Shkodrėn kėt herė. Argumenti i Kral
Nikollės ishte se ne Shkodėr qenė varrosė
paraardhėsit e tij. Kjo ishte nji rrenė me
bisht mbasi dihet mirfillit se familja
Petroviē kishte ardhė prej Herzegovine.
Serbėt nuk ishin tė kėnaqun me marrė
Kosovėn, por dojshin me u shtrie deri nė
Durrės pėr me pasė nji skelė detare. Mbasi
Durrėsi nuk mund tė futej nė kallėpin e
Serbis sė Vjetėr (Stara Serbia), qeverija e
Belgradit vuni pėrpara argumenta
ekonomike, tue thanė se kishte nevojė me
eksportue derrat pėrmes detit pėr tė
shpėtue nga monopoli tregėtar i Austro-
Hungaris.
Greqis iu shtue oreksi mbas suksesit tė
ushtėris sė saj. Prandaj kėt herė, tue mos
mjaftue me Shqipnin e Jugut, ose Epirin e
Veriut, sikur u pagėzue prej propagandės
greke, qeveria e Athinės kėrkoi me i shtue
edhe Vlonėn tokave tė saj. Pėr tė justikikue
kėt ambicje tė re toksore, qeveria e Athinės
e ndau Epirin nė dy pjesė, prej juge nė veri.
Tokat nė mes tė kufinit tė Greqis dhe lumit
Kalamas, qi u banė objekt i pazarllėkeve
diplomatike nė Kongresin e Berlinit, u
proklamuem si Epir i jugut, ndėrsa
Shqipnija e jugut deri nė Vlonė muer
emnin Epir i Veriut nė gjuhėn e diplomacis
greke.
Qendrimi i fuqive tė mėdha ishte pak a
shum ai qi dijmė. Rusija cariste ishte si
gjithmonė gati me pėrkrahė Sllavet e
Balkanit deri nė pikėn e fundit, por jo sa
me shkaktue nji luftė tė pėrgjithshme.
Franca pėrkrahte Greqin, por jo me shum
zell kėt herė. Austro-Hungarija dhe Italija
ishin pėr nji Shqipni tė pamvarun si mjeti
ma i mirė pėr tė sigurue lundrimin e lirė
nėpėr Detin Adriatik. Britanija e Madhe
ishte neutrale, mbasi Shqipnija ndodhej
jashta zonės sė interesave britanike. "Roli
i jem, - shkruen ministri i jashtem britanik,
Sir Edward Grey, nė kujtimet e tij, - ishte |
|
Faqe 226
me shėrbye si ndėrmjetės i paanėshėm dhe
i durueshėm, sidomos pėr tė zbutė
acarimet nė mes tė Austris dhe Rusis, tė dy
fuqit e mėdha ma shum tė interesueme nė
Balkan."
Mbasi pushuen veprimet luftarake nė
sheshet e betejės, perfaqėsuesit e shteteve tė
Balkanit, qi fituen luftėn kundėr Turkis, u
mblodhėn nė Londėr pėr tė nda tokat e

zaptueme. Pėrparimi i ushterive nuk kishte
ndjekė pikpėrpik vijat e caktueme nė
tekstin e aleancės balkanike, prandaj duhej
me rifillue pazarllėket. Bullgarija kėrkoi
aneksimin e Edernės, ortakėt e saj e
refuzuen kėt kėrkesė. Bisedimet dėshtuen
dhe plasi lufta e dytė balkanike. Bullgarija
zaptoi Edernėn; Rumanija i shpalli luftė
1. Sir Edward Grey, ma vone Lord
Grey of Fallodon -"Memoirs", faqe 272.
|