga ordhit otomane u formue e para qeveri e Shqipnis sė pamvarun me Ismali Qemalin si kryetari, Nikoll Kaēorrin si Nėnkryetar dhe kta ministra: Myfit Libohova, i Punve tė Jashtme; Mehmet Pashė Derralla, i Luftės; Petėr Poga, i Drejtėsis; Luigj Gurakuqi, i Arėsimit; Abdi Toptani i Financave; Pandeli Cale i |
|