28 Nandor 1912  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

Bujqėsis; Lef Nosi i Post Telegrafeve. 
Kongresi zggjodhi nji Senat prej 18 vetėsh si 
hap i parė drejt krijimit tė nji regjimi 
demokratik. Por ma sė pari duhej sigurue 
njohja e shtetit tė ri nga ana e fuqive 
europiane dhe pėrkrahja e tyne nė nji kohė 
kur tokat shqiptare po invadoheshin 
pėllambė mbas pėllambe nga ushtėrit e 
hueja. Qeverija kombėtare i njoftoi me 
telegram fuqive tė mėdha se kombi 
shqiptar kishte marrė ma nė fund fatin e tij 
nė dorė dhe kėrkonte me u njoftė si shtet i 
pamvarun dhe neutral. Ndėrkaq, rreziku i 
invazionit ishte tek dera dhe duheshin 
mobilizue tė gjitha fuqit pėr tė ndalė hovin 
i ushtėrive qi po pėrparonin nga tre 
drejtime.

Nė marsin e vitit 1913 nji kandidat pėr 
fronin e Shqipnis, Ferdinand de Bourbon, 
Duc de Montpensier, mėrrijti nė skelėn e 
Vlonės tue depėrtue blokadėn gerke me 
vaporin e tij privat dhe me flamurin 
britanik nė shtiz. Ismail Qemali nuk deshi 
nė at kohė tė merrte detyrime pėrsa i pėrket 
kryetarit tė shtetit shqiptar, por nuk 
mungoi tė pėrdorte ambicjen e aristokratit 
francez pėr me i shėrbye ēashtjes 
kombėtare. Mbasi fati i Shqipnis do tė 
lozej nė Londėr, Ismail Qemali, Luigj 
Gurakuqi dhe Isa Buletini u nisėn me 
vaporin e Duc de Montpensier pėr nė 
kryeqytetet e Europės. Nė Romė dhe nė 
Vjenė delegacioni i qeveris shqiptare u prit 
mirė, kurse nė Paris qėndrimi i qeveris 
ishte i ftotėt ndėrsa shtypi u ēfaq haptazi 
kundėr ides sė nji Shqipnije tė pamvarun. 
Nė Londėr, pėrkrahėsit e vlefshėm tė 
ēashtjes sonė kombėtare, Koloneli Aubrey 
Herbert dhe Miss Edith Durham, kishin 
prėgatitė sheshin, tue krijue nji vale 
simpathije dashamirėse nė favor tė 
Shqipnis nė mes tė opinionit dhe deri diku 
tė qeveritarve britanik. Pamja imponuese 
dhe plot dinjitet e Isa Buletinit, veshun me 

                                                  Faqe 225

petkun kombėtar, u bani nji pėrshtypje 
shum tė mirė Anglezve, zyrtarė ose privat, 
tue forcue kėsisoj rrymun e favorshme qi 
kishin krijue orvatjet e palodhėshme tė 
miqve tė Shqipnis.

Konferenca e Ambasadorve tė Londrės

Dy muej mbas shpalljes sė Luftės 
Balkanike qeverija turke pranoi se nuk 
kishte ma fuqi me rezistue dhe 
armėpushimi u nenshkrue me 3 dhetuer 
1912. Fitorja e plote dhe e shpejtė e 
shteteve tė Balkanit i vuni fuqit europiane, 
qi nuk e pritshin, pėrballė nji vargu 
problemesh tė koklavitun, qi rrallė janė 
vėrtetue nė historin e diplomacis. Thalbi i 
ēashtjes sė ēveshun nga shtrembnimet e 
propagandės dhe hipokrizija e diplomacis, 
ishte se si me nda mirazin (trashėgimin 
toksore) tė Perandoris Otomane. Si nė 
kohėn e Kongresit tė Berlinit, por nė nji 
shkallė ma tė gjanė, Shqipnija u ba molla e 
grindjes nė mes tė fuqive europiane dhe 
satehtve tė tyne nė Balkan.

Shtetet e Balkanit shpallėn nė mėnyrė tė 
preme se tė gjitha tokat e Perandoris 
Otomane nė Gadishull iu takonin atyne, 
mbasi kishin dalė fitues nė luftėn kundėr 
Turkis. Ata nuk dojshin me dijtė se kishte 
nji komb shqiptar, i cili duhej tė gzonte 
pamvarėsin nė emėn tė parimit tė 
kombėsive. Shtypi grek e ēfaqi kėt 
pikpamje nė mėnyrėn ma brutale tue 
shkruejtė: "Asht nji gja e pamundun me 
lejue Shqiptarėt barbarė tė jetojnė tė 
pamvarun nė djepin e qytetnimit grek."

Tue u bazue nė kėt tezė tė kalbun, 
shtetet e Balkanit parashtruen kėrkesa me 
zaptue tokat arbnore dhe dy ose ma tepėr 
kandidatė u paraqitėn po pėr at krahinė. 
Mal i Zi donte me shtie nė dorė jo vetėm 
Gusinjėn, Plavėn, Hotin dhe Grudėn, qi 
nuk i muer dot me 1878, por edhe

Faqe ne vazhdim