28 Nandor 1912  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani



Bullgaris dhe pushtoi Dobruxhen.
Urrejtjet raciale, qi ishin vue nė gjumė deri
sa ishte nevoja me mundė Turkin,
flakernen pėrsėri dhe Sėrbija me Greqin
kthyen armėt kundėr Bullgaris. Turkija
perfitoi nga kto rrethana pėr me dėbue
ushtėrin bullgare prej Edernės. Pėr me i
dhanė fund luftės sė dytė balkanike u
mblodhė konferenca e Bukureshtit ku

ISMAIL QEMAL VLORA

Bullgarija e pagoi shtrejtė orvatjen e saj nne
veprue mė krye tė vet, Ajo u trajtue si nji
shtet qi kishte humbė luftėn dhe iu mohue
e drejta e nji shkelje nė Detin Egje; Sėrbija
dhe Greqija ndanė nė mes tė tyne pjesėn e
Bullgaris.

Grindjet nė mes tė shteteve tė Balkanit
persa i pėrket ndarjes sė tokave tė
Maqedhonis dhe tė Thraqes kishin nji
karakter lokal dhe nuk shqetsonin fuqit e
mėdha, derisa nuk ishte nė rrezik

                                                  Faqe 227

posedimi i Stambollit dhe kontrolli i  Ngushticave. Pėrkundrazi, ēashtja
shqiptare ishte lidhė ngushtė me interesat
vitale tė Rusis dhe Austro-Hungaris, prandaj ishte nevoja qi ky problem tė ēkėpute] nga duert e aleatve balkanik dhe tė zgjidhej me anė tė negociatave nė mes tė fuqive tė mėdha. Tue veprue si "ndėrmjetės i paanėshėm dhe i
durueshėm", Ministri i Jashtenn britanik
Sir Edward Grey muer iniciativėn me
mbledhė konferencėn e ambasadorve nė
Londėr tė t'gjashtė fuqive europiane.
Konferenca filloi veprimet me 17 dhetuer
1912. Mbas tri dit bisedimesh mrapa
dyerve tė mbylluna, domethanė me 20
dhetuer 1912, Konferenca e Ambasadorve
tė Londrės shpalli se ishte pranue njizanit
kjo rezolutė:

"Shqipnija tė krijohet si nji principatė
autonome dhe sovrane ndėn nji princ tė
huej, i cili do tė zgjidhet nga tė gjashtė fuqit
e mėdha; ēdo lloj sypranije tė Turkis mbi
Shqipnin duhet tė marrė fund; neutraliteti i
Shqipnis asht garantue nga fuqit e mėdha;
nji Komision Ndėrkombėtar i pėrbamė nga
delegatėt e tė gjashtė fuqive tė mėdha dhe
tė Shqipnis do tė kontrollojė admmistratėn
civile dhe financat e shqipnis; gjindarmėrija e Shqipnis do t'organizohet nga oficerė hollandez, tė cilėt do t'i drejtojnė veprimet e saj; kryetari i Shtetit shqiptar do t'emnohet mbrenda nji afati prej gjashtė muejsh."

Ktu asht nevoja me konstatue, me
indinjatė ose keqardhje, se fati i Shqipnis u
caktue nė Londėr pa marrė parasysh faktin
se nji qeveri kombėtare ishte formue nė
Vlonė. Flota greke, qi bllokonte skelėn,
kishte pre edhe kabllon telegrafike, tue
izolue krejt qeverin shqiptare nga bota e
jashtme. Delegacioni shqiptar nė Londėr, i
kryesuem nga Mehmet Konitza, ishte pa
udhėzune nga qeverija dhe nuk u pranue

Faqe ne vazhdim